Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Dhjetë vendet më të varfëra në Evropë, Shqipëria renditet e ...
Publikuar me 20 Shk 2016

Dhjetë vendet më të varfëra në Evropë, Shqipëria renditet e ...

Shqipëria klasifikohet në vendin e katërt si si shteti më i varferi në Europë, me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 4450 dollarëve.

Renditja është bërë nga gazeta amerikane ‘Gazzette Review’.

“Ndërsa Shqipëria ka burime të shumta natyrore si hekur apo gaz natyror, duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në pasuri për qytetarët e saj. 

Si shumë vende të tjera në listë, Shqipëria ende mbështetet tek bujqësia për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj”- shkruan gazeta në pjesën për Shqipërinë.  

Sipas gazetes, shpesh, kur njerëzit të mendojnë për Europën, ata mendojnë në majën e shoqërisë; “Qytetet e bukur, kufijtë paqësore dhe prosperiteti. 

Megjithatë, si në të gjitha vendet e botës, Evropa lufton dhe me varfërine. Kjo eshte lista e dhjetë vendeve më të varfra në Europë bazuar ne të ardhurat bruto kombëtare për frymë. Shifrat janë llogaritur nga të dhënat e marra nga Banka Botërore”.

Lista 
Moldavia- Të ardhurat për frymë – $2560
Ukraine Të ardhurat për frymë – $3560
Kosova- Të ardhurat për frymë -$3990
Shqipëria- Të ardhurat për frymë – $4450
Bosnja- Të ardhurat për frymë – $4760
Maqedonia- Të ardhurat për frymë – $5150
Serbia- Të ardhurat për frymë – $5820
Mali i Zi- Të ardhurat për frymë – $7320
Bullgaria- Të ardhurat për frymë – $7620
Rumania- Të ardhurat për frymë – $9520


894
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI