Revista
|
|
LONDËR – Rrugëtimi 7 vjeçar i regjisores Mimi Chakarova sjell sërish dëshmi tronditëse të trafikut të qënieve njerëzore. Historia, e publikuar nga rrjeti prestigjioz CNN, dëshmon përdhunimin, prostituimin, shitjen si skllave seksi të femrave në Europën Juglindore, por, edhe frekuentimine tyre nga politikanë, pasanikë dhe policë…
Chakarova e nis rrëfimin e saj me Shqipërinë, ku dëshmitarja ishte vetëm 12 vjec kur u nis drejt Italisë pas premtimit për fejesë…
NJË HISTORI SHQIPTARE
Ajo kishte veshur këmishën e saj rozë dhe sandalet e preferuara ditën kur u largua nga fshati i saj në Shqipëri. Nëna i thirri me zë të lartë përpara se të futej në makinën e kuqe Mitsubishi, të të dashurit të saj. Por, ajo nuk e ktheu kokën për t’i thënë “Mirupafshim”. Ishte 12 vjeç dhe e nevrikosur.
Quhej Roza, dhe prej vitesh përdhunohej nga njerku, aq sa nuk e mbante sa gjatë mend. Nuk mund t’i tregonte gjë nënës, sepse e dinte që do ta largonin dhe do ta shanin. “Vajzat e kanë fajin, sepse i provokojnë vetë meshkujt që kanë në shtëpi. Edhe pija nga ana tjetër, bën të vetën”, do të thonin njerëzit.
Kur mbërritën në Itali, i dashuri i kërkoi që të punonte për të si prostitutë. Në fillim mendoi se bënte shaka: Ajo la shtëpinë për të qenë me të, që një ditë të martoheshin. Ai ishte i rritur dhe ajo e dashuruar.
Por, njeriu që donte e ktheu atë në realitet. I tha sa shumë para u harxhuan për rrugën, për dokumentat fallso, për rrobat dhe gjithcka tjetër që e bënin atë të dukej e bukur dhe disa vjet më e madhe në moshë.
Ajo qau, ndërsa ai i preu gjurin me thikë në mënyrë që ajo të pushonte. Për 7 vitet që do të pasonin shenja ishte një kujtesë se ajo s’kishte njeri tjeter veç tij.
Disa vite më vonë, gazetarja dhe fotoreporterja Mimi Chakarova e intervistoi Rozën, në një qendër të fshehtë për fermrat e trafikuara. Ajo i rrëfeu se kishte denoncuar abuzuesin e saj, por xhaxhai i tij ishte gjyqtar dhe e la krejtësisht të lirë. Djali që e përdori si prostitutë në Itali dhe Belgjikë, u largua për pak kohë nga Shqipëria derisa “gjërat” u ftohën. Roza tregon se ai është ende i lirë dhe madje ka blerë një vilë trekatëshe në fshatin e saj në Veri të Shqipërisë.
Familja e saj nuk e pranon. I thanë se për vite të tëra nuk solli asnjë lekë me punën e madhe si prostitutë, solli vec një abort dhe ca sëmundje seksualisht të transmetueshme. Sa për nënën, ajo ende sot e kësaj dite nuk e di se, bashkëshorti i saj, ishte njeriu i parë që i tregoi botën e egër të seksit.
DOKUMENTARI
Këto ditë ky dokumentar, i cili përfshin edhe dëshmitë në Bullgari, Turqi, Bonjë Hercegovinë ka premierën e tij në Londër. Në fund të vitit 2011, Chakarova u nderua me çmimin për kurajon në Festivlain Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në New York.
REGJISORJA
Nuk ka qenë e lehtë për 34 vjecaren Mimi Chakarova, të ndërtojë një dëshmi të tillë rrënqethëse. Në intervistën për CNN ajo shprehet se në 7 vjet ka ndjerë disa herë frikë. “Trafikantët donin kokën time…”, përfundon Chakarova.
(aq/shqiptarja.com)
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje