Revista
|
|
Te shumte jane zerat qe qarkullojne ne internet per nje fantazem te nje versioni te ri te Windows -i qe do te zere vendin Windows Vista. Behet fjale per Windows 7 me emrin ne kod si "Vienna". Ky version i Windows nuk eshte nje major (major= emertim i nje versioni ku windows ndryshon pjesen me te madhe te sistemit) por vetem nje interim (interim= emertim i ndryshimit te gjerave ne kete rast windows, si ndryshim i vogel, pra jo kryesoret).
Windows 7 mendohet te lancohet ne vitin 2009 si nje perditesim radikal i Vista. Ne kete sistem te ri "Vienna" do te paraqitet vetem ne versionin 64bit dhe jo 32bit sic eshte Vista sot ne dy versione. Mbajtja e linjes ne 64bit perkon me vizionin e Windows dhe shtepise se Microsoft qe ka per te ardhmen e sistemit operativ duke lene prapa si dicka e kaluar sistemin 32bit.
Pse e quajne Windows 7? Kete e emer e ka marre sepse versioni aktual eshte 6.0 dhe me ardhjen e "Vienna" sistemi do te azhornohet ne 7.0.
Ndersa per nje version te ri major te windows-it duhet te presim vitin 2011, vit ku sipas thashethemeve do te leshohet sistemi i ri operativ Windows.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje