Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Asgjësimi i armëve kimike në shqipëri alarmon italinë
Publikuar me 09 Nen 2013

Asgjësimi i armëve kimike në shqipëri alarmon italinë

Pas maqedonise edhe italia ka shprehur shqetesim ne lidhje me asgjesimin e armeve kimike ne shqiperi. Sipas gazetes "Corriere della sera" krahina e Pulias ne jug te italise ndodhet para rreziku te madh ne rast se armet e Assad do te importoheshin ne shqiperi.

Nderkohe qe te gjithe fqninjet e shtetit shqiptare po shqetesohen mbi importin e ketyre armeve, paradoksalisht ne shqiperi askush nuk çan koken. Ashtu si te gjitha problematikat e vendit tone, njerezit jane indiferente ndaj mjedisit dhe rrezikut (vdekjeprures) qe mbart importi i ketij arsenali. Duket sikur askujt nuk i intereson qe qindra tonelata mbetje helmuese jane te groposura ne Dajt e rrethina, sic kane raportuar ambientalistet. Mjafton te kujtosh procesin e lumenjve nentokesore qe ndoten nga mbeturinat toksike te sjella me tren gjate viteve 90'. Nuk eshte aspak per tu cuditur se ne shqiperi eshte disa here me i larte rastet tumoreve se mesatarja evropiane.

Njerezit ne shqiperi akoma nuk e kane kuptuar rrezikun qe paraqet mjedisi dhe po vuajne pasojat pa e kuptuar si smogu, tumoret e komplikacionet e mushkerive.
Nje tjeter problematike qe vjen nga italia eshte kalimi i nje interkonjeksioni te termocentralit nga Porto Romano (durres) ne Brindizi. Banoret e nje komune ne itali kane dale ne proteste sepse nuk duan qe kjo linje te kaloje prane banesave. Nderkohe ne shqiperi askush nuk proteston ndaj demeve mjedisore qe do te prodhoje tymi i ketij centrali elektrik dhe ende me paradoksale duket fakti se kompania italiane ENEL termocentralin e ben ne shqiperi dhe energjine e con ne itali. Po pse nuk e beri ne itali kete termocentral?

Duke u kthyer tek tema e armeve siriane mund te pyesim. Si eshte e mundur qe Rusia, SHBA apo Kina keto superfuqi te botes nuk duan ti asgjesojne keto arme? Madje ambasadori amerikan ne ikje, Arvizu, po ben presion mbi qeverine shqiptare qe te pranoje: duke thene se "Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe duhet te marre pergjegjesite e veta". Nderkohe qe NATO nuk ka te beje me konfliktin ne Siri.
Te gjithe thone qe armet coni ne shqiperi sepse ata kane eksperience ne asgjesimine tyre duke u nisur nga fakti i asgjesimit te armeve kimike te trasheguara nga komunizmi por pa e ditur se ne shqiperi ne vend qe te asgjesohen jane groposur dhe tani nje pjese e mire e tiranes dhe shqiperise po e pi ne forme uji nga rubineti e cezmes.


1015
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI