Revista
|
|
Tragjedia e ndodhur ne nje qyteze afer Milanos ne Itali ka shkaktuar shume indinjate keto dite ku nje shqiptare 37 vjeçare ka vrare me thike tre femijet e saj 14, 11 dhe 4 vjeç. Dje ne mbremje ish bashkeshorti eshte kthyer nga shqiperia per tu dhene lamtumiren e fundit tre femijeve te tij ne milano. Policia ka nguruar ta marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen duke shpjeguar se dhimbja eshte shume e madhe dhe se do ta beje ne ditet ne vijim.
Nje kriminolog shpjegon se - "Kjo grua ka humbur kontrollin, ka pasur nje mjegullnaje mendore dhe eshte hakmarre ndaj ish bashkeshortit". Eksperti i cili krijon nje profil te vrasesit thote se nuk asnje dyshim: Nëna 37 vjecare, shqiptare, qe ka vrare tre vajzat e saj dhe shton - "Ka vepruar sepse donte te shtypte ate qe me shume donte ish i shoqi duke shkaterruar me pavetedije ate qe kishin krijuar se bashku".
Profesor, ekziston nje rastesi specifike per kesilloj vrasjesh?
Ky rast eshte i shpjegueshem ne raste depresioni te thelle, kur nuk ke besim ne kete bote, ne te ardhmen, ne te tjeret dhe madje ne vetveten. Quhet ndryshe sindroma e Medea-s, e thene ndryshe, vullneti per te ndeshkuar bashkeshortin duke i shfarosur pasardhesit.
Dikush ka thene se kjo ka ndodhur si akt "dashurie". Cfare mendoni?
Femrat ne pergjithesi, qe ndodhen ne nje gjendje psikike shume te dobet, paniku, depresioni, mund te arrijne te vrasin pjedhen e tyre si nje gjest ekstrem mbrojtjeje. Por duhet te themi se se kjo ndodh vetem tek njerezit qe vuajne nga semundjen psikike dhe psikologjike.
A mund te parashikohet nje gjest i tille?
Akte te tilla jane te paparashikueshme. Mund te parashikohet vetem qe nje e person ne nje gjendje drepresioni mund te kryeje akte te tilla, por jo te gjithe ne kete gjendje kryejne gjeste ektreme.
A eshte e mundur rehabilitimi, tani?
Kjo grua mund te rehabilitohet, por eshte e nevojshme te nenvizojme qe ky person do te kete tendence qe te vetendeshkohet, vetevritet. Nuk eshte e rrezikshme per shoqerine, por vetem kundrejt vetevetes, sidomos atehere kur ajo te kuptoje me te vertete cfare ka bere. Nuk do te shohe asnje zgjidhje pervec vetevrasjes. Rekuperimi duhet te jete ne tre nivele: ajo e vetedijes, ajo e pranimit se cfare ka bere dhe te vetefaljes. Por nje nënë mund te shpetoje vetem nese aktivizon mekanizmat e nje fillimi te ri, diçka shumë e rradhe dhe shpesh e pamundur. Eshte dicka qe shoqeron te gjithe ata persona qe behen pjese e akteve te pavullnetshme sic jane shtypja me makine e nje personi apo femije duke i shkaktuar vdekjen: shpesh kush i kryen tenton vetevrasjen.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje