Revista
|
|
Rasti Digitalb
Tashme te gjithe keni degjuar per sherbimin e "ri" te digitalb. Kjo platforme vazhdon te gjeje forma te ndryshme se si te marre para nga xhepat e shqiptareve dhe menyra me e fundit eshte nje pseodo-kanal te quajtur DigiGold. Sipas reklames abonentet ose poseduesit e aparateve digitalb duhet te blejne nje karte 450 lek (te reja) qe mepas te dergojne nje sms me numerin e kartes dhe numerin e abonimit, deri ketu e qarte. Pra, mund te themi qe ajo qe po reklamohet nuk eshte vecse nje mini abonim 1 javor.
Rasti SKY
Nese jeni te abonuar ne platformen SKY ju mund te bleni programet ne Pay-Per-View duke shkruajtur vetem kodin personal dhe programi, filmi apo cfaredo qofte do te debitohet ne faturen e abonimit tuaj. Pra, programi i blere vlen vetem ne momentin e blerjes dhe jo ne te gjithe javen.
Raste te tjera
Rastet e tjera jane ato te video-on-demand sic jane Fastweb, Alice, Tiscali etj. Ku me ane te kesaj teknologjie programi i blere me ane te abonimit mund te shikohet ne cdo kohe pavaresisht transmetimit te tij.
Sipas Wikipedia
Pay-per-view do te thote blerja e nje programi televiziv me ane te televizorit ose aparatit qe eshte lidhur me televizorin apo via web, telefon, SMS. Kostoja i adebitohet kartes se abonimit ose kartes se kreditit apo mbi nje llogari personale qe paguhet nje here ne muaj ose nje here ne dy muaj. Kjo me perjashtim te kartes se parapaguar qe funksionon me ane te nje "kanali komunikimi" qe sherben te nderkomunikoje me perdoruesin dhe provider-it televiziv, kjo e lidhur me ane te kabllit te telefonit ose ne forma te tjera.
Nuk e kuptoj se si mund te vazhdohet te flitet ne emer te zhvillimit te teknologjise kur platforma digitalb nuk ka asnje ngjashmeri me platformat e tjera. Digitalb mund te zhvillonte nje tjeter menyre per te bere pay-per-View. P.sh. Kanali Digigold te ishte i kodifikuar me ane te nje kodi qe do ndodhej ne karten qe blihej. Ne kete menyre personat qe blenin karten mund te shkruanin kodin direkt ne televizor dhe kanali te hapej per nje kohe ose program te caktuar.
Megjithate kjo sipas meje shpjegon faktin se ne kanalin Premiere te platformes Digitalb gjejme filma premiere anglez, indian, italian sepse ato te hollywood-it as qe behet fjale ti shohim. Un i shoh pothuajse te gjithe filmat qe dalin ne kinema dhe mund te them me plot bindje se as 70% e ketyre filmave shfaqen ne Digitalb.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje