Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Dokumentari, Jaser Arafat u helmua me polonium
Publikuar me 05 Kor 2012



		
		  Dokumentari, Jaser Arafat u helmua me polonium

Lideri i ndjerë palestinez, Jaser Arafat, mund të jetë vrarë nga një dozë vdekjeprurëse substance radioaktive poloniumi. Arafat vdiq në vitin 2004 në një spital në Paris për shkak të një sëmundjeje misterioze, dhe teoritë spekulative flisnin për një vrasje nga agjencia izraelite e spiunazhit, “Mossad”. Një hetim i ri zbuloi në një kampion urine në mbathjet e tij gjurmë të Polonium-210, substanca shumë radioaktive që vrau disidentin rus Alexander Litvinenko gjashtë vjet më parë. E veja e 75-vjeçarit, Suha Arafat, ka kërkuar ekzaminimin e mbetjeve të trupit të bashkëshortit të saj, pasi TV “Al Jazeera” zbuloi në një dokumentar hetimin mbi gjurmët radioaktive në veshjet që ai kishte ditët e fundit. Testet e fundit janë kryer në Institutin e Radiofizikës në Lausan, Zvicër, dhe treguan se doza e radioaktivitetit në veshjet e tij ishte 20 herë më e lartë se doza që do të vriste një njeri.


1287
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI