Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

C.Ronaldo behet baba, nena e foshnjes mbetet mister
Publikuar me 05 Kor 2010

C.Ronaldo behet baba, nena e foshnjes mbetet mister

Ylli i Real Madridit dhe ish-fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se është bërë baba.


Ronaldo e ka bërë të ditur lajmin se është bërë baba në "Twitter", ndërsa fëmija i tij është një djalë, për të cilin do të kujdeset ai vetë,por ajo qe cudit me shume eshte fakti qe Ronaldo ka vendosur te mos bëjë publik emrin e nënës së fëmijës.


“Është kënaqësi dhe emocion i veçantë, të bëj të ditur se së fundmi jam bërë baba i një fëmije që është djalë. Siç jemi marrë vesh me nënën e fëmisë, që preferon ta mbajë identitetin e saj në konfidencialitet, djali im do të jetë nën përkujdesjen time të veçantë”.


“Asnjë informacion tjetër rreth kësaj çështje nuk do të publikohet dhe kërkoj nga të gjithë që të respektojnë të drejtën time dhe të djalit për privatësi, së paku për çështje si këto”, shkroi Ronaldo në Twitter.


Fëmija do të rregjisrtohet në emrin e tij dhe kujdestaria do të jetë vetëm e futbollistit 25 vjecar portugez.Sipas të dhënave Ronaldo është bërë baba në fillim të muajtit qershor dhe deri në momentin që ai e deklaroi vetë asgjë nuk dihej. Por sipas një të përditshme portugeze “Correio da Manha” mamaja e fëmijës së futboolistit portugez është një vajzë nga Amerika e Veriut. Një mike e famijles së Ronaldos ka thënë se mamaja dhe motra e Ronaldos janë marrë me dokumentat e duhura për sa sjellë fëmijën në Portugali. Që nga 2009 Ronaldo posedon shtëpi në Los Angeles ashtu edhe në Miami.


1870
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI