Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

A po e radikalizojnë Islamin në Shqipëri fondacionet e huaja?
Publikuar me 06 Jan 2013

A po e radikalizojnë Islamin në Shqipëri fondacionet e huaja?

Shqiptarja.com sjell sot debatin mbi radikalizimin e islamit, referuar raportit për Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Bëhet fjalë për një raport të Kishës Katolike që shqetësohet për mënyrën sesi po depërton një rrymë radikale e islamizmit në Shqipëri.

Ka qenë monsinjor Angelo Masafra i dioqezës së Shkodrës që i ka raportuar me detaje fondacionit pontifik, ACS, i cili është një kontribues financiar i klerit katolik. Radikalizimi i islamizmit ka shqetësuar edhe vetë komunitetin mysliman, sipas vëzhgimeve të bëra.

Ka shumë financime nga Arabia dhe Turiqa, e cila “pas një shekulli është rikthyer në Ballkan”.


Ilir Kulla, ish-kreu i komunitetit të kulteve deklaron se Censusi i fundit në Shqipëri është  një mënyrë më shumë për të nxitur radikalizmin, për sa kohë që preket dogma fetare.

Madje edhe universiteti i ri Mysliman, i miratuar nga qeveria e Tiranës do të shërbejë për të mbledhur myslimanët e rinj, “që ata të mos kenë nevojë të shkojnë të shkollohen diku tjetër e të asimiliojnë dogma të huaja”.


831
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI