Revista
|
|
Jo! Shkenca mbështetet mbi vëzhgime dhe ripërsëritje. Mrekulli si p.sh., Mishërimi dhe Ringjallja janë të një natyre e cila nuk ka të ngjarë (ato nuk janë dukuri të zakonshme të natyrës që shkenca mund ti studioj sipas metodave të saj të ripërsëritjes). Pra, askush nuk mundet që ti riprodhojë ose ripërsëris këto ngjarje në një laborator për ti studiuar. Për këtë arsye shkenca nuk mundet që të jetë gjykuesja apo juria, për faktin nëse këto ngjarje kanë ndodhur me të vërtetë ose jo.
Në rradhë të parë, na duhet që të pranojmë që metoda shkecore është e dobishme për të studjuar natyrën por jo mbi-natyrën. Sikurse yjet e futbollit flasin jashtë expertizës së tyre kur dalin nëpër reklama televizive dhe na tregojnë se çfarë brisku rroje duhet që të blejmë, ashtu edhe shkencëtarët flasin jashtë fushës së tyre kur i adresohen çështjeve teologjike si mrekullitë apo Ringjalljen (e Krishtit).
Në të vërtetë, ka arsye të mira për të besuar në mrekullitë e Biblës. Një faktor i rëndësishëm lidhur me këtë çështje ëshë vetë koha e shkurtër që kaloi midis shërbesës së mrekullueshme të Jezusit dhe publikimit të ungjijve. Kjo kohë e shkurtër e bënte të pamundur zhvillimin e legjendave me mrekulli. Pasi, shumë nga dëshmitarët okularë të mrekullive të Jezusit do të kenë qenë ende gjallë për të hedhur poshtë çdo paraqitje të ndonjë mrekullie të rreme (shiko 1 Kor 15:6).Gjithashtu duhet që të mirënjohim karakterin e ndershëm e burrave të cilët dëshmuan për këto mrekulli ( si p.sh., Pjetri, Jakobi dhe Gjoni). Burra të tillë nuk ishin të prirur për të dëshmuar në mënyrë të rreme, pasi ata ishin gati që të jepnin jetët e tyre vetëm për të mos mohuar besimin e tyre (tradita e kishës dhe historia dëshmojnë që shumica prej dishepujve të Jezusit e humbën jetën e tyre përshkak se nuk e mohuan dëshminë e tyre për të).
Gjithashtu, gjatë asaj kohe kishte edhe dëshmitarë të cilët mund ti quajmë kundërshtarë të mrekullive të Krishtit. Kur Jezusi e rringjalli Llazarin nga të vdekurit, askush prej krerëve të priftërinjve apo farisenjtë nuk e kundërshtuan mrekullinë (Gjoni 11:45-48). (Nëse ata do të ishin në gjëndje që ta kundërshtonin atë, atëherë do ta kishin bërë shumë shpejt.) Sepse, ata kishin më tepër si qëllim që ta ndalonin Jezusin për fare (vargjet 47-48). Për shkak se kishte kaq shumë kundërshtarë të cilët e ndiqnin dhe e vëzhgonin Jezusin gjithmonë, fabrikimi i hitorive të mrekullive në shërbesën e Tij do të ishte e pamundur në atë kohë.
Unë besoj që natyra dhe Shkrimi, nëse interpretohen me drejtësi, nuk bien në konflikt. Perëndia ka komunikuar me njerëzimin si nëpërmjet zulesës së tij të përgjithshme (natyrës, ose universit e dukshëm) dhe nëpërmjet zublesës së tij të veçantë (Biblës). Meqënëse të dyja këto zbulesa vijnë nga Perëndia – dhe meqënëse Perëndia nuk e kundërshton vetveten e Tij – neve na duhet që të konkludojmë që të dyja këto zbulesa janë dakort me njëra-tjetrën. Ndërkohë që mund të ketë konflikte midis interpretimit tonë në lidhje me universin e dukshëm me interpretimin tonë të Biblës, përfundimisht nuk gjenden kontradita të papajtueshme.
Ne mund të themi se shkenca është një interpretim i gabuar njerëzor i universit të dukshëm dhe teologjia është një interpretim i gabuar njerëzor i Shkrimeve. Nëse një njeri profan (shekullar) e kundështon idenë që shkenca mund të gabohet, kujtojini atij atë ç’farë ka provuar historiani i shkencave Thomas Kuhn në librin e tij ”Struktura e revolucioneve skencore” (The structure of scientific revolutions) – Që, shkenca është gjithnjë në një gjëndje ndryshimi konstant. Zbulimet e reja kanë shkaktuar gjithnjë që shembujt e mëparshëm shkencorë të hidhen poshtë në favor të paradigmave të reja.
Ky është kuptimi: nuk është natyra dhe Shkrimi që bien në kundërshtim; por është shkenca (interpretimi i gabuar i njeriut mbi Natyrën) dhe teologjia (interpretimi i gabuar i njeriut mbi Shkrimet) të cilat ndonjëherë bien në mosmarrëveshje. Për këtë arsye njeriu shekullar nuk mundet që thjesht të heq nga mendja pjesë të Biblës, sepse ”shkenca dhe Bibla në dukje bien në kundërshtim”.
Përktheu: Marient Dimushi
Marrë nga libri The Complete Book of Bible Answers, i Ron Rhodes. Does Science disprove the miracles of the Bible?
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje