Revista
|
|
Citim nga KLAN
"Autoritet e Ministrisë së brendshme të cilët po monitorojnë procesin e aplikimit të qyetarëve me letërnjoftime po përballen me një fenomen, ndoshta të paparashikuar. Në shumë qendra, mjaft vajza e gra të besimit mysliman kanë refuzuar të fotografohen pa perçe, ndonëse në kundërshtim me atë çka parashikon rregullorja e këtij procesi. Vetë zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Pone, e quan të papranueshëm një pozicionim të tillë i kësaj kategorie dhe paralajmëron se ato do t’u nënshtrohen sanksioneve nëse refuzojnë aplikimin. Sipas ekspertëve, mbulimi i një pjese të fytyrës nga perçet cënon elementët e sigurisë së letërnjoftimeve dhe pasaportave të reja biometrike. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që mbajtja e perçes kthehet në objekt debati mes kësaj kategorie dhe institucioneve të ndryshme. "
Komenti
Pasi refuzuan imazhin e nje personi qe e mirenjohi bota per bamiresine e saj dhe jo sepse ishte e krishtere, tani duhet te aplikojne dhe dogmat e fese. Le te flasim ne menyre laike, pra, pa anesi fetare. Ne rradhe te pare, shteti shqiptare (i shqiperise) eshte, sipas kushtetutes, laik. Duhet nenvizuar fakti qe shteti lejon besimet fetare jo per mbinatyrshmerine e tyre por si e drejte e lirise se personit. Me fjale te tjera, nese nje person betohet ne emer te Zotit ne nje seance gjyqsore por nuk ka prova ta konfirmoje ate, ajo vazhdon te mbetet si deshmi e pabaze dhe jo e vertete. Ajo qe dua te shpjegoj eshte se myslymanet, me ligjet ne fuqi, nuk kane asnje shkak te refuzojne ose modifikojne per nje fotografi ligjet ne fuqi. Sipas nje interviste nga televizioni Klan nje besimtare myslymane u shpreh "Ne duhet te mbajme perçe sepse eshte nje detyrim qe na e jep feja.". Feja eshte krijuar nga njerzit duke marre per baze nje fuqi te mbinatyrshme qe eshte Zoti. Por ajo cfare eshte me interesante eshte fakti se, ne asnje pike te Kur'ani-t nuk theksohet se "Ndalohet heqja e perçes per nje fotografi". Doja te pyesja nje besimtare myslymane se nese gjate mardhenies seksuale e ka pare gruan e tij pa perçe. Ose a hiqet perçja gjate dushit?
Un besoj se jane vetem fanatizma te kota qe nuk kane asnje lidhje me fene myslymane. Veshja me perçe eshte nje lloj i veshjes i vendeve te lindjes se mesme, pjeses se shkretetires se Sahara-se, Meksikes: dhe e dini pse? Ajo cfare i bashkon keto zona eshte vetem pluhuri i shkretetires dhe shkretetirat. Kjo lloj veshjeje i mbronte ata gjate frymarrjes ndaj ata kishin nevoje per mbulimin e kokes. Kjo qe po shpjegoj eshte aplikuar para viteve 600 (pas krishtit) kur feja myslymane akoma nuk kishte lindur. E vetmja arsye qe mund te pranohet nga besimtaret qe mbajne perçe eshte se ne qytetet shqiptare ka shume smog.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje