Revista
|
|
Rama gjate takimit me Ivanov
TIRANE- Pas kritikave lidhur me fjalën e tij gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov, kryeministri Rama ka fshirë fjalinë e shumëdebatueshme në fjalën e tij.
Në videon e publikuar në sajtin e Qeverisë Shqiptare, mungon fjalia; “por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”.
Kjo mund të vërehet menjëherë pas minutës së 04:00 në video, ku ka dhe një shkëputje, dhe mungojnë rreth 15 sekonda te fjales se Ramës.
“Nga ana tjetër zoti president më shprehu shqetësimin e tij që të ketë më shumë vëmendje dhe më shumë hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri, dhe unë e marr këtë mesazh jo thjeshtë si një detyrim të shtetit tonë ndaj çdo pakice, por… por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”- do të ishte fjala e plotë e Ramës.
Menjëherë pas deklaratës, ish ministri i Jashtëm, Aldo Bumci e cilësoi si të paprecedentë, pikërisht këtë pjesë të fjalës së Ramës.
“Rama nuk përmendi marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni, dokumenti mbi të cilin duhet të zhvillohen marrëveshjet. Në një deklaratë të paprecedentë ai vuri barazimin mes pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është cartisje, shqiptarët e Maqedonisë atje përbëjnë 25% të popullsisë. Nga ana tjetër, në të gjitha raportet e BE, KE, OSBE, Shqipëria vlerësohet me notat më të larta për respektimin e të drejtave të pakicave. Rama duhet t’i tregojë shqiptarëve, edhe atyre në Maqedoni se cfarë është kjo politika e re”- shprehej Bumçi.
Nje dite me pare edhe ish kryeministri, Sali Berisha e rendit kete si nje nga 6 gabimet mavi te Rames ne 1 jave ne krye te Qeverise.
“Ne doktrinen e zero problemeve me fqinjet, shqiptareve ne Maqedoni, u tha se jeni pakice, njelloj si maqedonasit ne Shqiperi! “- shkruante Berisha.
Video*
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje