Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Është normale të rrahësh gruan?
Publikuar me 07 Nen 2009

Është normale të rrahësh gruan?

Rezultatet shokuese të një studimi të ri tregojnë një nga pesë meshkuj në Britani të Madhe pohojnë se është gjithçka normale ta godasësh gruan ose femrën tënde. Ndërsa nëse bëhet një anketim i këtillë te ne, sigurisht që ky numër është shumë më i madh.


Arsyet të cilat e bëjnë “legale” rrahjen varirojnë nga teshat provokuese të cilat femrat i veshin në vende publike deri te flirti me meshkujt tjerë. Këto të dhëna janë grumbulluar nga disa anketime të cilat i ka bërë Qeveria britanike për të hulumtuar dhunën në familje.

Ajo që është e vështirë për t’u besuar, është se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se dënimet për përdhunimin e femrave duhet të përgjysmohen, pasi që “ajo nuk thotë qartë JO”.

1/3 e meshkujve besojnë se femra e dhunuar është gjysmë fajtore nëse ajo ka qenë e dehur. Po ashtu, ¼ e të anketuarve pohojnë se në rastet e përdhunimit një pjesë e fajit duhet t’i takojë vetë femrës nëse ajo mban tesha provokuese.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Deri më tani kemi vërejtur sukses në ndalimin e dhunës. Dhuna në familje është përgjysmuar në 12 vitet e fundit. Mirëpo unë dëshiroj që të ngrihet një debat shtetëror dhe të flitet se çfarë mund të bëhet që kjo dhunë të minimizohet”, thotë sekretarja shtetërore e Britanisë së Madhe, Jacqui Smith./


1046
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI