Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Deputeti Mark Frroku akuzohet për vrasje nga drejtësia Belge
Publikuar me 11 Jan 2014

Deputeti Mark Frroku akuzohet për vrasje nga drejtësia Belge

Pamje nga shkrimi ne gazeten La Meuse

Deputeti shqiptar Mark Frroku, i cili ka zënë një vend në parlamentin shqiptar që prej 23 qershorit, duhet të rigjykohet muajin e ardhshëm para Gjykatës penale të Nivelles në Belgjikë, pasi gjykata e Kasacionit e ka dënuar atë me 10 vjet burg në mungesë në vitin 2010.

Ai është dënuar për vrasje dhe prostitucion.  Sipas mediave belge, do të rigjykohen dy nga katër të akuzuarit e çështjes në të cilën është përfshirë Frroku, ku në janar të 2010-ës, janë dënuar me nga 10 vjet secili. Dënimi i tyre ka ardhur për vrasjen e një shoku, Aleksandër Kurti, i vrarë me thikë dhjetë vjet më parë, në 5 mars të vitit 1999 në  Midi.

Në bazë të denoncimeve anonime katër shqiptarë, njëri prej tyre Besnik Morina, i njohur si Mark Frroku, 41 vjeç dhe Arjan Bytyçi, 36 vjeç, tutorë, janë liruar nga autoritetet belge para se të përfundonte gjykimi i tyre nga gjykata në Bruksel në janar 2010.

Të katër janë dënuar më pas, por asnjëri prej tyre nuk është ulur asnjëherë në bankën e të akuzuarve. Rigjykimi pritet të fillojë më 10 shkurt 2014-të, për Frrokun dhe Bytyçin. Por të dy pritet të mungojnë, pasi ata jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës.  Sidomos Mark Frroku, ka nisur atje një karrierë politike që e çoi atë në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.

“Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t’i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s’na pengon, thotë një njohës i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj? Asgjë nuk ëhstë më e sigurtë.”- shkruan gazeta La Meuse.

Mark Frroku është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nën siglën e Partisë Kristian Demokrate Shqiptare dhe është vëllai i të dyshuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, Arben Frroku.

REAGIMI I MARK FRROKUT

Deputeti Mark Frroku reagoi pas lajmit të publikuar fillimisht nga mediat belge dhe më pas edhe ato shqiptare. Frroku e cilëson lajmin të pavërtetë dhe të nxitur politikisht. Sipas deputetit të parlamentit shqiptar, ndaj tij nuk ka asnjë dënim penal në asnjë vend të botës.

“Deklaroj me pergjegjesi të plotë se si qytetar shqiptar, njekohesisht edhe qytetar amerikan, nuk kam asnje kundra-vajtje apo denim penal ne asnje vend te botes. Jam zgjedhur deputet me votat e popullit te nderuar te Shkodres dhe te Pukes, dhe i garantoj te gjithe votuesit e mi dhe Partise Kristian Demokrate, se deputeti Mark Frroku nuk ka asnje problem me drejtesinë. Lidhur me akuzen apo denimin e trilluar sot nga media, drejtesia e vendit ne fjale nuk ka asnje akuze apo denim ndaj meje. Media ti riferohet institucioneve zyrtare belge dhe te mos perhape te paverteta dhe shpifje kaq absurde.”- shkruan Frroku ne reagimin e tij.


1166
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI