Revista
|
|
Barcelona ka triumfuar për herë të parë në Botërorin e klubeve, duke mundur 2-1 pas kohës shtesë argjentinasit e Estudiantes. Katalanasit kanë zhvilluar një ndeshje nën nivelin e tyre të zakonshëm, por pas 120 minutash, ata kanë fituar trofeun e gjashtë për këtë sezon, duke hyrë kështu në histori. Ndeshja e zhvilluar në Abu Dabi nuk ka qenë aspak e lehtë, pavarësisht diferencave në cilësi mes dy skuadrave.
Ndeshja shkoi në shtesë, aty ku fituesi i Topit të Artë, Lionel Mesi, realizoi golin e fitores për skuadrën e tij. Kjo ishte hera e parë që Barcelona fitonte Botërorin e klubeve, ndërsa nuk ka fituar as paraardhësen e këtij turneu, Kupën Interkontinentale. Ky ishte trofeu i 6-të sezonal për Barcelonën e Pep Guardiolës, skuadrën që fitoi Ligën e Kampioneve, kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës. Kjo skuadër konfirmohet tashmë si një prej më të mirave në historinë e futbollit, duke fituar gjithçka madje edhe me një lojë spektakolare
Pervec se nje triumf ne kupen Interkontinentale Barcelona ka thyer rekordin e te gjith koherave duke fituar te gjitha trofete e sezonit ku ka marre pjese,shtate trofe ne gjashte muaj.Thjeshte e jashtezakonshme dhe te paarritshem po te kihet parasysh edhe loja e tyre spektakolare.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje