Basha kandidat i PD per bashkine e Tiranes ne 2011,ka ok e Berishes.
A do të jetë Lulzim Basha kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës? Kjo është pyetja që i bëjnë njëri-tjetrit demokratët në korridoret e selisë blu. Sipas të gjitha kalkulimeve: PO. Tre herë radhazi-ministër: i Transporteve, i Jashtëm dhe tani i Brendshëm, Basha po profilizohet si njeriu më i përshtatshëm i Berishës, për t’ia dalë në një sipërmarrje politike që ky i fundit po kërkon ta fitojë me çdo kusht. Kjo edhe për arsyen se ai do të thyejë pikërisht mitin e fundit të Edi Ramës si kryebashkiak. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani, Basha është pothuajse produkt i tij. Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjitha skenarët dhe lëvizjet që e nxjerrin Lulzim Bashën si kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, kandidaturë e cila pritet të zyrtarizohet vitin e ardhshëm. Gazeta “Tirana Observer” vijon sot të botojë biografinë e parë të plotë, që profesori i Oksfordit, Jason Tomes, i ka bërë Ahmet Zogut. Në këtë pjesë, autori sjell jetën e të riut Zogu, që u kthye në një yll të krahinës së tij dhe se si ai i drejtoi revolverin në kokë, shoferit të tij personal.
A do të jetë Lulzim Basha kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës? Kjo është pyetja që i bëjnë njëri-tjetrit demokratët në korridoret e selisë blu. Zërat që qarkullojnë janë të shumtë, por emrat e kandidatëve që do të provojnë t’i zënë vendin Edi Ramës aktualisht qëndrojnë të kyçura vetëm brenda mendjes së Berishës, i cili si zakonisht do të ketë fjalën e fundit në këtë kapitull, ashtu si në çdo manovër që projektohet në godinën e demokratëve. Lista që qëndron mbi tavolinë është e gjatë, por realisht, numri i kandidatëve të vërtetë është shumë skars për ti vënë në siklet demokratët nga zgjedhja. Disa prej kandidaturave më të mundshme tashmë e kanë djegur kartën e tyre duke lëshuar rrënjët në postet përkatëse që iu dorëzua nga vetë Berisha. Ndërkohë vetë ky i fundit me fitoren e zgjedhjeve të fundit parlamentare i qetësoi njëherë e mirë ujërat nëpër dikastere duke kënaqur oreksin e të gjithë mbështetësve të tij. E megjithatë një vend ka mbetur ende bosh. Kulla e fundit e Berishës mbetet bashkia e Tiranës. Është një luftë politike, jo vetëm për bashkinë më të madhe në vend, por prapa saj fshihet edhe një duel simbolik midis njerëzve të Berishës dhe ato të Edi Ramës. Që të dy kanë jo më shumë se një vit kohë deri në zgjedhjet e ardhshme. Rama është i impenjuar në betejën e tij politike me mazhorancën dhe bojkoti i parlamentit, duket se po i ha më shumë kohë dhe forca se sa duhet. Berisha nga ana e tij ndodhet në pozita shumë herë më komode dhe mund t’ia lejojë vetes luksin që të zgjedhë me kujdes njeriun që do të konfrontohet me opozitën. Por ngado që të hedhësh shikimin, në Partinë Demokratike të gjitha rrugët të çojnë tek një emër i vetëm. Ai quhet Lulzim Basha.
Kandidat për kryetar bashkie
Berisha i dorëzoi çelësat e ministrisë së Brendshme duke e spostuar në krye të një institucioni kyç i cili qëndron me një këmbë në sigurinë e rendit publik dhe me një këmbë tjetër në atë të pushtetit lokal. Dy detyra të reja që Basha duhet ti menaxhojë me shumë kujdes dhe këtu nuk ka vend për gabime. Në fakt tashmë asnjë në PD, nuk e fsheh faktin që Basha është pinjolli i Berishës dhe shumë herë ai është hipotetizuar se do të jetë pasardhësi i tij i denjë në krye të demokratëve. Përpara se të ngjisë shkallën e fundit, duhet të kalojë edhe disa kohë. Por mbi të gjitha duhet të kalojë provën finale që me sa duket e ka emrin bashkia e Tiranës. Më shumë se influenca që ka në kryeqytetin ku jeton pjesa më e madhe e shqiptarëve, ky post është një sprovë politike për të testuar forcat në nivel lokal. Por jo vetëm kaq. Qëllimi kryesor është ai thyerjes së Ramës brenda shtëpisë së tij, nga ku ka qëndruar në krye për 10 vjet me rradhë duke u shndërruar në mitin e një njeriu të pathyeshëm. Ndaj edhe Berisha ka për synim që ta mundë pikërisht në këtë fushëbetejë, e cila ka qënë edhe pika e tij më e fortë. Dhe kush më mirë se Basha mund ta përfaqësojë në këtë garë. Është njeriu më i besuar i Berishës në PD dhe përfaqësuesi më i mirë i filozofisë së tij të drejtimit. I ka kryer gjithmonë mirë detyrat e shtëpisë që i janë ngarkuar nga doktori. Nuk ka pasur asnjë moment hezitimi të mbrojë këtë të fundit dhe e ka bërë më shumë nën profilin e një politikani sesa në atë të një militanti. Është i qartë në ato që thotë dhe e di shumë mirë se çfarë kërkon duke mos humbur prapa retorikës politike. Si çdo politikan që ka pasur pushtet, ka edhe ai skelete në dollapin e tij, që e ka emrin rruga Durrës-Kukës, por gjithsesi kjo tani është një histori e hedhur prapa krahëve. Ka staturën e një politikani të vërtetë dhe brenda rradhëve të demokratëve është i vetmi personazh që Berisha mund ta çojë pa frikë në betejë.
Përgjegjësitë
Një gjë është e sigurtë. Lulzim Basha përpara ka një të ardhme politike. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani ai është pothuajse produkti i tij. Statura politike i jep edhe një avantazh të lehtë ndaj konkurrencës brenda selisë blu, por gjithsesi është njeriu që ulet gjithmonë në të djathtë të Berishës dhe kjo nuk është një rastësi. Tre ministritë, ajo e Transporteve, e Jashtme dhe së fundmi e Brendshme gjithsesi janë një përgjegjësi e madhe politike që Basha ka marrë përsipër përgjatë këtyre viteve. Por veten më shumë se kudo tjetër e ka gjetur tek diplomacia e cila e bëri më të njohur duke i dhuruar në mjaft raste edhe disa dhurata të këndshme të cilat i mbyllën të gjitha boshllëqet që kishte lënë si ministër i Transporteve dhe Rrugëve. Anëtarësimi në NATO dhe kërkesa për anëtarësimin në BE e kthyen në yllin polar të Berishës. Por i detyruar nga faktori Meta dhe vetë mbijetesa e tij Berisha u detyrua ta dërgonte në ministrinë e Brendshme me qëllimin e vetëm për ta përgatitur për duelin final për bashkinë e Tiranës.
Beteja finale
Letrat ende nuk janë firmosur, por Basha duket njeriu i vetëm që demokratët kanë në dispozicion në gjendje që t’ia dali në një tjetër sipërmarrje politike. Provën më të mirë e dha gjatë fushatës elektorale dhe ekzaktësisht në përballjen me Ben Blushin e PS-së, të cilën e kaloi mjaft mirë edhe pse vinte nga konsumimi i katër viteve në pushtet. Në 28 qershor fitoi në një zonë e cila nuk ishte bastioni i tij, dhe tani është duke u përgatitur për revanshin e fundit politik. Bashkia e Tiranës.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
KOMENTET
Komento i pari kete artikull!