Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Deputetja italiane: T’i mbysim skafet afrikane, siç mbytëm shqiptarët
Publikuar me 20 Pri 2015

Deputetja italiane: T’i mbysim skafet afrikane, siç mbytëm shqiptarët

“Kjo është tragjedia më e madhe e qeverisë italiane, e paaftë me Renzi-n për të trajtuar emergjencën”. 

Kështu ka deklaruar deputetja italiane e Forza Italia, Daniela Santanché, duke komentuar masakrën e 700 personave që humbën jetën në det në Kanalin e Siçilisë.

Sipas saj zgjidhja e vetme “që ne duhet të aplikojmë menjëherë është që forcat ajrore italiane dhe marina ushtarake të pajisen menjëherë për të fundosur anijet që janë gati për t’u nisur, siç është bërë në të kaluarën në Shqipëri”.

Deputetja shtoi se askush të mos mendojë për të fituar para, siç po demonstrojnë hetimet e ndryshme, në kurriz të personave të dëshpëruar. “Italia nuk mund të vuajë më këtë pushtim”,- vijoi ajo.

 “Është tragjedia më e madhe e qeverisë italiane. Aksi Renzi-Alfano dhe Boldrini e solli këtë tmerr. 

E vetmja zgjidhje që duhet zbatuar menjëherë është që aeronautika italiane dhe marina ushtarake të marrin menjëherë masa për t’i mbytur varkat e mëdha që janë gati të nisen, sikurse kemi bërë në të kaluarën në Shqipëri, dhe të marrin menjëherë masa që qendrat e pritjes t’i ngrenë në brigjet afrikane. 

Askujt të mos i shkojë në mendje që të fitojë para në kurriz të të mjerëve, sikurse po tregojnë hetime të ndryshme. Italia nuk mund të lejojë më që të pësojë një mësymje të tillë”.

Në një intervistë për “SkyTg24″, deputetja italiane ka theksuar: “Më mirë një akt lufte, sesa një luftë e humbur!”. 


990
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI