Revista
|
|
Shqipëria është në luftë. As nuk na kanë sulmuar dhe as nuk kemi sulmuar. Epidemia në vendin tonë nuk është gripi i derrit, por aksidentet automobilistike. Nga 1 janari i këtij viti deri më sot kanë vdekur 170 shqiptarë vetëm nga aksidentet me makinë. Me një llogari mjaft të thjeshtë do të shohim që kemi afërisht 1 të vdekur në 30 orë. Por cilat janë shkaqet e këtyre aksidenteve? Drejtori i Përgjitshëm i Policisë Rrugore, Shkëlzen Aliaj, bën të ditur masat që ka marrë kjo polici për të përballuar këtë fluks të madh makinash në këtë sezon veror.
381.716 automjete janë në qarkullim me targa shqiptare në vendin tonë.
241.000 automjete me targa të huaja kanë hyrë vetëm në këtë verë në Shqipëri.
800.000 është numri i personave që kanë lëvizur me këto mjete të ardhura nga jashtë.
23.000 automjete hyjnë në Tiranë në 24 orë, vetëm nga autostrada Tiranë-Durrës.
33 aksidente kanë ndodhur në Shipëri vetëm gjatë muajit korrik.
Dhe nuk ka si të ndodhet ndryshe pas gjithë këtyre shifrave vjen ajo më e frikshmja.
170 të vdekur është numri i viktimave që nga 1 janari e deri më sot vetëm nga aksidentet automobilistike.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje