Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Celularët nuk shkaktojnë tumor në tru
Publikuar me 07 Dhj 2009

Celularët nuk shkaktojnë tumor në tru

Shkencëtarët kanë thënë se, përkundër faktit që në vitet e 90-ta është rritur vrullshëm përdorimi i telefonave celularë, rastet me tumor të trurit nga kjo periudhë nuk kanë qenë më të shpeshtë.Analiza e tyre është bazuar te dy lloje të tumoreve në tru, gliomës dhe meningeomës, te popullata e Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë, ndërsa llogaritet të jenë përfshirë afër 16 milionë njerëz në studim.


Hulumtuesit kanë hetuar rastet me tumor të trurit nga viti 1974 deri në vitin 2003, dhe kanë vërejtur se shkalla e shfaqjes së tumoreve nuk ishte rritur nga viti 1998 e këndej kur ka filluar përdorimi i madh i celularëve.Në bazë të këtij studimi, përdorimi i telefonave celularë nuk është i rrezikshëm së paku për një periudhë dhjetëvjeçare, ndërsa nevojiten studime të mëtutjeshme për të vërtetuar nëse përdorimi i celularëve në periudhë më të gjatë se një dekadë mund të shtojë rrezikun shfaqjes së tumorit. /Telegrafi/


1072
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI