Revista
|
|
Ka përfunduar në fyrje personale një debat që është zhvilluar mbrëmë në emisionin “Fakt” në UTV mes gazetarëve Frrok Çupi dhe Eduard Zaloshnja. Debati nisi pasi Çupi tentoi të krahasojë Zërin e Amerikës me Zërin e Popullit të kohës së diktaturës, për shkak të një interviste që media amerikane i kishte marrë ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Withers.
Zaloshnja e ka quajtur Çupin spiun e komunist, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e quajtur rrefugjat. “Kishe një motër k***ë, e solle në PD dhe erdhe pas saj”, i ka thënë ai më pas Zaloshnjës. Ky është detyruar të largohet nga studio mes thirrjeve të drejtuesit të emisionit për të ulur audion e mikrofonave.
Në vijim, një pjesë e debatit mes tyre:
Zaloshnja: Ti ke punuar te Zëri i Popullit. Të kam pasur komshi, shkoje te Zëri i Popullit që në pikë të sabaut.
Çupi: Ndërkohë që ti s’kishe shkollë, s’kishe pikën e shkollës, unë punoja të Zëri i Popullit.
Çupi: Zëri i Amerikës është media.
Zaloshnja: Zëri i Amerikës është zëri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Çupi: Një rrefugjat i Amerikës vjen e thotë unë njoh Amerikën.
Zaloshnja: Ti ngatërron Zërin e Popullit me Zërin e Amerikës.
Çupi: Nga rrefugjat në Amerikë nuk mund të vish të thuash jam analist amerike.
Zaloshnja: Jam doktor shkencash. Ti ke qenë një spiun, ti ke qenë spiuni lagjes, unë të kam pasur në një lagje.
Çupi: Ti nesër shkon në gjyq, ti.
Zaloshnja: Për Zërin e Popullit fol sat ë duash, ke qenë me vite atje, ke punuar.
Çupi: Ti je një batakçi. (….) Kishe një motër k***ë dhe e solle në PD. Kishe një motër k***ë, e solle në PD dhe erdhe pas saj. Ti je një rrefugjat që flet kot së koti. Një pis i pafundëm…
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje