Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Analiza e BusinessWeek mbi blerjen e YouTube nga Google
Publikuar me 16 Tet 2006

Analiza e BusinessWeek mbi blerjen e YouTube nga Google

YouTube është duke iu adaptuar shpejtë atmosferës korporative të Google, për arsye të mira gjithashtu. Vlerë prej $1.65 miliard në formë të aksioneve. Udhëheqësia e Google ka deklaruar se kjo marrëveshje do ta shndërron korporaten në një gjigant të mediave dhe do të ofron forma të reja të reklamimit, që është biznesi kryesor i Google.

Google planifikon ta mban YouTube si kompani vet-qëndruese, që nuk do të integrohet në Google. Gjithashtu, Google Video do të mbetet si shërbim i veçant.

Sergei Brin, bashkë-themeluesi i Google, deklaron se "Video është medium i shkëlqyeshem për reklamim dhe nga kjo pikëpamje jemi shumë të ekcituar për këtë".

Analistët besojnë se YouTube duhet të mos shndërrohet në problem për Google përmes litigimeve mbi material të kopjuar dhe mbrojtur. Gjatë historisë së shkurter të saj, YouTube ka patur përvojë të mjaftueshme në lufte me prodhuesit e materialit të ndryshem të mbrojtur, prodhues të cilet kanë paditur YouTube për materialin e ngarkuar nga përdoruesit e vet.

Todd Dagres, nga Spark Capital, thotë se fuqia e madhe Google në këtë treg e bënë më atraktive për paditje sesa kompanitë private të vogla sikur YouTube. Degres shton se "njëri nuk mund të përfiton nga materiali i tjerëve pa aprovim nga ata".

Këtë edhe e ka bërë YouTube. Disa orë para lajmit se Google do ta blen YouTube, ekzekutivi i YouTube ka hyrë në marrëveshje me CBS, Universal Music Group dhe Sony BMG. Kjo i lejon kompanive të përmendura të përfitojnë nga materiali i publikuar nga të ardhurat prej reklamave. Marrëveshje të ngjajshme ekzistojnë mes YouTube dhe NBC dhe Warner Music Group.

Për ta luftuar edhe më shumë mundësinë e dëmit nga paditja, YouTube do ta përdor teknologjinë "shenuese" që do ti bllokon videot e mbrojtun. Kjo do ti mundëson pronarëve të videos që të lejojnë apo pengojn përhapjen e materialit të tillë.

YouTube i kufizon videot në 10 minuta për ti penguar përdoruesve që të ngarkojnë seriale televizive apo filma.

Por, edhe me gjitha këto mekanizma mbrojtës, materiali i mbrojtun do të vendoset në YouTube, gjë për të cilen nuk është e përgatitur Google, deklaron Jason Schultz, avokat me Electronic Frontier Foundation. Schultz thotë këto mekanizma e "eliminojnë rrezikun nga pronaret e tillë [të përmendur më lartë], por nuk është zgjidhje absolute". Josh Bernoff shton se "nëse 80% të kompanive kanë marrëveshje, 20% tjera kanë problem, dhe kjo është mjaft për ta shkaktuar fundin e YouTube".

Bernoff gjithashtu shton se YouTube duhet të sigurohet që materiali i publikuar nuk është i mbrojtun. Për këtë, Bernoff thotë, YouTube duhet të ketë, përveç sistemit të automatizuar, ekipë e cila e vëzhgon materialin e publikuar për tu siguruar që nuk është duke shkelur ligjet e copyright.

Një nga pasojat e tërë kësaj mund të jetë se numri i vizitorëve bjen. Përshkak të vonesës së mundshme në publikim, largimit të materialit të mbrojtun (që vet i nxit vizitorët të shkojnë në YouTube), Google mund të humb një pjesë të publikut të vet.

Analistët besojnë se YouTube do ti bjen Google rreth $200 deri më $300 milion të ardhura nga reklamimi.

   Burimi i lajmit: http://www.businessweek.com/technology/content/oct2006/tc20061010_083340.htm?campaign_id=bier_tco.g3a.rss1010c


1516
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI