![]() |
Revista
|
|
Emigrimi i ka tretur larg shqiptarët nga trojet e tyre dhe shume nga ne po humbasim traditat dhe zakonet. Doket nuk duhet aplikuar ne jeten e përditshme sepse prekin lirinë në ditët e sotme por ato nuk duhen harruar dhe shpesh është e nevojshme të kujtohen dhe ti trashigojmë brezave që vinë. Doket tona po zhduken dhe nuk po lënë asnjë gjurmë as në emra as në familje. Shumë nga ne u kanë vënë fëmijëve emra si Brad, Lusi o Brajan që skanë lidhje me traditat tona.
Një dorë po na e japin të huajt. Video-ja në vijim do t'ju mahnisë se si amerikanët luajnë muzikë shqiptare popullore, këndojnë e madje dhe kërcejnë vallet tona.
Përderisa shumë nga këngëtarët e estradës kosovare këndojnë tallave dhe kopjojnë këngëtarë të huaj, kështu nuk ndodh me amerikanët.
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Merita Halili i kishte tubuar disa adhurues të kësaj muzike në një lokal në një qytet të Amerikës, përderisa amerikanët shihen duke kënduar këngët shqipe.
Po ashtu në lokal shihen edhe duke vallëzuar valle shqiptare, përderisa këndohen këngët e moçme të muzikës popullore shqiptare.
Potpuri shqiptare e kënduar nga Amerikanët
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje