Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"Efekti serë", Toka nuk pret më. Shqipëria jashtë planetit
Publikuar me 13 Pri 2014

"Efekti serë", Toka nuk pret më. Shqipëria jashtë planetit

Pamje reale nga metalurgjiku ne Elbasan

Njeriu po cilesohet gjithnje e me shume si nje qenie e rrezikshme per planetin toke duke pare rritjen e gazit ne atmosfere gjate periudhes 2000 - 2010 tre here me shpejt se 30-vjeçarin e meparshem. Ekspertet e mbledhur, ne prani te 195 perfaqesuesve te vendeve te botes, kane dhene alarmin se, nese vazhdohet ne kete menyre ne toke do te kete efekte shkaterruese per planetin.

Vijimi i kesaj rruge do te thote nje rritje e temperatures nga 3,7 grade ne 4,8 grade celcius deri ne vitin 2100. Ekspertet thone se per te mbajtur nje ekuliber natyror te perballueshem nevojitet te ulim nga 40% deri ne 70% leshimin e gazrave ne atmosfere, ne menyre qe ne vitin 2100 leshimi i gazrave te shkoje ne zero perqind.

Per te arritur keto objektiva, nevojiten investime kolosale ne sektorin e energjise se rinovueshme dhe ate atomike ndonese kjo e fundit prodhon skorje radioaktive qe duhen agjesuar. Sidoqofte, mesazhi i shkencetareve eshte i qarte: nese duam nje te ardhme duhet te veprojme tani, shpejt. Nuk duhet fshihemi pas qendrimeve rutine ose "Pune e sotme do e lëmë për nesër".

Ne ndryshim nga takimi i vitit 2007, ekspertet kane sjelle hapa konkrete per investimet qe duhen bere. Ne kete projekt kane punuar per kater vjet 235 eksperte nga 58 vende te ndryshme te botes qe kane krahasuar mbi 10 mije burime shkencore mbi kete argument. Burimi më problematik eshte industria e cila ka rritur me 0,85 grade temperaturen ne 10 vitet e fundit.

Shqiperia duket se nuk ndodhet ne kete planet. Ne 10 vitet e fundit ka hapur nje ser impiantesh energjetike qe punojne me qymyr apo karburant. Më flagranti eshte hapja e nje te tille ne Porto Romano me qymyr qe sherben per t'i dhene energji italise (kompania ENEL). I bie ndotja te behet ne shqiperi dhe perfitimi ta marrin te tjeret, e kuptoni sa mendojne politikanet per qyetetaret.

Nderkohe qe e gjithe bota vihet ne alarme per ndotjen nga industria, ne shqiperi propagandohet industrializimi i saj si nje zgjidhja më e mire. Shuma kompani qe kane industri te renda (sic eshte ajo e KURUM ne Elbasan) vazhdon te krijoje ndotje pa u shqetesuar nga askush, a thua se ti kerkosh te respektoje ambientin eshte nje sulm ndaj saj. Per te mos folur per vdekjet kater deri ne pese me te larta ne zonen e Elbasanit nga semudjet tumorale se ne mesataren Europiane.


2121
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI