Cilët intelektualë ndiqeshin nga UDBA
Nga Nafi Çegrani/INA
Po kësisoj trajtimi kishin edhe disa dhjetra të tjerë intelektual maqedonas, të cilët i di me emër dhe mbiemër, e lista e të cilëve është mjaft e gjatë. E të mos flasim për ndjekjet e shqiptarëve veçmas në relacionet për zbulim dhe kundërzbulim ndaj Shqipërisë, të cilët në këto lista përfshiheshin me qindra personalitete dhe linja vazhdonte deri në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe mjaft profesorë dhe intelektualë të tjerë (sidomos ata të cilët venin e vinin në Universitetin e Prishtinës për të mbajtur ligjerata, por edhe të tjerë si gjuhëtarë e historian, si albanolog dhe shkencëtarë, emrat e të cilëve i mbaj në listë, por sa për hir të vërtetës dhe lexuesit si shembull do të përmendi vetëm ca nga këta: Aleks Budën si shembull, dosja e të cilit u plotësua dhe u bë mjaft voluminoze ( identike me ate të cilën në sirtarët e saj i`a mbante sigurimi i shtetit në Tiranë me urdhër të kahershëm të Enverit, të nënshkruar nga Ramiz Alia, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Aparati dhe kryeshefat e UDB-së federative të Beogradit, sepse edhe Prishtina e Beogradi (UDB) mbanin njëkohësisht hapur dosje të veçanta për Selman Rizën si tepër të “rrezikshëm” për Jugosllavinë, ngase ai tërë një jetë dhe me tërë shpirt ka dashur që Kosova të mos mbetej nën regjimin jugosllav, por të jetë me të gjitha trojet tjera shqiptare e bashkuar me Shqipërinë. Për çka kundër kësaj ishte edhe vetë Enveri. Por, UDB jugosllave sistematikisht dhe përmes rrjetit të saj të dendur agjenturor dhe të spiunazhit në disa vende ballkanike, e sidomos në Shqipëri,dosjet e veçanta të cilat nuk dij për çfarë arsyeje paralelisht me Sigurimin në Tiranë i mbanin dhe i plotësonin për shumë intelektual jo vetem për Selman Rizën, Aleks Budën, Eqrem Çabejn, Pajazit Nushin, Rexhep Ismajlin,Teki Dervishin..etj nga Kosova dhe Shkupi, por edhe nga rradhët e emigracionit shqiptar siç ishin Arshi Pipa, Namik Resuli, Athanas Gegaj, Fuad Myftiu etj. Por UDB mbante në vëzhgim dhe grumbullonte materiale operative dhe referate të sistemuara mirë për analiza dhe plane të veta interne edhe për shumë të tjerë (si për të birin e Selman Rizës, Eminin). Madje edhe për disa intelektualë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë si: dr. Bexhet Reson, Rexhep Qosen, Hasan Kaleshin, Reiz Ali Hoxhën, Beqir Sinën, Martin Camajn, Adriatik Kallullin, Abaz Dojaken, Andromaqi Gjergjin, Piro Thomo, Petro Markon, Abdi Baletën, Sabri Godon, Rexhep Mejdanin, Ramadan Sokolin, Emil Lafen, Ismail Kadarene, Ali Muka, Dilaver Kurti, Fahri Balliun, Dritëro Agolli, Zamir Mati,Gjergj Titani, Kurt Kola, Fatmit Gjata, Fatos Kongoli, Dhimiter Xhuvani, Llazar Siliqi, Dalan Shapllo, Myslim Shyri, Hysen Kordha, Zija Xholi, Xhevat Lloshi, Jakov Xoxa, Jup Kastrati, Zija Çela, Hasan Luci, Thimo Bare, Rahman Parllakun, Petrit Dumen, Beqir Balluku, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Haxhi Lleshin, Stafe e Aqif Lleshin, Hekuran Hisain, Spartak Ngjelën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, Shaban Braha, Mark Dodoni, Uran Butka,Gazmend Shpuza, Arben Puto, Luan Rama, Shefki Hyseni, Jakup Mato, Zihni Sako, Shaban Muratin, Kasëm Trebeshinën, Hysen Peja, Qazim Radoniqi, Xhemal Prizreni, Fehim Ibrahimi, përsëri Emil Lafe që nga viti l972 kur bën fjalë mbi Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Fatmir Gjata, Andon Kuqali, Sokrat Plakajn, Alfred Uci, Ylli Popa, Alfred Mojsiu, Ramazan Bogdani, Anastas Kondo, Spiro Dede, perseri Sabri Godo, Ali Ymeri, Abdi Baleta, Peçi Dado, Spiro Comora, Tomor Osmani, Irakli Koçollari, Elmaz Leci, Luan Qafzezi, Ndue Ukcamaj, Asim Aliko, Xhezair Abazi, Vasil Tabaku, Luan Qafzezi, Lirim Deda, Ferid Hudhri, Adem Istrefi, Nexhat Ibrahimi dhe shumë të tjerë, për të cilët do të bëjmë fjalë më gjërësisht një rradhë tjetër. Por listat e gjata të këtij formati me emra personash dhe personalitetesh nga fusha te ndryshme, studjues, analistë, diplomatë, shkencëtarë, gjuhtarë, historian, albanologë e profesorë dhe njerëz të thjeshtë, nxënës e studentë, hoxhallarë e arsimtarë etj, qofshin nga Kosova ose troje të tjera shqiptare nën Jugosllavi, e të cilët i vëzhgonte, përcjellte dhe survejonte UDB dhe KOS, ua kishte sajuar dosjet personale, duke i gjurmuar në mënyrë permanente dhe sistematike me mjete dhe metoda konspirative, sikur të ishin spiunë të cilët vepronin kundër sistemit titist dhe Jugosllavisë dhe kështu në rradhë. Të jap këtu vetëm ca emra si shembull: dr.Idriz Ajetin, Anton Çetën, Rexhep Qosjen, Ali Hadrin, Muhedin Hadrin, Gjon Sereçin, Adem Demaçin, Surija Popovci, Ramiz Kelmendi, Daut Demakun, Ibrahim Kadriun, Luan Starovën, Xhelaludin Gjurën, Ali Sutaj, Mahmud Hysën, Mehmedali Hoxhën, Xhevat Gegën, Remzi Nesimin, Adnan Agajn, Xhevat Selimin, Sali Ramadanin, Abdyl Bunjakun, Rrustem Berishën, Beqir Berishën, Anton Berishën,Sali Bajrën, Kadri Osmanin, Skender Kastratin, Ahmet Peren, Sali Lisin, Hashim Toplicën, Bajram Dobërdollin, Shemo Merkon, Qail Cegrani, Azir Tenovën, Emin Polisin, Bajram Golën, Irfan Bilalin, Shemsedin Musa, Dr.Fehim Reçanin, Dr.Jusuf Rexhepin, Zuhdi Bilallin, dhe qindra të tjerë…
Por lista më e gjatë me emra dhe mbiemra, me kode të veçanta e dosje të hapura dhe të cilat i përpunonte dhe vëzhgonte për dekada me rradhë ishte ajo nga radhet e emigracionit shqiptar në perendim, në Francë, Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Austri, Itali dhe disa vende të Skandinavisë dhe në SHBA andej Oqeanit, emrat e të cilëve nuk ka nevojë këtu t’i shënojmë, për shkak se ata do të përmenden gjatë shtjellimeve dhe atje ku bëj fjalë mbi mërgatën shqiptare dhe veç e veç për organizatat e këtij emigracioni, ndaj të cilëve UDB-ja zhvillonte një luftë rigoroze të fshehtë dhe të pamëshirshme, duke përdorur metoda dhe kurthe perfide e në kontinuitet dhe vazhdimësi duke përdorur metodën e përçarjes dhe të grindjeve mes shqiptarëve gjetiu ,të njohurën “Divide et Impera”.
Këto metoda dhe kurthe tinzare ndaj shqiptarëve janë bërë në kohën e Rankoviçit, Mitja Krajgerit, Svetisllav Stefanoviçit-Ceca, Pavle Pekiçit, Spasoje Gjakoviçit e Mehmet Maliqit – Cukulut të Prizrenit (babai i analistit të sotëm Shkëlzen Maliqi), i cili ishte një ndër organizatorët për likuidimin e Gjon Sereçit, Ibrahim Lutfiut, Skender Kosovës dhe Hasan Remnikut me shokë në pritat e tmerrit.
Ky terror zgjati me vite edhe me ardhjen në krye të UDB-së dhe KOS-it të Petar Graçaninit, Stane Dolancit, Selim Broshës, Muharrem Danës dhe disa të tjerë nga Shkupi e Beogradi siç ishin: Zdravko Mustaçin, Borçe Samonikovin, Jezdimir Bogdanski, Nikolla Ilievski, Gjorgji Varoshlija, Dushko Zgonjanin, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Srgjan Andreeviç dhe shumë Spasiqa të tjerë, të cilët kishin krijuar rrjet të gjërë agjenturor në mesin e shqiptarëve-informatorë. Për të gjitha këto ka detaje të spikatura që zbardhin të vërtetën dhe një histori të sigurimit, duke nxitur kërshërin e lexuesit.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
KOMENTET
Shqipe Saliko Sulo
|
http://globnews.al/erjon-veliaj-djali-i-paligjeruar-i-presidentit-iranian-ahmadinejad/
Shtunë, 30 Maj 2015 23:22
|
Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demo
|
Sa “ish” Sigurimsa punojne në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tirane… ?
S. Drasati Pregatiti per botim Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990
Pjese e nomenklatures te Sigurimit (famekeq) te Shtetit, Instruktore qe kane ne Curiculumin e tyre pregatitjen e Grupeve terroriste qe nga Lindja e Mesme e deri tek Grupet Marksiste te Amerikes Latine etj., spijuna e xhelat që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e Fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike, për ironi sot “strehohen” me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim.
Selia Diplomatike e Shteteve te bashkuara ne Tirane, ndoshta nga keqinformimi apo nga pa mundesia per te kontrolluar te kaluaren e ketyre personave, fyejne kujtimin e te kaluares diktatoriale 50-vjecare te popullit shqiptar duke punesuar keto pinjolle te dhunes marksiste te cilet masakruan nder celi e burgje dhe te likujdimit të njerezve që luftuan për Lirine e fjales e te mendimit, symbol i te ciles ato besuan deri ne vdekje se jane Shtetet e Bashkuara.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi,
Survejues i ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:”Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!” Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në Bllok.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
“Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja”, thekson Veliu me modesti.
Edhe sikur të mos quhej Lug i Zi, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti nga Tropoja,
Baba i profesorit dhe akademikut, Presidenti i Universitetit, Lisen Bashkurti. I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar: “Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha”.
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!”
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, me origjine Korça.
Shprehja e tij më e spikatur: “Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: “Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument”.
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
“Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen”… është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
“Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka”. Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
“Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!”
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
“Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver”, ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
“Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm”, ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
“Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!”, i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
“Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi”, është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:”Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve”.Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:”Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së Imperialistëve Amerikanë në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.
Të gjith personat e listës janë me Tesera te PPSH-se, dhe 20 prej tyre marrin edhe pension nga shteti ngace janë mbi moshen 60 vjeç.
Shtunë, 20 Dhjetor 2014 23:39
|