Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Blushi: Hap kutitë ose turpërohu! Sot fitova lirine time
Publikuar me 10 Pri 2016

Blushi: Hap kutitë ose turpërohu! Sot fitova lirine time

nga: Ben Blushi

Meqe per shume vjet kam qene gazetar kam mesuar nje gje: e verteta del duke e kerkuar.

Kjo mu kujtua edhe dje ndersa ndiqja lajmet per referendumin dhe menyren sesi ato po jepeshin on line.

Te gjithe televizionet ishin perqendruar tek vitrina e referendumit ne qender te Tiranes, ku votues mbi bastun u thoshin vajzave mbi mikrofon se ata po votonin me bindje qe Edi Rama te vazhdonte te ishte Edi Rama.

Nuk pashe asnje kronike tjeter. Asnje lajm nga fshatrat apo nga zonat e tjera te vendit,asnje njeri qe votonte dhe asnje proces numerimi.

Meqe ra fjala a ka ndonje televizon qe ka marre pjese ne numerim dhe hapje kutish?Asnje deri tani.Keto jane votimet e para ne Shqiperi, nese mund te quhen votime, ku nuk ka asnje deshmi nga procesi i numerimit.

Nuk dihet se si eshte votuar neper fshatra,cfare ka ndodhur me listat, kush ka marre pjese ne votim, sa te sigurta kane qene kutite e votimit, pra asnje gje tjeter.

Vartesit e Edi Rames numeronin votat e Edi Rames.

Dy dite me pare kete referendum e kisha quajtur PARAMA PAPERS qe do te thote nje proces politik jashte kontrollit, qe ne gjuhen e financave quhet off shore. Pa takse.

Taksa e kontrollit mbi referendumin dje ishte zero. Ishte nje referendum pa takse lirije.

Me sa duket kisha te drejte qe e percmova si nje grabitje.

Fishekzjarret me provuan se ankthi i njeriut qe e sajoi referendumin paska qene me i madh se manipulimi i procesit, me i rende se pesha e kutive te mbushura dhe me i gjate se lartesia e zjarrvenies.

Vetem ne Panama mund te festohej nga bashkia e kryeqytetit nje referendum partiak.

Por meqenese mediat e Tiranes e kane marre te mireqene se dje ka fituar Edi Rama dhe kam humbur une, pa u marre fare me cilesine dhe menyren e administrimit te ketij refendumi, madje duke e marre te mireqene kete votim, me kane bere thirrje sot te largohem nga PS, pasi humbja paska qene kaq e thelle, sa per mua nuk ka me vend ne ate grope, qe sipas tyre eshte PS, dua te them nja dy tre te verteta per te gjithe.

Ne kete referendumune nuk isha.

Qe ne fillim nuk kam qene dakort me kete sajese qe kishte vetem nje synim: te me hiqte te drejten e kandidimit.

Ky ishte nje referendum kunder meje, cka e them pa modesti.

Nuk jam autori i tij, por isha qellimi i tij.

I bindur se Edi Rama kishte frike nga gara, e lashe vetem me vartesat e tij te cilet bene listat, i ndryshuan, i hartuan, i hengren dhe i kafshuan sikur te ishin copa dhjami mbi nje tryeze te kalbur.

Ky rerefendum ishte ne kundershtim me statutin e PS, i cili kerkon qe te mbahen zgjedhje per kryetarin e PS nje here ne kater vjet.

Ky referendum u krye ne kundershtim me Kodin Zgjedhor te PS, sipas te cilit referedumet nuk mbahen dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit.

Ne kete refendum nuk pati pale, pasi pales qe teorikisht e kundershtonte nuk i njohen fushaten, vezhguesit, numeruesit dhe kontrollin mbi listat.

Pyetja eshte pse?

E thjeshte: per ta grabitur dhe per ta manipuluar sic edhe ndodhi.

Per te shitur nje fishekzjarr si zjarr.

Kam qindra mesazhe nga socialiste ne gjithe Shqiperine qe nuk kane votuar dhe qe deshmojne se sidomos ne fshatra nuk eshte votuar fare.

Ne shumicen e komunave kutija e votimit eshte qarkulluar nga nje fshat ne tjetrin duke u shkuar njerezve neper shtepi. Ky referendum ishte bosh si nje kioske ambulante e falimentuar.

Ai nuk shiste fiq, por blente nenshtrim.

Sa per dijeni referendumi ka patur kuti votimi vetem ne qendrat e komunave te vjetra qe kemi patur.

A beson njeri se socialistet nga fshatrat e thella kane shkuar te votojne ne qendrat e komunave qe ne shume raste jane mbi nje ore larg?

Jo vetem dyshoj, por e di qe nuk kane shkuar.

Ata nuk kishin pse te shkonin ne nje votim rezultati i te cilit dihej.

Edhe pas referendumit, Edi Rama do ishte serish Edi Rama. Po aq i vjeter dhe démodé dhe po aq frikacak sa c’ishte edhe nje dite me pare.

E per cfare duhet te harxhonin karburant dhe kohe per Edi Ramen kunder Edi Rames i cili dje nuk ka vlejtur as sa dyqind leke nafte ne serbatorin e socialisteve?

Nese sic pretendohet, ne referendum kane marre pjese mbi 90 per qind e listes se votuesve, kjo i ben socialistet nje race e panjohur votuesish deri me sot, dhe dua ta them pse.

Ne dy zgjedhjet e fundit te vitit 2013, parlamentare, dhe 2015, lokale, shqiptaret kane shkuar ne votime ne masen 54 dhe respektivisht 49 per qind.

Kjo do te thote se socialistet shqiptare votojne me shume per nje referendum pa kuptim se sa per deputetet dhe kryetaret e tyre te bashkive te cilet nga shifrat del se i votojne me pak.

Nese kjo eshte vertete deputetet dhe kryetaret e bashkive qe dje kane numeruar votat dhe kane mbushur kutite duhet te skuqen dhe te fusin fishekzjarret ne akull.

Sipas te dhenave qe me kane ardhur nga gjithe Shqiperia me rezulton se ne referendum nuk kane marre pjese me shume se 40 per qind e listes.

Organizatoreve iu takon te provojne se nuk eshte keshtu duke bere publike proceverbalet e votimit dhe natyrisht duke hapur kutite.

Une nuk do them hap kutite ose largohu, por do them hap kutite ose turperohu!

Per te gjithe ata qe sot besojne se ne kete referendum paskam humbur dua tu them nje gje:

Askush nuk humb lirine nga nje grabitje.

Dhe sidomos nga nje grabitje publike qe ndodhi ne ekran.

Aq me pak une.

Ky referendum me bindi se ne Partine Socialiste nuk lejohet me votim. Kjo ka ndodhur per shtate vjet me rradhe.Kjo ndodhi ne Kongres kur nuk u votua per asgje pervecsve me doren lart dhe kjo ndodhi edhe dje kur kutite u mbushen.

Megjithate sot jam njeriu me i kenaqur dhe njekohesisht me i trishtuar ne Shqiperi dhe dua te shpjegoj pse:

Jam i kenaqur sepse vetem me nje fjali e detyrova Rilindjen te futej ne kuti.

Kosto me te vogel per te provuar nje te vertete nuk kisha paguar kurre.

Duke thene se do kandidoj per kryetar te PS e nxita Rlindjen te armatoste disa mijere vete duke u dhene atyre kuti, makina,bankina, lista, kanistra, lapsa, hapsa, goma, dhoma, karrige, tavolina,kartolina, kartona, butona, hudhra,kudhra, karrota, rrota, fiq, pika, thika dhe pistoleta,zjarre dhe fishekzjarre me te cilet menduan se me kane goditur dje.

Por kjo ishe e vetmja menyre per t’i treguar Shqiperise se nga kush drejtohet.

Dhe besoj se Shqiperia me kupton. Dhe me mirekupton.

Kjo ishte e vetmja menyre per t’u provuar shqiptareve se liria ka nje cmim qe ata duhet ta paguajne qe ta kene.

Kjo ishte e vetmja menyre per te vertetuar se Rilindja eshte dhe ka qene nje lavatrice e mediokritetit dhe e shemtise ne kete vend.

Cka me trishton.

Me trishton kur shoh se si nje parti eshte futur ne lavatricen e Rilindjes per te pastruar rrobat e Funeralit te vet.

Per te gjithe ata qe besojne se une kam humbur kjo eshte pergjigja ime:

Sot nuk kam humbur asgje.

Sot kam fituar lirine time.

Dhe kjo vlen me shume se cdo referendum. Dhe me shume se cdo parti.

Lirija ime nuk futet ne lavatrice, sepse nuk ka nevoje te pastrohet.

Pas shume vitesh do kem rast te qesh duke treguar shakane time te plote.

Por deri atehere kam shume gjera per te bere.

Do ti tregoj Shqiperise se nuk eshte koha per ta percmuar Rilindjen por per ta rrezuar.


1034
  
1

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

Partia

Edi Rama , qe ne votuam dalengadale po kthehet ne nje minidiktator duke promovuar kultin e individit dhe duke i zene frymen cdo lloj demokracie qe mund te kishte brenda ps . Sa per z , Blushi , qendrimet e tija jane te qarta dhe korrekte .

Hënë, 11 Prill 2016 05:43