Revista
|
|
Nje dokument qe sapo kemi marre ne dore tregon se si kompanite shqiptare te fluturimeve (sidomos mes italise dhe shqiperise) nxjerrin fluturime nga qytetet italiane qe mepas zhduken vetem pas disa javeve.
LIVINGSTONE DHE FLYALBANIA
Ne prag te sezonit te pushimeve, disa kompani shqiptare si Eurokoha, flyalbania jane duke mashtruar me biletat e linjave qe aktualisht zhduken pa lene gjurme. Ketu mund te permendim linjat si Cuneo (torino) - Tirane apo Rome - Tirane qe fillimisht jane promovuar duke i futur ne sistemin e prenotimit online ne adresat e tyre por qe efektivisht nuk ekzistojne. Keto kompani fantazem operojne ne bashkepunim me kompani qe jane ne prag falimentimi sic eshte Livingstone e cila eshte hera e trete qe falimenton brenda kater viteve.
E njejta kompani qe ka bashkepunuar me Belleair para se te shpallte falimentimin. Nje praktike kjo qe ka vazhduar edhe nga vete kompania Livingstone duke krijuar fluturime te rreme sic eshte ajo mes Romes dhe Tiranes pak muaj mepare por qe sot shume pasegjere qe kane prenotuar nuk jane ne dijeni se ky fluturim nuk eshte më. Kompania nuk ka lajmeruar asnje person se fluturimet e saj nuk operojne më duke u krijuar surpriza te pakendeshme kete prag sezoni pushimesh.
Dokumenti qe kemi ne dore tregon se gjykata e Busto Arsicios (Vareze) ka bllokuar cdo burim financiar dhe aksionet e kesaj kompanie pasi eshte ne prag falimentimi. Bllokimi nga gjykata vjen pasi kjo kompani ne bashkepunim me kompanite shqiptare te fluturimeve kane krijuar nje boshllek financiare me ane te mashtrimit.
Ajo qe duam te denoncojme eshte se te dashur shqiptare mos bini pre e ketyre kompanive fantazem qe po perdorin avione dhe fluturime qe aktualisht jane te sekuestruara qe nga dita ne dite mund te mos operojne më duke iu lene te prisni ne aeroport. Me kete nuk duam te favorizojme dhe as te reklamojme Alitalia-n (Airone) si nje kompani serioze por duam te sensibilizojme opinionin publik se mashtrimet me ane te linjave ajrore fantazem po behen mashtrimi i dites.
Ne rastin e Livingstone, kjo kompani ka refuzuar t'u ktheje parate personave qe kane prenotuar udhetimet me linjat e saj kjo edhe fale vendimit te gjykates.
RASTI BLUE PANORAMA
Mendoni se mbaruan problemet me kompanite qe operojne mes shqiperise dhe italise? Jo sepse dhe Blue Panorama kompania tjeter qe lidh tiranen me italine eshte ne probleme financiare. (shiko http://procedureconcorsuali.giustizia.it/info/4087 ). Edhe kjo kompani ashtu si Livingstone ka nje administrator i vene nga shteti italian qe i duhet te rregulloje llogarite e kesaj kompanie pasi edhe kjo eshte ne rrezik falimentimi.
Pyetja qe duhet te bejme eshte: Si eshte e mundur qe cdo kompani ne prag falimentimi vendos te operoje me shqiperine? Mos valle klientela shqiptare nuk eshte e mbrojtur nga vete shteti i saj dhe se eshte fare e thjeshte qe t'i mbyllesh gojen kujdo ne shqiperi. Apo shqiptaret nuk rebelohen asnjehere ligjerisht ndaj parave qe humbin me keto kompani?
Te gjithe ju qe keni prenotuar me keto kompani ju urojme fat.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje