Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

7 sfidat kryesore të Papës së ri
Publikuar me 14 Mar 2013

 7 sfidat kryesore të Papës së ri

Papën Françesk e pret një axhende pune po aq e gjatë sa veladoni i tij. Ish-kardinali Bergoglio do të drejtojë 1,2 miliardë katolikët e botës dhe Kishën në një prej momenteve më të vështira të saj, që ka bërë llogaritë me skandal pas skandali, me ndryshimin e demografise e thirrjet per liberalizim. 

Shtate jane sfidat kryesore të Papes së ri:  
1. Te nise pastrimin brenda ne Vatikan. Benedikti i 16-te urdheroi qe raporti mbi burokracine e Kishes t'i tregohet vetem dy personave: atij dhe pasardhesit te vet. Pasi ta lexoje, Françeskut do t'i duhet te merret me thashethemnajat, korrupsionin e ligesite brenda mureve te Selise se Shenjte.  

2.Ta nxjerre kishen nga vorbulla e skandaleve te abuzimeve seksuale. Kjo ishte kriza qe konsumoi papatin e Benediktit dhe kercenoi te erresonte Konklaven. Viktimat e abuzimeve pretendojne qe Vatikani te marre me teper pergjegjesi per deshtimin e tij ne mbrojtjen e femijeve.  

3.Afrimi me fete e tjera. Benedikti shkaktoi indinjate ne 2006-n kur citoi nje perandor qe i pershkruante disa nga mesimet e profetit Muhamed si "te demshme e cnjerezore". Por Ratcingeri i riparoi deri diku plasaritjet me judaizmin dhe per marredhenia te mira me hebrenjte lavderohet edhe papa i ri.

4.Te fitoje perendimin. Benedikti nuk e frenoi dot te tatepjeten e kishes ne Europen-fortese tradicionale te saj.Nga Françesku pritet te rrise mbeshtetjen ne kontinentin e vjeter e prej.  

5. Do te duhet t'i jape pergjigje pyetjeve a duhet te kete gra prifteresha dhe a duhet t'u lejohet prifterinjve martesa.  

6. Nje prej detyrave te Papes se ri do te jete modernizimi i kishes. Sondazhet tregojne se shumica e katolikeve ne Shtetet e Bashkuara kerkojne qe Ati i Shenjte t'i jape institucionit roman nje drejtim me liberal.  

7. Se fundi eshte edhe ceshja e persekutimit te 100 milione te krishtereve ne mbare boten, sic deshmon organizmi Open Doors. Papa Benedikt pretendonte se te krishteret jane grupi fetar me i shtypur ne bote, qe perballet me diskriminimin e shpeshhere edhe dhunen.


947
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI