Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

BE apo Shqipëria e Madhe: Cfarë të ardhme ka Kosova?
Publikuar me 28 Gus 2012



		
		  BE apo Shqipëria e Madhe: Cfarë të ardhme ka Kosova?

Flamuri i Kosoves

Gazetari, Francesco Guarascio ka botuar sot një shkrim në sajtin Public Service Europe, i specializuar për analiza, debate dhe opinione për çështjet evropiane. Shkrimi i tij titullohet, BE-ja apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?, duke shtruar një pyetje thelbësore për të, Perspektiva evropiane për të dy vendet, a do të mund të bindë numrin e lartë të mbështetësve të “Shqipërisë së Madhe” të heqin dorë nga bashkimi?

Shkrimin e plotë e lexoni më poshtë

Kosova mund të ketë pak kohë që ka fituar Pavarësinë e saj, por ideja e bashkimit në një Shqipëri të Madhe gjen mbështetje nga një numër në rritje i njerëzve.

Ndërsa ecën në qendër të kryeqytetit gumëzhues të Kosovës, Prishtinë, kalimtarët nuk mund të mos venë re numrin e madh të referencave që vijnë nga Shqipëria. Flamuri me gjashtë yje i miratuar nga Bashkimi Evropian për Kosovën në vitin 2008 shihet shumë rrallë, ndërsa shqiponja dykrenare në flamurin shqiptar është e shfaqur me krenari në çdo qoshe. Dyqanet e dhuratave në rrugët kryesore turistike shesin me shumë T-shirt me Shqipërinë sesa me Kosovën. Të pyesësh një shofer taksie për një restorant, ata menjëherë të çojnë në një vend me specialitete shqiptare.
“Ne do të bashkoheshim me Shqipërinë menjëherë, nëse Amerika do të ishte dakord,” thotë Edmond Zhita, një menaxher hoteli në Pejë, qyteti i dytë më i madh. Ideja e tij është e përhapur në Kosovë, ku shqiptarët përfaqësojnë pothuajse 90 përqind të popullsisë. Një sondazh i publikuar nga Gallup në vitin 2010 tregoi se 81 përqind e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë janë në favor të një Shqipërie të Madhe, një shtet ëndërr që përfshin territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe rajoneve fqinje në Maqedoni, Greqi, Serbi dhe Mali i Zi që janë të banuara kryesisht nga shqiptarët.

Përqindja e atyre në favor të një Shqipërie të Madhe është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, kur vetëm 54 për qind e kampionit e mbështesnin idenë. Në shtator, Kosova do të fitojë të drejta të plota të sovranitetit, ndërsa do të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur. Megjithatë EULEX-i dhe trupat paqëruajtëse të NATO-s do të mbeten në vend për të parandaluar përplasjet etnike mes shqiptarëve etnikë dhe pakicës serbe.

Koncepti i Shqipërisë së Madhe nuk është i ri, ka lindur në qytetin e Prizrenit në Kosovë në shekullin e 19-të. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, që pas një lufte të gjatë për pavarësi nga Serbia, shteti më i ri i Evropës është i tunduar tashmë nga ideja e lënies së sovranitetit të sa, për të hyrë në një “bashkim” të ri me Shqipërinë fqinje. Gjendja e vështirë ekonomike e vendit të rrethuar me tokë – i cili është i rrënuar nga korrupsioni dhe përplasjet e shpeshta me pakicat etnike serbe – ka rritur gradualisht vullnetin për t’u bashkuar me fqinjin më të afërt.

Por duhen dy për të kërcyer një tango, dhe Shqipëria është duke treguar oreks të pakët në mbështetje të këtij projekti, që do të shkaktonte shqetësim jo vetëm në rajon, por edhe në Bruksel dhe Uashington. Shumica e shqiptarëve nga Shqipëria mbeten në favor të një Shqipërie të Madhe, por numri i përkrahësve është duke u pakësuar. Përqindja ka rënë nga 68 për qind në vitin 2009 në 63 përqind në vitin 2010, sipas anketës së Gallup.

“Dinamika kontradiktore e mbështetjes, në Shqipëri dhe Kosovë, për idenë e Shqipërisë së Madhe është ilustrimi më i mirë se sa e rëndësishme është perspektiva europiane për rajonin”, shpjegon Ivan Krastev, një ekspert i politikës ballkanike.

“Shpjegimi për këto trende kontradiktore është mjaft i qartë – në kohën e sondazhit, ndërsa shqiptarët ishin duke pritur heqjen e vizave për të udhëtuar në BE, vetëm 7 për qind e kosovarëv mendonin se regjimi pa viza mund të miratohej së shpejti pwr ta”- argumenton ai.

Europa është e angazhuar fuqimisht t’i japë Kosovës një perspektivë të qartë drejt BE-së. Puna është duke u zhvilluar për të nisur një marrëveshje stabilizimi- asociimi, një hap i rëndësishëm për një vend që dëshiron të fitojë statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në BE. Procesi i liberalizimit të vizave është në vazhdim.

“Unë konfirmoj angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës”, përsëriti President i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, pas një takimi në korrik me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kosova ka miratuar tashmë euron si valutë zyrtare, pavarësisht se janë jashtë eurozonës. Ligjet kombëtare janë në dispozicion në anglisht, duke ua bërë më të lehtë investitorëve të huaj mjedisin ligjor të vendit.
Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, rruga për në Bruksel mbetet me pengesa. Vetëm 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur deri tani shtetin e ri. Greqia dhe Qiproja ende e kundërshtojnë këtë lëvizje, kryesisht për shkak të frikës së një Shqipërie të Madhe. Spanja, Sllovakia dhe Rumania janë gjithashtu kundër njohjes, duke besuar se kjo mund të shkaktojë kërkesa të ngjashme në mesin e minoriteteve baske, hungareze dhe katalanase. Serbia po ashtu ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Një mënyrë për të shuar ambiciet potencialisht të rrezikshme për një Shqipëri të Madhe është që Brukseli të mbajë gjallë perspektivën evropiane të Shqipërisë, edhe pse vendi është ende larg përmbushjes së kritereve themelore. Tiranës iu dha statusi kandidatit në vitin 2003, por paraqiti aplikimin e saj për anëtarësim vetëm në vitin 2009. Që atëherë, procesi ka lëvizur ngadalë në mes të betejave të dhunshme të pushtetit dhe korrupsionit të përhapur në vend. Përqafimi i ngrohtë i BE-së ka penguar shpërbërjen e shumë vendeve evropiane për vite me rradhë duke përfshirë – Belgjikën dhe Spanjën.

Pyetja është;  Perspektiva evropiane, a do t’i bindë ata që janë në favor të bashkimit, të heqin dorë nga bashkimi?


1173
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI