Revista
|
|
Në Itali, çështja e Renzo Bossit i ka kaluar kufijtë e seriozes, duke krijuar këngë e parodi për diplomimin e tij. Në një prej tyre thuhet: “Bossi përgënjeshtron: Nuk jam diplomuar në Shqipëri, por në Ekonomik”. Ndërsa në Shqipëri, në dosjen personale të Renzo Bossit janë gjendur vetëm dy dokumente; një kërkesë dhe fotokopja e pasaportës italiane.
Pas përfundimit të verifikimeve me dosjen, prokurorët do të nisin pyetjen e personave që kanë kryer regjistrimin e Bossit në universitet, si dhe pedagogët që kanë dhënë leksione e më pas kanë zhvilluar provimet përfundimtare të 29 lëndëve, ku studenti Renzo ka arritur të marrë rezultate gati maksimale.
Zbardhet dosja e Renzo Bossit, mungon diploma e shkollës së mesme
Diplomimi në Tiranë i djalit të një prej politikanëve të njohur italianë, Umberto Bossi rrezikon të kthehet në një skandal, pas të dhënave të fundit të zbuluara nga prokuroria.
Në dosjen personale që Renzo Bossi ka dorëzuar pranë universitetit “Kristal”, pa shkelur asnjëherë në Shqipëri, mungon një dokument i rëndësishëm për të vazhduar studimet e larta. Bëhet fjalë për diplomën e shkollës së mesme, të cilën grupi i hetimit nuk e gjeti mes dosjes së tij në këtë universitet.
Një burim i Prokurorisë së Tiranës i tha dje MAPO-s se në dosje hetuesit kanë gjetur një fotokopje të pasaportës italiane të Renzo Bossit dhe një kërkesë të bërë prej tij, ku shprehte dëshirën për të vazhduar studimet e larta në degën Menaxhim-Biznes.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje