Revista
|
|
Mesfushori i Gjermanisë, Mikael Balak, pritet të përballet me një situatë shumë të vështirë të karrierës dhe jetës së tij private. Lideri i kombëtares dhe një prej ikonave të futbollit gjerman, mund të njollosë imazhin e tij, pas historisë së fundit që qarkullon në median gjermane dhe atë botërore.
Mesa duket, ashtu si mbrojtësi i Çelsit në Angli, Xhon Terri, edhe Mikael Balak duket të ketë kopjuar ish-kapitenin e tij në Londër, pasi mendohet se kapiteni i Gjermanisë ka pasur marrëdhënie seksuale sekrete me bashkëshorten e mbrojtësit Kristian Lel, ish-shokë ekipi në radhët e Bajernit të Mynihut. 25-vjeçari gjerman, Kristian Lel është dashuruar me ish-të dashurën e ish-kolegut të tij tek Bajerni, Bastian Shvajshtaiger.
Në fund të vitit të kaluar, për shkak të thashethemeve dhe debateve mes tyre mbrojtësi aktual i Hertës, Lel u nda nga e dashura e tij, Daniela. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur shumë peripecira, pasi Balak, duke u karakterizuar nga një tip naiv dhe egoist ka pasur lidhje me 23-vjeçaren, Daniela. Pas ndarjes 25-vjeçari gjerman, Lel rilidhet me të dashurën e tij, Daniela, dhe pas sqarimeve të të gjitha bisedave midis tyre, Kristian Lel ka bërë bujë në mediat gjermane duke akuzuar Balakun për prekje të privatësisë.
E dashura e tij, Daniela është shtatzënë dhe pret një fëmijë pas dy muajsh, por çështja e këtij debati qëndron në faktin se cili është babai i fëmijës? Kristian Lel nuk e ka pasur të lehtë të mbajë përbrenda historinë që i ka rrëfyer e dashura e tij, Daniela, prandaj menjëherë është hedhur në sulm. “Balak është fajtor i fatkeqësive të mia. Ai është njeriu me dy fytyra, që tjetër është dhe tjetër hiqet.
Ai bën pjesë në ata tipa që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Këtë gjë e di ai shumë mirë”, citoi Lel.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje