Revista
|
|
Share
Stephen Schwartz, në një analizë të publikuar nga ‘Weekly Standard’ flet për nisjen e transmetimeve të Al Jazeera në Ballkan.
Në njoftimin e nisjes së transmetimeve thuhet se Al Jazeera do plotësojë një hendek në treg pasi deri më tani nuk ka pasur një kanal lajmesh rajonal.
Por a do e arrijë Al Jazeera një gjë të tillë?
Drejtori i stacionit do jetë Goran Miliç dhe investimi i deritanishëm ka qenë plot 20.5 milion dollarë. Miliç ka drejtuar Jutelin, një rrjet që u përpoq të shpëtonte Jugosllavinë gjatë kolapsit, thuhet në shkrimin e Schwartz.
“Pronarët e Al Jazeera-s mund ta shohin ringjalljen e një rrjeti televiziv jugosllav si një hap përpara, por nuk është aksident që media e këtyre shteteve të dalë nga ish- Jugosllavia është kaq specifike e lokale,” thuhet në shkrim. Kanali do transmetojë në gjuhën serbo- kroate, e cila është e ndryshme nga ajo e sllovenëve dhe maqedonasve dhe sigurisht nuk kuptohet asfare nga shqiptarët. Në shkrim thuhet se është çudi që Al Jazeera nuk ka studio në Shqipëri e Kosovë me shumicë myslimane. Gazetari thotë se Islami në Kosovë e Shqipëri është heterodoks, armiqësor ndaj ndërhyrjeve të jashtme. “Në finale, Shqipëria e Kosova kanë një simpati të hapur për SHBA-në,” shkruan Schwartz.
“Duke hyrë në Ballkan, Al Jazeera po tenton të ringjallë një unitet kulturor jugosllav të shkatërruar, kombinuar me një përpjekje për ndikim më të madh islamik. Por vendimi vjen në një kohë të keqe për rajonin, me radikalët vahabistë në lëvizje në kufijtë e Ballkanit dhe me regjimin neo-fondamentalist të Erdogan në Turqi, që po përpiqet të ringjallë prestigjin në ish- provincat otomane në Europë. Është e dyshimtë nëse ringjallja e nacionalitetit artificial të Jugosllavisë, rrëzuar prej kohësh, do e bëjë këtë investim të Al Jazeera përfitues. Megjithatë, politikanëve të korruptuar në shtetet e dala nga ish- Jugosllavia mund tu duket joshëse për të krijuar lidhje me petro- miliarderët e naftës nga Gjiri,” mbyllet shkrimi.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje