Revista
|
|
Media e njohur "The Economist" e fillon artikullin e saj me titullin "Rradha e Edit" dhe ky artikull eshte publikuar ne nje pjese te mire te mediave shqiptare qe e pasqyrojne si nje e mire pas se keqes qe iku. Por ne nentitullin e saj shkruan "Rivali i vjeter politik behet kryeministr i ri" qe le te kuptoje se ndryshimi nuk eshte aq i madh. Te njejten gje ben dhe gazeta "Corriere della Sera" me titullin "E majta ne pushtet shqiperia (ndoshta) me afer Evropes". Ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve jane skeptik per pushtetin e ri.
E majta arriti te marre plot 84 mandate, nje shifer kjo qe ve ne rrezik serioz demokracine e vendit. Mirepo, sot po nenvizohet si nje arritje demokratike zevendesimi i pushtetit ne qetesi si rradhe here ne shqiperi. Mjafton te kujtojme vitin 2009 kur opozita me ne krye po kete kryetare qe ka sot arriti mbaje peng per muaj te tere procesin e zgjedhjeve duke protestuar me slloganin "Hap kutite". E pra, i humburi eshte i afte te beje te duken te mira ose te keqija zgjedhjet, ben te duket nje demokraci te brishte apo te konsiliduar. Po pse nuk beri te njejten gje Rama ne 2009-n? Eshte po i njejti ai qe akuzoi partine ne pushtet per zaptim te institucioneve, eshte po i njejti qe zgjedhjet e partise se tij nuk kishte rival, eshte po i njejti qe mbajti nje greve urie te pakuptimte per dy jave ne mes tiranes.
Sot Rama premton per rikthim te demokracise por cfare do te beje kur te zgjidhet presidenti i ri? Cfare do te beje kur te zgjidhet prokurori i ri? Cfare do te beje kur te votoje ligje me 3/5? Cfare rendesie do te kete nje opozita per te? Cfare do te beje me Ilir Meten qe eshte akuzuar per korrupsion ne kohen kur ishte ne koalicion me PD-ne? E cfare do te beje me Kokedhimen qe di vetem te ndertoje? Cfare do te beje me administraten lokale, a do ta zevendesoje ate me militantet e majte ashtu sic u be me bashkine e Tiranes pas ardhjes se Bashes? Kjo e fundit do te jete testi pare per te pare linjen e kesaj qeverie.
Rama ka premtuar per rikthim te demokracise por ciles demokraci, asaj sipas pikepamjes se tij? Kemi njezet vjet qe shohim demokraci sipas pikepamjeve personale por aftesia per te zbatuar ligjet e demokracise as nuk duken ne horizont. Demokraci do te thote kur nje minister, deputet apo funksionare i larte te akuzohet per vepra te paligjshme te vihet para pergjegjesise. Deri me sot nuk ka nje pushtetare te denohet per korrupsion, por do ta beje kete Rama? Nese Meta do te bjere ne tundim perseri (qe shume gjasa ka) a mund ta denoje Rama ate? Nuk e besoj, sepse ndryshe do te bjere qeveria dhe kete nuk mund ta pranoje Rama.
Se si do ta administroje Rama qeverisjen e tij do ta shohim, por premtimi per DEMOKRACI qe ka bere duket nje tallje e rradhes me popullin.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje