Revista
|
|
Rrëfimi i drejtuesit të Federatës Panepirote të Amerikës për luftën me autoritetet greke prej vitit 1979. Bisedimet me ish-ministrin e Jashtëm Karolos Papulias, ish-kryeministrin Andreas Papandreu dhe zyrtarë të tjerë. Premtimet dhe loja e nervave për të nënshtruar njëra-tjetrën. Marrëdhëniet me ish-presidentin Berisha, sabotimet që iu bënë nga grekët e Amerikës, beteja e Nick Gage deri te kapitullimi
Njëri prej drejtuesve të Federatës Panepirote të Amerikës, Ilia Bexios, në një rrëfim për historikun e OJQ-së që mbledh përfaqësuesit nacionalistë që ende rojnë me ëndrrat e Epirit të Veriut dhe Megalidhesë, tregon për betejën e tyre për të mbrojtur të drejtat e minoritetit grek në të ashtuquajturin Epir i Veriut. Rrëfimi i Bexios që përmbledh disa dekada histori është pjesë e librit "Minoriteti etnik grek në Shqipëri ", shkruar nga Theofanis Malqidhis, profesor në Universitetin të Thrakës, një libër i mbushur me nacionalizëm helen, ku gjithcka është Greqi ku edhe Skënderbeu është grek dhe ku minoriteti grek është shtresa më e diskriminuar dhe më e përbuzur e shoqërisë shqiptare.
Në këtë pjesë janë rrëfimet e për marrëdhëniet mes Federatës Panepirote të Amerikës dhe Athinës zyrtare pas njoftimit të vitit 1979 se Greqia do të hiqte ligjin e luftës me Shqipërinë të vendosur që në fillim të luftës italo-greke, loja e deklaratave dhe përplasjet me ish-presidentin Berisha për të përfunduar me paqen mes tyre dhe komprosimiset e tij pas ardhjes sërish në pushtet.
«Në fund të vitit 1979 Parlamenti Grek formuloi një projektligj me dy nene. Neni i parë bënte fjalë për normalizimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe heqjen e ligjit të gjendjes së luftës midis dy vendeve fqinjë. Neni i dytë i referohej preokupimit lidhur me problemin e pasurive të Vorioepirotëve në Greqinë një kohë që poseduesit ishin bllokuar në Shqipëri. Këtë projektligj e kundërshtuam me telegrame të derguara në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, kërkuam të anullohet çdo bisedim derisa të interesuarit të informohen dhe të shprehin pikëpamjet e tyre. Në këtë telegramë theksonim, se vendimet e nxituara, pa mendimin e të interesuarve në të kaluarën, demtuan rëndë çështjen Vorioepirote». «Në fund të muajit shkurt 1980 vizitova Greqinë dhe pata takime me Kryepeshkopin Serafim, Kryetarin e KEBA-së me të cilin biseduam që përpjekjet tona në Greqi të intensifikohen. E informova, gjithashtu për aktivitetin e Federatës sonë». «Gjithashtu, po në këtë kohë, të prëmten më 28 shkurti më priti Presidenti i Republikës z. Caco, i cili u interësua jashtëzakonisht për aktivitetin e Federatës sonë. Ai ishte i informuar mirë për çështjen Vorioepirote. Biseduam lidhur me projektligjin dhe i shpjegova arësyet për të cilat e kundershtojmë heqjen e këtij ligji. Në këtë takim më shoqeronte Sekretari i KEBA-së z. Camberis. Pasi na degjoi me vëmendje, na kërkoi memorandum dhe deklaroi kategorikisht, se ai si President i Republikës, nuk kishte ndërmend të firmoste një projektligj të tillë». «Në muajin mars, u takova me Ministrin e Mprojtjes z. Averof. Edhe në këtë takim merrte pjesë z. Camberis, si edhe z. Sokratidhis, kryetar i shoqatës Selasforos dhe anëtar i KEBAsë. Bashkëbisedimi vazhdoi një orë e gjysëm dhe e trajtuam hollësisht çështjen Vorioepirote, si edhe tema të tjera lidhur me aktivitetin e Federatës në Amerikë dhe në Kanada. Për sa i përket projektligjit na deklaroi kategorikisht dhe ai se do të reagojë dhe se do të kërkoj takim Karamanli - Rali, që t' ua bëj të qarta pikpamjet e tij, gjë që e kreu». «Të mërkurën, dt. 5 marsi, erdha në kontakt me zotin Moliviati, i cili qe këshilltar i z. Karamanlis për çështje të jashtme. Pata një bisedë interesante me të. Për sa i përket projektligjit, duke ditur se unë do të shkoja të takoja z. Rali, Ministrin e Jashtëm atëherë, më tha se me të thënat e këtij të fundit, do të mbeteshim të kënaqur». «Në konsultë me z. Rali ishin të pranishëm zoterinjtë Camberis dhe Sokratidhis. Pasi i vura në dukje ndikimet negative që do të ketë miratimi i projektligjit në moralin e vëllezërve tanë Vorioepirote, z. Rali u shpreh se e konsidëron të pa arësyeshme dhe se është diçka që s' është bërë ndonjëherë në kronikat diplomatike për të patur marredhënie diplomatike me një vend dhe që të ndodhemi njekohësisht ne gjëndje lufte». «Më në fund na deklaroi se me që ne kemi kundërshtime serioze, ai nuk ka asnjë qëllim të vijë në përplasje me ne dhe se do ta tërheqë projektligjin. Në pasditen, po te asaj dite me telefonoi ne hotel z. Averof dhe më pyeti në se jam i kenaqur nga përfundimi. Iu pergjigja pozitivisht dhe e falenderova». «Të martën, më 11 mars, dhashë një intervistë në hotel «Bretania e Madhe», ku u parfaqësuan pothuajse të gjitha gazetat e Athinës, si edhe kanalet televizore. Në këtë intervistë përmenda aktivitetin e Federatës sonë, kontributin tonë lidhur me çështjet e Helenizimit të Amerikës, përkrahjen dhe ndihmën tonë në të gjitha çështjet kombëtare të Greqisë». «Pas një muaj, afërsisht, u ndodha përsëri në Athinë, në 19 maj. U takova edhe një herë me z. Averof, në një periudhe qe z. Zoti Ralis ishte bërë Kryeministër. Në këtë takim me shoqëronte profesori z. Stavru. Biseduam përsëri për problemin e V. Epirit dhe na tha se në deklaratat programatike, të cilat do të bënte qeveria ato ditë ekzistonte një paragraf lidhur me marrëdhëniet e mira që kishim me Shqipërinë. Zoti Averof nuk qe dakord me këtë paragraf dhe na tha se u morrën vesh të theksojnë me forcë interesimin për Minoritetin Grek. Më në fund e hoqën këtë paragraf dhe nuk përmendën asgjë për Shqipërinë ose për marrëdhëniet greko-shqiptare. Bile nuk thanë asnjë fjalë për shtetet e tjera ballkanike». «Kur takova z. Micotaqi disa ditë me vonë, i cili sapo kishte marrë përsipër Ministrinë e Jashtme, më siguroi dhe ai për ato që më kishte thënë z. Averof dhe se kërkoi të ndryshojë paragrafin lidhur me Shqipërinë, por ai preferoi të mos bëj asgjë, sepse ishte i ri në Ministrinë e Jashtme. «Nuk jam preokupuar me çështjen tuaj dhe mund të bie në ndonje faj dhe të mos mund te përballoj asnjë problem, prandaj nuk përmend asgjë lidhur me marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë». Në vazhdim të aktivitetëve të tij z. Xhelo i referohet çështjes, për të cilën shumë kuadro të Federatës Panepirote kishin mendime të kundërta. «Biseduam lidhur me çështjen e nënshtetësisë për Vorioepirotët në Greqi. Me relacionet tona drejtuar Ministrit të Brendshëm z. Strato, Z. Averof, si edhe Kryeministrit z. Rali kërkuam t' u jepet e drejta e sthetësisë Vorioepirotëve që banojnë në Greqi dhe deri tani kanë nënshtetësi shqiptare». Në verë të vitit 1983 Federata Panepirote -me kryetar Ilia Bexio- në bashkëpunim me organizatat vorioepirote të Greqisë, vendos të sjellë çështjen e Vorio Epirit (veçanërisht shkeljen e të drejtave të njeriut) në OKB në Gjenevë.
Heqja e ligjit të luftës
Në qershor 1984, filluam bisedimet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë për heqjen e ligjit të luftës midis dy vendeve. Lidhur me këtë temë bisedojnë Ministri i Punëve të Jashtme atëherë (President i Republikës së Greqisë) Karollos Papulias dhe zëvendës ministri i Jashtëm i Shqipërisë, M. Kapllani. Në një telegram personal që Ilia Bexio i dërgon Ministrit, bashkatdhëtarit tonë, kërkon të informohet me ç' kushte bëhet heqja e gjëndjes së luftës. Përgjigjja ishte se nuk biseduam lidhur me kushtet me z. Kapllani dhe se interesat e Greqisë nuk preken. «Po të doni, vazhdon z. Papulias, të mësoni më shumë, ejani në Athinë të bisedojmë». Federata konsideroi se nuk mund të ruaj privilegjin e informimit për çështjen kombëtare, por duhej në të njëjtën kohë të informohen dhe organizatat e Greqisë dhe veçanërisht Komiteti Qëndror i Luftës Vorioepirote. Me aprovimin e z. Papulia për një mbledhje panepirote në Ministrinë e Jashtme, kryetari i POAK-ës kishte një bisedë telefonike me Kryepeshkopin e Athinës dhe ghithë Greqisë Serafim, kryetarin e KEBA-së të jetë në krye të delegacionit Panepirot në takimin me Ministrin Karollo Papulia. Më 30 gusht 1984 u bë takimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme me pjesëmarrjen e disa kuadrove të Federatës Panepirote, Bexio, Xhelo, Stavro, Qirani, të KEBA-së me praninë personale të kryetarit të saj Kryepeshkopit Serafim, sekretarit Jani Camberi, kryetarit të shoqatës V. Epirote Kosta Jiga dhe përfaqësuesit të organizanizatave vorioepirote të Greqisë Stefano Kallo nga Gjeneva. Në këtë takim i u tha qartë z. Papulias se organizatat epirote të Greqisë dhe të Amerikës kundërshtojnë heqjen e ligjit të «gjendjes së luftës» me Shqipërinë, tezat e patundura të organizatave epirote detyruan qeverinë (sipas mendinit tonë) të vendos temën për një vit «në raft ». Një vit më vonë, në verë të vitit 1985 rikthehet përsëri tema dhe atëherë kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës, Ilias Bexios, dhe Vas. Miqelis, u detyruan të vizitojnë përsëri Athinën ku kishin takim me Presidentin e Republikës z. Kristo Sarxetaqi, si dhe me Kryeministrin Andrea Papandreu në shtëpinë e tij ku i paraqiten çështjen e heqjes së ligjit të gjëndjes së luftës dhe se kjo heqje përbën «pllakë varri» në V. Epir. Deklarata e Kryeministrit në federatë ishte se «Kryeministri i Greqisë nuk është gati për asnjë veprim përfundimtar dhe se para se të merret një vendim i çfarëdoshëm do të informohen Vorioepirotët që janë drejpërdrejt të interesuar». Pasdite delegacioni i Federatës u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme z. Papulias, i cili u deklaroi edhe nje herë se vendimi i qeverisë greke është i parevokueshëm dhe se heqja e «gjendjes së luftës» do të bëhet patjetër. Atëherë delegacioni i Federatës vendosi t' i thotë «sekretin» se në një takim të njëjtën ditë me Kryeministrin i siguroi se qeveria e tij «nuk ishte gati për cilindo veprim përfundimtar», kurse z. Papulias deklaroi se tema konsiderohet e mbaruar, sepse «në prevencë të kryetarit çdo autoritet pushon». Kështu shfuqizimi i ligjit u anullua për një vit akoma. Ne muajin prill të vitit 1986 Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm deklarojnë përsëri zyrtarisht se kanë marrë vendim të formës së prerë të shfuqizojnë ligjin e « gjendjes së luftës» në muajin maj. Përsëri alarm dhe udhëtim «vetëtim» (me 2 maj 1986) kryetari dhe arkëtari i Federatës Ilias Bexios dhe Vas. Miqelis në Athinë. Kësaj here z. Papulias, megjithëse tregon një pritje më të ngrohtë dhe miqësore ndaj kuadrove të Federatës, megjithatë përgjigjja ishte negative dhe dekurajuese dhe nuk linte afat kohe për ndonjë ndryshim ose qoftë anullim të vendimit qeveritar. Deklarata përfundimtare e Ministrit: «Një ditë do të më kërkoni ndjesë për kundërdhëniet që keni dhe për atë që më akuzoni». Në një vizitë të shkurtër në sthëpinë e Kryeministrit Andrea Papandreu në Kastri në mbrëmje të së njejtës dite, kryetari dhe arkëtari i Federatës Panepirote nuk mbetën të kënaqur nga të thenat e tij: «Qeveria do te bëj ç' është e mundur për mirëqënien e Minoritetit Grek në Shqipëri». Kurse në takimin e tyre të mëparshëm (gusht 1985) Kryeministri kishte premtuar se qeveria nuk do të bëjë asnjë veprim lidhur me gjendjen e luftës, ne qoftë se nuk do të informohen më parë te interesuarit e drejtpërdrejtë. Mohimi i Federatës Panepirote si edhe të organizatave vorioepirote të Greqisë në shfuqizimin e ligjit të gjendjes së luftës me Shqipërinë dukej diçka e pallogjikshme për ata që nuk e njihnin temën, megjithatë organizatat tona në thelb ishin të kunderta vetem ne shfuqizimin e ligjit pa kushte. Ne kërkonim nenshkrimin e traktatit të paqes midis të dy vendeve dhe para së gjithash vendosjen e plotë të të drejtave të njeriut të popullit Vorioepirot në Shqipëri.
Pak ditë më vonë, më 15 maj 1986, u bë në hotel «Karavel», mbledhje e madhe me pjesëmarrjen e të gjitha shoqatave epirote të Greqisë dhe të POAKA-sku u formulua një rezolutë, e cila i u dërgua qeverisë. Lufta jonë u përkrah shume nga i paharuari Kryepeshkopi i Amerikës Iakovos. Ai i dërgoi z. Papulias këtë telegram: "Bota Epirote e Amerikës dhe e Kanadasë dhe gjithë Homogjenet e Amerikës,konsiderojnë si tradhti e të drejtave etnike heqjen e gjendjes së luftës ndërmjet Greqisë dhe Shqiperisë siç ajo duket. Dëshira e të gjithëve është të bëhet traktat paqeje me kushte me qellim që të mbrohen të drejtat e njeriut të Grekëve Vorioepirote, të siguruara nëpërmjet traktateve të vjetra ndërkombëtare. Në qoftë se nuk do të respektohen të drejtat e Vorioepirotëve, të mbahet gjëndja e luftës deri në realizimin e të drejtave të tyre të drejta".
***
Më 28 gusht 1987, me njoftimin përsëri të Qeverisë përfundimisht do të bëhet heqja e gjendjes së luftës, organizatat Epirote në Greqi organizuan një tubim shumë të madh panhelenik në hyrje të Korpusit qëndror të Universitetit të Athinës, ku morrën pjesë me mijëra veta, me në krye Mitropolitin e Konicës Sevastiano. POAKA u përfaqësua nga kryetari Vas. Miqeli, sekretarin Foti Galici, Ilia Bexio, Dhim. Cumbano, Menelao Xhelo, Thoma Karathano, Nikolao Kaçi dhe Kosta Veca. Fjalimi i Vasili Mikelit para mijëra vetave u shoqërua me duartrokitje të vazhdueshme, sa që Mitropoliti i Dropullit me shaka I tha «Më latë në hije, z. Mikeli». Në konferencën e shtypit që pasoi në të njëjtën darkë për gazetaret dhe korrespodentët e gazetave greke, kryetari i organizatës Panepirote deklaroi se «që nga sot organizata jonë gjendet në gjendje lufte me Qeverinë greke».
Në gusht të vitit 1988, delegacioni i POAKA-s (Cumbanos-Bexios-Mikelis) me ndërhyrje të re në OKB risolli çështjen e AUTONOMISE, duke denoncuar njëkohësisht Shqipërinë për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut të Vorioepirotëve. Më 18 gusht zonja Erika Dai, si anëtare e Nënkomisionit të Ekspertëve, analizoi çështjen e Autonomisë dhe rivendosjen e saj. Kështu, më 1 shtator, Nënkomisioni për Parandalimin e Diskriminimeve dhe Mbrojtjen e Minoritetëve të OKB-së, me vendimin e tij numër 15/1988, njohu zyrtarisht shkeljen brutale të të drejtave të njeriut nga qeveria shqiptare. Në shkurt të vitit 1990, me një akoma ndërhyrje të Organizatës Panepirote në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, i bëmë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që të mos pranojë ftesën e qeverisë shqiptare dhe të anulojë vizitën e tij në Shqipëri, deri sa të vendosen në mënyrë të plotë të drejtat e njeriut dhe liritë baze tek ky vend. Pavarësisht nga përpjekjet tona, Komisioni i të Drejtave të Njeriut ra dakort për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm, por në raportin e saj theksoi se gjatë vizitës së tij atje, të kërkojë nga Shqiptarët një program konkret për sa i përket të drejtave të njeriut. Në një komunikim që pata me zyrën e z. De Kuejar morrëm garancinë se Sekretari I Përgjithshëm është shumë i informuar për gjëndjen ekzistuese në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 1989, deklaratat e ministrit të atëhershëm të punëve të jashtme, z. Andoni Samaras ngritën furtunë në ujërat e ndenjura të jetës politike greke, kur uroi që vëllezerit tanë Vorioepirote të festojnë në liri Krishtlindjet, si populli rumun. Një deklaratë që çoi partitë politike të Greqisë në ballafaqime të pafundshme. Nga e gjithë kjo procedurë, konkludoi edhe diçka mjaft e dobishme për çështjen tonë.
Çështja Vorioepirote u bë epiqendra e interesit pangrek. Përballë këtij shansi, këshilli drejtues i POAKA-s vendosi të dërgojë në Athinë një grup, me qëllim kryesor që të takojë zotin Samara dhe udhëheqësin e Demokracisë së Re dhe kryeministër z. Micotaqis. Kryetarin Dhim. Cumbano shoqëruan në Athinë ish kryetarët Ilias Bexios dhe Vasilis Miqelis. Të enjten, më 4 janar 1990, u realizua takimi i përcaktuar që më parë i grupit zyrtar të POAKA-s me ministrin e Jashtëm z. Samara. Gjatë këtij takimi u konstatua përputhje e plotë e mendimeve për sa i përket promodhimit të çështjes Vorioepirote dhe morëm premtimin për bashkëpunim. Në Athinë kishte ardhur edhe një grup Vorioepirotësh me emrin "VEPRIMI VORIOEPIROT", të cilët u përpiqën të realizojnë takime me udhëheqësit politikë të Greqisë, që vepronin në mënyrë plotësisht të pavarur nga POAKA, dhe që të gjithë ishin anëtarë sillogjesh, të inkuadruar tek Federata Panepirote. Të martën më 9 janar 1990, në mëngjes, u realizua diskutimi shumoresh në zyrat e SFEVA, nën kujdesin e Mitropolitit të Dropullit, Pogonit dhe Konicës, Sevastianos. Më së fundi, mbas një diskutimi të stuhishëm dhe në një atmosferë të tentosur, u ra dakord që takimi me z. Micotaqis të bëhet me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve te Epirotëve të Amerikës dhe të Greqisë, me në krye Mitropolitin Sevastiano. Zotin Micotaqis përshëndetën Mitropoliti Sevastianos, kryetari i POAKA-s Dhim. Cumbanos dhe kryetari i Federatës Panepirote Dhimitris Papas. Mbas mbarimit të bisedës, z. Micotaqis thirri në sallën e pritjes gazetaret dhe grupet e kanaleve televizive dhe deklaroi se partia e tij ngre në mënyrë zyrtare problemin e të Drejtave të Njeriut për Vorioepirotet dhe i bëri ftesë qeverisë që të kërkojë nga Shqipëria respektimin e tyre të plotë. Mbas takimit që patëm me z. Micotaqis, vetëm delegacioni I POAKA-s, Cumbanos, Bexios, Mikelis dhe Kolos, u takua nga Presidenti i Republikës z. Kristos Sarxetaqis. Në bisedën që zgjati një orë e njëzet minuta, z. Sarxetaqis përsëriti edhe një herë, se çështja e Vorio Epirit dhe e Grekëve të robëruar është diëka që do ta shqetesojë kurdoherë, deri në zgjidhjen përfundimtare të tij. Të mërkurën, më 10 janar 1990, delegacioni ynë dha konferencë shtypi në hotelin Hilton. Kjo konferencë shtypi u dha të njëjtën ditë në emisionet e lajmeve të ERT dhe të kanaleve të tjera publike dhe private, si dhe në të gjitha gazetat ditën e nesërme. Të enjtën, më 11 janar 1990, ishte programuar nga Sinodi i Shenjtë, me bekimet e Kryepeshkopit Serafim, miting në hyrje të korpusit qendror të Univertitetit të Athinës dhe marshim përpara Parlamentit dhe Ambasadës Shqiptare. Mitingu arriti një sukses të madh dhe në të e morrën fjalën me rradhë kryetari I POAKA-s Dhim. Cumbanos, kryetari i Veprimit Vorioepirot Dhim. Papas, kryetari I SFEVA-s, kryetari i sillogut Sellasforos dhe u mbyll me fjalimin e zjarrtë të Sevastianoit, fjalim i cili theu zemrat e të gjithë të pranishmeve. Vazhdoi marshimi para Parlamentit dhe Ambasadës Shqiptare, në derën e së cilës u ngjit një peticion. Po atë natë kryetari Dhim. Cumbanos dhe Ilias Bexios u takuan me kryetarin e PASOK-ut Andreas Papandreu (atëherë nuk ishte kryeministër), tek i cili parashtruan ankesat që kishin Epirotët e Diasporës në lidhje me trajtimin e çështjes Kombëtare Vorioepirote nga qeveritë e tij, dhe sidomos heqjen e gjëndjes së luftës, me një vendim ministror të jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Nga ana e tij Papandreu përsëriti zotimet e tij të zakonshme se do të bëjë ç' është e mundur për mbrojtjen e të drejtave të Grekëve te Vorio Epirit.
Historia e armiqësisë që nisi prej vitit 1993 dhe që kulmoi me arrestimin dhe gjyqin ndaj pesë minoritarëve në gusht 1994
Berisha-Gaxojanis, beteja që përfundoi me fitoren tonë
Në qershor të vitit 1993 në Toronto të Kanadasë u zgjodh kryetar Nikos Gaxojanis (Nick Gage) nga Huster i Masachusetsit. Në Vorio Epir atë kohë, pavarësisht nga fakti se Shqipëria u çlirua nga diktati i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, Grekët terrorizoheshin nga forcat qeveritare të sigurisë dhe hiqen nga vendet publike në ushtri, gjykata dhe administrata publike. Si rrjedhojë e kësaj përpjekjeje dhe i diskriminimëve detyroheshin të lënë shtepitë e tyre duke kërkuar strehim në Greqi. Në Shqipëri në pranverë të vitit 1992 u zgjodh për herë të parë qeveri demokratike me kryetar Sali Berishën. Pavarësisht nga kjo shtypja, ndaj Minoritetit Grek i cili qendroi në Shqipëri nuk u ndalua. Sali Berisha ktheu vëmendjën e tij në Amerikë duke u përpjekur të siguronte mbështetjen e State Department ndaj vendit të tij. Në një udhëtim të tij në Amerikë në qershor të vitit 1992, organizata "APPEAL OF CONCIENCE FOUNDATION" organizoi në Nju Jork drekë për nder të tij dhe ftoi të gjithë udheheqjet e kishave, ndërmjet të cilave edhe Kryepeshkopatën e Amerikës. Kryepeshkopi i atëhershëm Jakovos, i ngarkoi përfaqësimin e Kryepeshkopatës Edes. Milto Efthimiu dhe ish kryetarin e POAKA-s Ilia Bexio (me cilësinë e anëtarit të
Këshillit të Kryepeshkopatës). Në fjalën e tij mbas përfundimit të drekës Berisha ngriti çështjen e autonomisë së Kosovës, gjë që i dha rastin z. Ilia Bexios t'i përmendë të drejtën e Vorioepiroteve për autonomi të atdheut të tyre. Përgjigja e tij ishte se në Shqipëri ekzistojnë vetëm 50.000 Grekë dhe rrjedhimisht nuk lind çështje autonomie. U pasua debat ndërmjet tyre, dhe nga kjo Berisha deklaroi se do të bëjë "regjistrim" të popullsisë në mënyrë që të përcaktohet numri i saktë i Minoritetit Grek. Në vazhdim të udhëtimit të tij në Amerikë Berisha do të shkonte në Boston i ftuar nga departamenti juridik i BOSTON UNIVERSITY ku do ti jepej Titulli i Didakturës Doctoratë, por korporatat Epirote të Bostonit më në krye Niko Gaxojanin, anuluan këtë ceremoni me akuzën se shkel të drejtat e njeriut të Minoritetit Grek në vendin e tij. Pjesa më e keqe e veprimtarisë të Sali Berishës kundër minoritetit grek ishte në vitin 1994, kur policia e fshehtë u fut dhe kontrolloi rreth 700 shtepi Vorioepirotësh, shkatërroi zyrat e organizatës politike OMONIAdhe arrestoi pesë kuadro drejtuese të saj me akuzën e tradhtisë. Kryetari i atëhershëm i POAKA-s Nikos Gaxojanis, në menyre që të lironte të pesë të arrestuarit të OMONIAS, ndërmori një kampanjë për njohjen e opinionit ndërkombëtar me artikuj në shtypin Amerikan dhe Evropian, duke ushtruar kritikë në qeverinë e Sali Berishës, dhe kështu shkaktoi interesin e shumë organizatave humanitare, që të dërgonin vezhgues në gjyqin e pesë drejtuesve të OMONIAS. Në gjyq (15 gusht 1994) shumë interes treguan edhe mjaft kuadro organizatash Epirote të Greqisë. Vullnetarisht mori përsipër mbrojtjen e pesë të arrestuarve avokati Dhimitris Kafkas nga Bostoni, i cili bëri një punë të shkëlqyer, meqenë se ishte i ri në moshë.
Më së fundi të pesë Vorioepirotët u lanë të lirë mbas nëntë muajsh burgimi. Vëzhguesit e huaj në gjyqin e të pestëve të OMONIAS me raportet e tyre në shtypin ndërkombëtar krijuan një klimë negative në Qeverinë Amerikane në Uashigton për qeverinë e Berishës dhe atij personalisht. Me takimet që pati kryetari i Organizatës Panepirote në Shtëpinë e Bardhë u ndërpre ndihma ekonomike e Amerikës dhe u detyrua Sali Berisha të bëjë zgjedhje në Shqipëri, në të cilat humbi qeverinë. Në mesazhin e tij drejtuar popullit shqiptar Berisha deklaroi se mossuksesi i tij në zgjedhjet kishte të bënte me Organizatën Panepirote të Amerikës dhe veçanërisht me kryetarin e saj Nick Gage (Gaxojanis). Qeveria e re e Shqipërisë vendosi të ndryshojë politikën ndaj Minoritetit Grek, bile duke emëruar shumë grekë në mjaft vende qeveritare. Organizata Panepirote, nëpërmjet fondit të bursave dhe fondit të luftës kombëtare dha gjatë periudhës ku kryesonte Gaxojanis 575.000 dollarë për bursa, meremetime kishash, rrugë dhe ndihmë familjeve të varfëra. Më në fund vetë Berisha në opozitë ndryshoi sjellje ndaj minoritetit Grek dhe kështu, kur erdhi prapë në pushtet caktoi mjaft ministra Vorioepirotë në qeverinë e tij.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje