Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Aksidenti, vdes në Austri ish-ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi
Publikuar me 21 Mar 2012

Aksidenti, vdes në Austri  ish-ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi

sh-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi, ka ndërruar jetë sot në një spital të Austrisë, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj. Ajo ishte 51 vjeç.
Ish ministrja e Kulurës gjatë qeverisjes së socialistëve Esmeralda Uruçi dhe i shoqi u plagosën ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre në autostradën Tiranë – Durrës. Ata janë përplasur me një automjet tjetër, me targa TR 6058 K, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Esmeralda Uruçi ka drejtuar Ministrinë e Kulturës në vitet 1999 – 2001 në kohën kur qeverisnin socialistët dhe respektivisht Kryeministrat Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Ajo u largua nga kabineti në vitin 2001 kur në kye të qeverisë u zgjodh Fatos Nano.
Me krijimin e partisë së re të Ilir Metës, LSI, Uruçi u angazhua, për të dhënë më pas dorëheqjen pas kontradiktave me drejtuesit e partisë.


1369
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI