Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

E vërteta e web faqes shqiptare të 'vrasësve' me pagesë
Publikuar me 17 Maj 2016

E vërteta e web faqes shqiptare të 'vrasësve' me pagesë

Para pak ditësh, portalet online raportuan për një grup hakerash që kishin zbuluar ‘Dark Web’, një Web faqe ku bëheshin porosi për një grup vrasësish shqiptarë  me pagesë.

Hakerat publikuan online identitetet e atyre që bënin porositë, por edhe të atyre që mirëmbanin faqen.

Grupi shqiptar i vrasësve me pagesë quhej ‘Besa Mafia’.

Por gazeta britanike Mirror ka zbuluar të vërtetën shokuese pas kësaj faqeje.

Sipas gazetës, një grup me ekspertë britanikë ka zbuluar se faqja e vrasjeve me pagesë është thjesht një mashtrim cinik, që synon të zhvasë shuma të mëdha parash nga njerëzit.

Ekspertët britanikë thonë se kanë shpenzuar një vit duke gjurmuar këtë faqe të quajtur ‘Besa Mafia’.

Duket se vetëm një ose dy persona nga Europa Lindore operojnë këtë faqe, duke i joshur njerëzit që të bëjnë pagesa për krime që nuk ndodhin kurrë.

Vetëm vitin e shkuar, ata fituan mbi 50 mijë sterlina me mashtrimet e tyre.

“Doja të ekspozoja legjendën urbane të vrasësve me pagesë në internet,” tha eksperti Chris Monteiro.

“Këto faqe janë thjesht mashtrime për t’u vjedhur paratë e madje ju rrezikoni të arrestoheni,” thotë ai.

Sipas tij, shumë britanikë kanë tentuar të porosisin vrasje përmes kësaj faqe.

“Njëri prej tyre kërkoi të vrasin një burrë, që po kërcënonte gruan dhe vajzën e tij. Ai ishte i dëshpëruar”.

Megjithatë, prindi i terrorizuar nuk kishte para dhe tentoi të paguante duke u dhënë anëtarëve të ‘Besa Mafia’ një Mercedes.

Por ata e refuzuan ofertën.


1174
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI