Revista
|
|
Sot shqiptaret po votojne per te 7-en here per zgjedhjet parlamentaret. Ashtu si te gjithe heret e tjera mundesia e per te bere zgjedhje PA INCIDENTE eshte pothuajse e pamundur. Te themi "faji i shqiptareve" eshte shume e thjeshte, por qe mund te themi faji i politikes eshte e pashmangshme.
Sot ne mengjes ne afersi te qendres se votimit ne Lac nje person u vra dhe nje tjeter u plagos. Vetem diten e votimit eshte e mundur te etiketohet dhe te perdoret si arsye bindja politike e viktimes edhe pse vrasja mund te kete ndodhur per arsye te tjera.
Laci ka qene gjithhere nje zone e nxehte si ne zgjedhjet vendore ashtu edhe ne ato parlamentare dhe si zor qe ne 20 vitet e ardhshme mund te behen zgjedhje normale ne ate zone, kjo per faktin se aty eshte krijuar nje lloj utopije ne ate vend. Policia thote se eshte qelluar nga tre arme te ndryshme cfare te sjell ne mend zonat e luftes si Irak apo Afganistan.
Por per ata persona qe njohin mire zonen e Kurbinit mbiemri i kandidatit te PD-se, z. Fufi, e dine mire se me ke kemi te bejme dhe fjala konflikt ne kete rast kuptohet.
Sidoqofte, fakti qe ne shqiperi ka gjithnje probleme me zgjedhjet eshte FAJI I POLITIKES qe ne lista per deputet apo kryetare komunash e bashkishe vene persona qe u sigurojne fitoren pavaresisht nese keta kane lidhje me krimin.
Shqiptaret jane te lodhur shume nga kjo politike e sidomos nga keta kriminele 'politikane' qe mundohen te na bejne te kuptojne se menyra e vetme e berit zgjedhje eshte kjo. Akoma me qesharake eshte fakti qe kur ndodh nje incident nuk humbin kohe te akuzojne njeri-tjetrin per konfliktin.
Pyetja qe mund te bejme spontanisht eshte: A do te arrine ndonje here qe shqiptaret, perfshire politikanet, te bejne zgjedhje si pjesa tjeter e Botes?
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje