Revista
|
|
Share
“Ka ardhur koha që prostitucioni të legalizohet edhe në vendin tonë. Vetëm në këtë mënyrë, ai do të ishte mbrojtur, por njëkohësisht do të krijonte edhe një moral më të mirë për të gjithë shoqërinë, duke vendosur përpara përgjegjësisë, edhe klientët që e mbajnë gjallë këtë biznes”, shprehet për Shqiptarja.com drejtoresha e të drejtave të njeriut në Shqipëri, Elsa Ballauri.
Sipas saj, “kjo do të zgjidhte shumë probleme. Ata që ushtrojnë prostitucionin do të ishin të mbrojtur me ligj, do të kenë vendet e tyre ku e ushtrojnë, do të kontrollohen vazhdimisht nga mjekët, ndërkohë që vendos përpara përgjegjësisë ligjore edhe ata që e frekuentojnë këtë biznes. Siç të thashë ky biznes mbahet në këmbë nga klientët që në rastin, kur prostitucioni nuk është i legalizuar, nuk ndëshkohen për veprën penale që konsumojnë”.
Ballauri shprehet se, “ne nuk jemi një shoqëri e hapur, por unë them se Shqipëria është gati. Në fillim do të ketë debate, një pjesë e madhe edhe do ta kundërshtojnë, por me kalimin e kohës të gjithë do ta pranojë dhe do të kuptojnë se legalizimi i prostitucionit dhe vendosja e tij brenda një kuadri ligjor, i bën mirë moralit të të gjithëve”.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje