Revista
|
|
Faqja zyrtare e Zyrës së Punës në Durrës në “Facebook” ka postuar një njoftim ditën e djeshme ku kërkonte njerëz që të brohorisnin dhe duartrokisnin për Kongresin e PS-së që mbahet sot.
Ky është një rast skandaloz dhe i paprecedentë që një zyrë pune, që institucion publik rekruton njerëz për të brohoritur në aktivitete partiake.
“Kerkohen njerez per te mbushur rradhet e kongresit te partise diten e neserme. Personat te jene te afte te duartrokasin dhe te brohorasin.
Te interesuarit te dergojne nje mesazh ku te detajohen eksperiencat e meparshme. Faleminderit!”, shkruhet në faqen e Zyrës së Punës në Durrës.
Dhe nuk mbaron me kaq, por në komente, Zyra e Punës shkruan:”Faleminderit per interesin e treguar. Perzgjedhja per sot ka perfunduar.
Te gjithe aplikantet do te mbahen ne regjister per takime te tjera”.
Te dhenat e faqes vertetojne se ajo eshte faqja zyrtare e Zyres se Punes ne Durres, siç duket edhe nga e-maili i regjistrimin qe eshte me domain qeveritar gov.al
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje