Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Brukseli “heshtë” problemet e shqiptarëve
Publikuar me 10 Dhj 2009

Brukseli “heshtë” problemet e shqiptarëve

Mosrealizimi i detyrave themelore të Marrëveshjes së Ohrit, Enciklopedia, Nerezi, dhe shumë probleme dhe nxitje të tensioneve ndëretnike e ndërfetare në mënyrë të heshtur u përfshinë apo nuk u përfshin fare në raportin e Komisionit Evropian


Raporti i Komisionit Evropian(KE) për progresin e Maqedonisë për vitin 2009 me rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim nuk ka përfshirë një numër të madh të çështjeve që tangojnë popullatën shqiptare në Maqedoni. Dakordimi me këtë çështje është bërë nga disa parti dhe personalitete politike shqiptare, por një pjesë e tyre kanë refuzuar deklarimet publike për shkak të mosprishjes së imazhit karshi Bashkimit Evropian dhe ambasadorit të saj Ervan Fuere.


Nga dosja shqiptare, që tangon situatën në Maqedoni nga fillimi i këtij viti janë evidentuar disa raste që nxisin tensione dhe shkelje brutale ligjore në Maqedoni, nga institucionet e këtij vendi.


Në këtë dosje bëjnë pjesë: bastisjet e shtëpive shqiptare në disa zona, ku MPB nuk respektoi rregullat e paraburgimit duke mbajtur dhjetra të rinj, kryesisht, ish-pjestarë të UÇK-së në paraburgim nga Shkupi, Haraçina, Kumanova e Likova; mozgjidhja e rasteve të montuara për Sopotin pas deklarimit të Buçkovskit dhe ish-ambasadorit të NATO-s, Nikollas Bigman; ngjarjet e Nerezit ; provokimet e Qeverisë me bustet dhe përmendoret sllavo-ortodokse në sheshin e Shkupit; diskriminimi në kulturë; segregacioni në arsim në Kumanovë, Shkup dhe Strugë si dhe kriza e arsimit shqip; ndërhyrja në autonominë e USHT-së si dhe rasti i fundit i Enciklopedisë Maqedonase, etj.


Profesori i së drejtës ndërkombëtare Ylber Sela thekson se faktori shqiptarë në Maqedoni nuk dëshiron të paraqitet si problem në proceset eurointegruese, dhe kjo në një farë mënyre sipas tij, prolongon realizimin e të drejtave të shqiptarëve në vend konform standardeve demokratike. Eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu nënvizon se raporti megjithatë ka kritika, por që ato duken më shumë si sekondare, për të mbuluar rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim.


“Raporti dikund e përsërit nevojën e implementimit në praktikë të Marrëveshjes së Ohrit, vërejtje për administratën dhe partizimin e saj, reformat e nevojshme në gjyqësi janë disa nga kërkesat e KE-së”, ka theksuar Kadriu, duke shtuar se megjithatë duhet të vazhdohet të ngritet zëri për të përmbyllur këto çështje të shqiptarëve. Zyra e BE-së dje ka ndjekur me vëmendje të gjitha mediat që kanë raportuar lidhur me rekomandimin e KE-së për çeljen e negociatave, mirëpo siç thuhet në përgjithësi ka vlerësime pozitive.


1041
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI