Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

E-mail-i drejt vdekjes
Publikuar me 27 Nen 2009

E-mail-i drejt vdekjes

Komunikimi më anë të postës elektronike eshte drejt zhdukjes. Ne fakt miliona perdorues te rinj te internetit çdo ditë e më shumë po komunikojnë me anë të porosive të çastit apo rrjeteve sociale si Twitter e Facebook. Kembanen e pare e kane lajmeruar ekspertet e Universitetit Kent në Britani të Madhe.
e-mail, si mënyrë komunikimi gjithmone e me teper po perdoret nga personat e moshës së mesme dhe pensionistët.

Edhe pse kutitë e postës elektronike të përdoruesve në mbarë botën janë plot me letra ky lloj komunikimi eshte duke vdekur ngadale sepse eshte shume i avashte, dhe i plakur. Daily Mail eshte e bindur se gjerat po ndryshojne shpejt.

“Postës elektronike i janë dashur 20 vjet të bëhet çfarë është sot. Do t’i duhen dy here me pak kohe per te ‘vdekur’ ”, ka thënë profesori David Zeitlyn.

Ekspertët thonë se popullata e sotme më shumë parapëlqen mesazhet e shkurtra te llojit Twitter apo Facebook të cilat me një klik mund t’u drejtohen të gjitha kontakteve në listë.

Faqet e rrjeteve sociale ofrojnë mundësinë e nje komunikimi më të shpejte dhe më të thjeshte.

Sipas studimit të kryer nga shkencëtarët e Universitetit Kent, e-mail-i ende nuk është braktisur tërësisht sepse 86 për qind e personave nga 15 vjec ende vazhdojne ta perdorin si forme alternative komunikimi.


1203
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI