Revista
|
|
Tashme partia Demokratike ka kryetarine saj te ri, te zgjedhur me 22 korrik nga anetaret e saj ne Trane dhe rrethe. Por lideri i me i ri, Lulzim Basha, vazhdon te prese e percjelle nga zyra e tij ne Bashki ururimet qe i vine si kryetari i ri i PD-se. Arsyeja eshte se "hija" e Sali Berisha nuk ka ndermend te levize nga zyra e selise blu, ku ndodhet dhe zyra e kryetarit. Mos do te thote se Berisha do te vazhdoje ta drejtoje PD-ne edhe pse Basha eshte kryetari? Kjo ishte e qarte per derisa Berisha beri te perzgjedhurin e tij zotin Basha. Nderkohe qe Topalli vazhdon t'i thure elozhe Berishes ne Facebook, besoj se ka ardhur koha qe PD-ja te shkeputet nga humbesi i saj dhe te mos e mbaje si pike referimi nje njeri qe i krijoi humbjen me te madhe te ketyre 21 viteve te djathtes shqiptare. Berisha sa here qe del ne fjalime na permende "arritjet" si NATO, BE-ja e vizat qe ndoshta duhet t'ja dine per ndere shqiptaret por ka ardhur koha qe HUMBJA te triumfoje mbi arritjet. Vetem ne fjalimin e mbajtur pas zgjedhjeve ku dha doreheqjen, Berisha ka permendur 4 here te njetat arritje per mos te permendim fjalimet gjate fushates zgjedhore. Besoj se ka ardhur koha per "arritje" te reja zoti Berisha sic eshte kthimi i PD-se popullit ashtu sic beri ne 1992-in kur ky i fundit ishte ai qe i vuri kapakun diktatures me te eger ne lindje dhe jo zoti Berisha. Me zotin Basha ne krye, gjerat, ka shume gjasa se pak do ndryshojne dhe se djathtes do i duhet te qendroje se paku per 8 vite ne opozite. PD-ja duhet te shpresoje ne "keqqeverisjen" e se majtes per tu rikthyer ne pushtet dhe jo per shkak te rilindjes se PD-se. Kjo parti duhet te pastrohet nga disa figura qe nuk i jane perzemer popullit e per fat te keq me duhet te perfshije edhe zotin Basha ne kete liste. Akuzat per korrupsion ne rrugen Durres-Kukes, ngjarjet e 21 janarit bejne qe Basha te mos jete aq i dashur nga masa popullore. Nderkohe qe zoti Olldashi mund te kishte qene fytyra tjeter e PD-se.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje