Revista
|
|
Lajmi i fundit që u publikua disa ditë më parë mbi origjinën hebre të presidentit iranian Ahmadinexhad, ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve. Revista prestigjoze “Foreing Policy” ka studiuar më nga afër origjinën e familjes së tij duke nxjerrë në dritë disa të dhëna që e afrojnë shumë me hebrenjtë, paçka se e ka mohuar atë kategorikisht. Megjithatë faktet flasin kundër tij. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, një shiit muslyman i autoproklamuar, i famshëm për frekuentimet anti-semite dhe komentet anti-izraeliano mund të jetë pjesë e trashëgimisë hebre. Hebrenjtë nuk mund të bezdisen për ta deklaruar atë, por historia fetare e familjes së tij-ose vetëm thashethemet që qarkullojnë-mund të kenë implikime të rënda për politikën e jashtme iraniane sido që të jetë. Ahmandinexhad e ka pranuar se familja e tij ndryshoi emrin kur ishte i ri, por ka dhënë pak detaje. Sipas dokumentave të qeverisë iraniane dhe pjestarëve të familjes, mbiemri i tij origjinal ishte Saboujian ose “tekstilpunues”. Ky emër edhe pse është i pranishëm midis iranianëve muslyman, tregon shpesh një minorancë. Përveç pozicionit zyrtar, një tjetër emër i një ish-familje e lidh Ahmadinexhadin me emrin Sabaghian ose “lyersrrobash”. Nuk ka shumë rëndësi cili emër ishte, por ngjashmëria e vendeve të punës që përshkruan: Tradicionalisht në Iran, qoftë lyerja e stofave dhe punimi i tyre kanë qënë profesione të këqija, për jo-muslimanët dhe aktivitete jo të pastra fetare. Në përgjithësi midis emrave të familjeve muslymane iraniane, fundi –jan apo yan do të thotë një raport me profesionin apo lokalitetin. Por kjo mund edhe të tregojë një armen apo edhe një sfond asirian (Nestorian-Chaldean) dhe kështu identifikon muslymanët me pasurinë e familjeve kristiane – diçka që observatorët e tjerë kanë mbledhur. Megjithatë, punonjësit dhe lyersit e veshjeve hebrej ishin më të zakonshëm gjatë shekullit të kaluar në rajonin përreth qytetit të lindjes së familjes Aradan që ishin punues dhe lyers armen dhe asirian.
Origjina
Qyteti i lindjes së Ahmadinexhad, Aradan kishte një minorancë hebre në kohët moderne, të mbeturit e një komuniteti që daton që nga koha e “Rrugës së Mëndafshtë”, përgjatë shekujve të 3 dhe të 6 para Krishtit. Në të njëjtën mënyrë, të dy si Sabour dhe Sabagh ishin mbiemra jo të zakonshëm për tekstilistët dhe lyersit mysliman të rrobave. Ahmadinexhad ka mbështetur se është nga një familje shiite shumë gjeneratash, ndryshimi i emrit në vitin 1950 ishte i pazakontë. Është e vërtetë se të afërmit e Ahmadinexhadit kanë vënë re se nuk ka pasur një migracion konstant nga fshatrat e Teheranit gjatë shekullit 19 dhe 20. Por duke urbanizuar familjet nuk u tentua të ndryshoheshin emrat e tyre kaq radikalisht--as në fshehjen e prejardhjes së thjeshtë.
Nëse Ahmadinexhad është efektivisht me origjinë hebre, historia e familjes së tij përfaqëson një model klasik të konvertimit fetar: Adopto Islamin, lë qytetin e lindjes ku njerëzit mund të të njohin si një hebre, për të kaluar në një pozicion të ri, ku përzierja midis popullsisë muslymane është më e lehtë, të bësh punë të ndryshme. Dhe vetëm në rastin që dikush do të vërë në dyshim besimin e tyre të dimostrosh dashurinë për Islamin, duke sulmuar fenë e mëparshme dhe minorancat e tjera fetare.
Është një histori klasike, që ka ndodhur edhe shumë kohë më parë. Opozitarët e Ahmadinexhadit në Iran–përfshi edhe konservatorët fetarë shiitë-e kanë ngritur çështjen e origjinës së tij etnike dhe fetare që kur garonte për kryetar bashkie të Teheranit në 2003-in. Disa e bëjnë sepse janë antisemitë, të tjerë sepse janë anti-izraelianë, të tjerë akoma sepse shikojnë tek ai një dobësim të interesave politike dhe shumë sepse e konsiderojnë një hipokrit. Ahmadinexhad nuk i është përgjigjur mirë kësaj sfide të brendshme, dhe shumë shpejt arrestoi një blogger dhe një editor me prejardhje nga kleri shiit, Mehdi Khazali, që ngriti çështjen në verën e kaluar.
E vërteta
Pjesërisht për shkak të këtij represioni, ne jemi për të detyruar të mësojmë të vërtetën absolute rreth së shkuarës së familjes së Ahmadinexhadit, cilado qoftë ajo. Në veçanti në Iran, gjenealogjitë janë modifikuar në mënyrë që të bien në linjën me trashëgiminë sociopolitike—nga Dario i Madh në Pahvli Shahs. Shkrimet janë alternuar dhe kujtimet janë vënë ngadalë në linjë me imazhin e ri publik. Por në fund, zhurma është gati e fuqishme ashtu si e vërteta kur flitet për të plazmuar aksionet e Ahmadinexhadit, brenda dhe jashtë vendit. Asnjë prej të dhënave nuk sugjerojnë se ai kishte ndonjë pjesmarrje aktive në zgjedhjet që kishte bërë nga prindërit e tij kur ishte akoma një fëmijë. E megjithatë edhe sugjerimet që nuk ka qënë shiit për shumë breza—edhe pse familja e nënës së tij mbështet prejardhjen nga profeti Muhamed-minon legjitimitetin e Ahmadinexhadit në sytë e shumë konservatorëve iranianë. Në analizën e fundit, në frontin e brendshëm në Iran, e tërë çështja luan në një gropë thithëse gjithmonë e në rritje midis mullahëve dhe Ahmadinexhadit, disa prej të cilëve kanë kontestuar linjën e familjes së tij muslymane për vite. Shpeshherë background-i i tij i vënë në diskutim mund edhe të shpjegojë përse ai dhe të afërmit e emëruar prej tij në zyrtarë të lartë po punojnë fort për të krijuar një shtet laik, duke u larguar nga supervizioni teokratik i politikës. Në frontin ndërkombëtar, problemi i së kaluarës së Ahmadinexhadit prodhon komplikime të tjera. Ashtu si trashëgimia e tij bëhet një çështje më shumë publike, e bënë atë vetëm më pak të mundshëm që mund të gjejë një gjuhë të përbashkët me Izraelin, pa kompromentuar vetveten në sytë e muslymanëve. Për të mbrojtur në vazhdim karrierën e tij politike, Ahmadinexhad do të jetë i detyruar të riafirmojë identitetin e tij shiit, duke u prezantuar si kampion i muslymanëve dhe të drejtave të palestinezëve mbi atë të Izraelit dhe hebrenjve. Si konseguencë, origjina hebre e Ahmadinexhadit, nëse ekziston, do të bëjë sjellë vetëm paqe në Lindjen e Mesme dhe do të bëjë kompromis me Shtetet e Bashkuara, më pak e mundshme nga ana e tij. Dhe në tentativën për të devijuar dhe rritur komplikimet-reale apo imagjinare-nga e kaluara e tij, presidenti iranian vazhdon të njollosë imazhin e vendit të tij dhe të shkatërrojë legjitimitetin e vet.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje