Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

DailyMail:Rreth 900 fëmijë vuajnë ‘Gjakmarrjen’
Publikuar me 26 Jan 2013

DailyMail:Rreth 900 fëmijë vuajnë ‘Gjakmarrjen’

(FOTO) 3 Vëllezërit Zefi, 12 vjeç, Marseli, 7 vjeç dhe Marsela, 9 vjeç nuk i kuptojnë kënaqësitë e thjeshta të një fëmijërie të zakonshme. Kështu e nis një reportazh të saj, britanikja Daily Mail, në qendër të të cilit është “Gjakmarrja.”

Ata nuk shkojnë në shkollë ose të vizitojnë miqtë, madje të luash futboll rreth kopshtit të shtëpisë, është krejtësisht jashtë diskutimit.

Në vend të kësaj të rinjtë kanë kaluar tërë jetën të mbyllur, brenda shtëpisë së tyre në fshatin Bardhaj, 76 kilometra në veri të kryeqytetit Tiranë. Ata janë të burgosurit e një gjakmarrje të familjes, e cila e bën daljen tyre jashtë shumë të rrezikshme.

Këta fëmijë janë në mesin e 900 fëmijëve të tjerë që qëndrojnë të fshehur në shtëpitë e tyre për të shmangur gjakmarrjen, në bazë të kodit të lashtë të njohur si Kanuni, i cili i jep të drejtë një personi të vrasë dikë në shenjë hakmarrje për një vrasje të mëhershme.

Vrasjet sipas Kanunit, vijon më tej Daily Mail, njihen si gjakmarrje, dhe është e ngjashme me traditën italiane të gjakmarrjes.

Kodi vlen për të dy besimet, të krishterët shqiptarë dhe ata myslimanë, dhe rregullon të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë krimin, familjen, martesën, trashëgiminë e pasurisë, dëmet si dhe sjelljen personale apo atë sociale.

Gjatë kohës së diktaturës, thuhet se Kodi ishte inekzistent, ndërsa ai u rikthye pasi Shqipëria nisi luftën e saj për tu bërë një vend me demokraci moderne dhe të begatë. Shumë njerëzve u mungon besimi në sistemin e drejtësisë.

Në shkrim theksohet se janë angazhuar mësues, të cilët shkojnë  tre herë në javë në shtëpitë e të ngujuarve, në mënyrë që ata të paktën të mund të marrin njohuri në arsimin bazë.


 




1223
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI