Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

8 Marsi, Dita kur gratë kërkuan të drejtat e tyre
Publikuar me 08 Mar 2010

8 Marsi, Dita kur gratë kërkuan të drejtat e tyre

Ideja për të pasur një ditë ndërkombëtare të gruas lindi në fillim të shekullit të 20. Në një kohë që bota përballej me një revolucion të madh ekonomik dhe individual, kushtet e këqija të punës, pagat e ulëta dhe diskriminimi detyruan punonjësit të hidheshin në protesta. Protesta e parë ishte ajo e 8 marsit 1857 e grave, që punonin në tekstile në Nju Jork. Ngjarja shkaktoi dhe ndërhyrjen e forcave policore. Dy vite më vonë, u ngrit organizata për punën, në një kohë që më çdo 8 mars, protesta të mëdha përfshinin vendin, më e madhja nga këto ndodhi pikërisht në vitin 1908 ku 15 mijë gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut, duke kërkuar orar më të shkurtuar pune, rroga më të mëdha dhe të drejtë vote. Në vitin 1910 në Kopenhagen u mbajt Konferenca e parë ndërkombëtare për gruan, ku u caktua dita ndërkokmbëtare e gruas. Kushtet e punës u rishikuan pas vdekjes së 140 punëtorëve si pasojë e përfshirjes së një fabrike nga flakët në Nju Jork. Në perëndim, kjo ditë filloi të merrte vlerën e saj vetëm në vitin 1960. Demonstratat për ditën e gruas në Rusi, shkaktuan edhe atë që njihet si revolucionini rus i vitit 1917. Edhe 8 marsi u identifikua fillimisht si një ngjarje politike, me kalimin e viteve është kthyer në një ditë dashurie për gruan.


1276
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI