Revista
|
|
Rrapi i Mashkullores është pema më e famshme në Shqiperi për shkak të historisë që mbart dhe te kenges se famshme kushtuar luftes se vitit 1908 kunder turqeve nga çeta e drejtuar nga Çerciz dhe Bajo Topulli.
I kishte bere balle nder vite e shekuj shume stuhive, lufterave dhe rregjimeve por, nuk ka mundur ti beje balle ne pleqerine tij eres se forte qe ka fryre keto dite ne mashkullore rrapi i famshem i qendreses anti-Osmane te Shqiptareve te jugut.
Por kjo pemë monument natyre dhe monument historik nuk eshte me per shkak se eshte rrezuar plotesisht pasditen e se merkures. Shkak eshte bere era e forte qe ka shkaterruar deget qe kishin nisur te kalbeshin prej vitesh per shkak keqtrajtimit dhe betonizimit te gjithe territorit rreth saj. Pema mitike e lidhur me luftën e Mashkullorës dhe çetën e Çerciz Topullit, po rrëzonte cdo vit pjesë nga trungu i saj për shkak të betonizimit të mjedisit përreth.
Vetë banorët janë shprehur se ishin të lidhur ngushtë me të sepse ai shërbente edhe si vendi ku mbaheshin kuvendet, zhvilloheshin dasmat dhe spektaklet.
Kjo peme te pakten 200-vjeçare e vendosur në qendër të fshatit Mashkullore ishte pjesë e memories historike që lidhej me çetën e Çerciz Topullit dhe luftën e Mashkullorës. Rrapi ishte vendosur në qendër të jetës së këtij vendi dhe lidhej siç thonë banorët përveçse me historinë edhe me kuvendet, dasmat, spektaklet. Në 100 vjet pavarësi boshllëku që ka krijuar shembja e tij është shumë e madhe thonë banorët.
Fillimisht krah rrapit që në çdo fshat në jug simbolizon qendrën e jetës dhe simbolin e vendmarrjes popullore u ndërtua një godinë publike dhe më tej një lokal që betonizoi rreth 340 m katrorë sipërfaqe. Prej ndërtimit u prenë një pjesë e mirë e rrënjëve. Të paktën 10 vitet e fundit pema historike ka shembur cdo vit degë të saj deri sa e gjithë struktura është shembur përfundimisht të mërkurën.
Rrapi i Mashkullores, i njohur si Rrapi ku ka folur Çerçiz Topulli , është i vendosur në qendër të fshatit të Mashkullores të Gjirokastrës dhe është kthyer në një simbol që nga koha kur Çerçiz Topulli luftonte kundër turqve në vitin 1908, në luftën e njohur në histori si lufta e Mashkullores. Madje në një vizitë që Enver Hoxha ka zhvilluar në fshatin Mashkullorë, i ulur nën hijen e rëndë të rrapit ka kënduar këngën që i kushtohet kësaj lufte dhe Çerçiz Topullit.
Banorët në Mashkullorë thonë se do ta zëvendësojnë pemën me një të re, por deri atëherë zbrazëtia që ka lënë rrapi do të ndihet në të gjithë zonën.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje