Revista
|
|
Gazeta “The Times” boton listën e njerëzve më të rëndësishëm të dekadës
Nga presidenti amerikan Barack Obama, David Beckham e deri tek Bin Laden
Më shumë se 270 nominime, 21 anëtarë përzgjedhës e një fitues. Është kjo lista e 50 njerëzve më me influencë të dekadës e botuar nga gazeta britanike “The Times”. Personat që do bënin pjesë në listë duhet të ishin të rëndësishëm, me influencë dhe interesantë. Kjo ishte një dekadë, në të cilën interneti i dha formë botës sonë e ndaj krijuesit e aplikimeve më të rëndësishme si “Apple”, “Google”, “Facebook”, “Youtube” dhe “Amazon” shfaqen në 25 vendet e para. Të qenit i famshëm është një tjetër tipar përcaktues i dekadës sonë. Famë për shkak të arritjeve në fusha të ndryshme, por edhe fama thjesht për hir të famës. Në vend të parë qëndron Barack Obama. Barack Obama është njeriu i parë me ngjyrë që bëhet president i Shtëpisë së Bardhë, e ndërtuar pjeshërisht nga skllevërisht me ngjyrë. E kjo e bën sigurisht një prej njerëzve më të rëndësishme të kësaj dekade. Në vend të dytë është Simon Cowell. Shfaqja televizive që ai drejton “X Factor” është më e madhja në Britaninë e Madhe, e eksportuar edhe në Amerikë. Simon Cowell mund të quhet pa frikë një gjeni i sipërmarrjes në biznesin e argëtimit ose siç quhet ndryshe “showbiz”. Tony Blair mban vendin e tretë. E duan ose e urrejnë, por e sigurt është që ai nuk mund të injorohet. Ai është kryeministri që ka mbijetuar më shumë në post nga partia laburiste dhe ia dhënë konturet panoramës politike të kësaj dekade. Dy shkencëtarët, Francis Collins dhe J. Craig Venter, vijojnë në vendin e katërt. Venter është biologu amerikan që bëri sektorin privat të financonte për të përshpejtuar progresin e Projektit të Gjenomit Human. Me gjenetistin dhe fizikanin Fransic Collins nga Instituti Kombëtar i Shëndetit. Richard Dawkins, ateisti më i zellshëm britanik, me një përkushtim që haset më shumë tek besimtarët e zjarrtë qëndron në vendin e pestë. Ai është zëri paralajmërues në një epokë fundamentalizmi në rritje. Ai është bashkëthemeluesi i fushatës “OUT” që përkrah ateizmin. Vendi i gjashtë i shkon një shkrimtareje, J.K. Rowling. Nga një nënë beqare që jetonte në një shtëpi të ndihmës sociale ajo u bë një miliardere e famshme në gjithë botën. E kjo falë magjisë së librit “Harry Potter”, i cili është bërë edhe film. Por gjithashtu, ajo merret dhe me filantropi. Bin Laden është “katallani” më i famshëm i dekadës së parë të shekullit të 21-të. Një simbol horrori për perëndimin, njeri në arrati edhe vrasës. Fytyra e tij është mbase më e njohura në planet e prapëseprapë ai mbetet i pakapshëm. Larry Page dhe Sergey Brin, të cilët krijuan “Google” mund të mos duken si miliarderët tipikë, por ato qëndrojnë në traditën e industrialistëve të mëdhenj amerikanë të shekullit të fundit. Ata kanë sjellë etikën e shpejtësisë dhe efikasitetit në funksion të mendjes. “Facebook” është një vend takimi virtual që u ka lejuar mundësinë shumë njerëzve të bashkëveprojnë e të tjerëve të gjejnë njerëz që i kishin humbur prej vitesh. E kjo është meritë e një djaloshi që ishte shumë i ri, kur e mori përsipër duke u bërë një ndër njerëzit e rëndësishëm të dekadës. Së bashku me gruan e tij, David Beckham u kthye në një prej eksporteve më të suksesshme të Britanisë. Statusi i tij prej ikone, jo vetëm sporti, por edhe tendence, mode edhe kulture popi e ka bërë atë një prej njerëzve më me influencë.
1. Barack Obama, presidenti i parë me ngjyrë i SHBA
Barack Obama është njeriu i parë me ngjyrë që bëhet president i Shtëpisë së Bardhë, e ndërtuar pjesërisht nga skllevërit me ngjyrë. E kjo e bën sigurisht një prej njerëzve më të rëndësishme të kësaj dekade.
2. Simon Cowell, sipërmarrës muzikor
Shfaqja televizive që ai drejton “X Factor” është më e madhja në Britaninë e Madhe, e eksportuar edhe në Amerikë. Simon Cowell mund të quhet pa frikë një gjeni i sipërmarrjes në biznesin e argëtimit ose siç quhet ndryshe “showbiz”.
3. Tony Blair, ish-kryeminstri britanik
E duan ose e urrejnë, por e sigurt është që ai nuk mund të injorohet. Ai është kryeministri që ka mbijetuar më shumë në post nga partia laburiste dhe ia dhënë konturet panoramës politike të kësaj dekade.
4. Francis Collins dhe J. Craig Venter, pionierë shkence
Venter është biologu amerikan që bëri sektorin privat të financonte për të përshpejtuar progresin e Projektit të Gjenomit Human. Me gjenetistin dhe fizikanin Fransic Collins nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.
5. Richard Dawkins, shkrimtar
Ateisti më i zellshëm britanik, me një përkushtim që haset më shumë tek besimtarët e zjarrtë. Ai është zëri paralajmërues në një epokë fundamentalizmi në rritje. Ai është bashkëthemeluesi i fushatës “OUT” që përkrah ateizmin.
6. J.k. Rowling, shkrimtare
Nga një nënë beqare që jetonte në një shtëpi të ndihmës sociale ajo u bë një miliardere e famshme në gjithë botën. E kjo falë magjisë së librit “Harry Potter”, i cili është bërë edhe film. Por gjithashtu, ajo merret dhe me filantropi.
7. Osama bin Laden, lider i Al-Kaedës
Bin Laden është “katallani” më i famshëm i dekadës së parë të shekullit të 21-të. Një simbol horrori për perëndimin, njeri në arrati edhe vrasës. Fytyra e tij është mbase më e njohura në planet e prapëseprapë ai mbetet i pakapshëm.
8. Larry Page dhe Sergey Brin, themeluesit e “Google”
Larry Page dhe Sergey Brin, të cilët krijuan “Google” mund të mos duken si miliarderët tipikë, por ato qëndrojnë në traditën e industrialistëve të mëdhenj amerikanë të shekullit të fundit. Ata kanë sjellë etikën e shpejtësisë dhe efikasitetit në funksion të mendjes.
9. Mark Zuckerberg, themeluesi i “Facebook”
“Facebook” është një vend takimi virtual që u ka lejuar mundësinë shumë njerëzve të bashkëveprojnë e të tjerëve të gjejnë njerëz që i kishin humbur prej vitesh. E kjo është meritë e një djaloshi që ishte shumë i ri, kur e mori përsipër duke u bërë një ndër njerëzit e rëndësishëm të dekadës.
10. David Beckham, futbollist
Së bashku me gruan e tij ai u kthye në një prej eksporteve më të suksesshme të Britanisë. Statusi i tij prej ikone, jo vetëm sporti, por edhe tendence, mode edhe kulture popi e ka bërë atë një prej njerëzve më me influencë.
1. Barack Obama, presidenti i parë me ngjyrë i SHBA
2. Simon Cowell, sipërmarrës muzikor
3. Tony Blair, ish-kryeministri britanik
4. Francis Collins dhe J. Craig Venter, pionierë shkence
5. Richard Dawkins, shkrimtar
6. J.k. Rowling, shkrimtare
7. Osama bin Laden, lider i Al-Kaedës
8. Larry Page dhe Sergey Brin, themeluesit e “Google”
9. Mark Zuckerberg, themeluesi i “Facebook”
10. David Beckham, futbollist
11. George W. Bush, ish president i SHBA
12. Vladimir Putin, kryeministër i Rusisë
13. Jamie Oliver, shef kuzhine
14. Banksy, artist
15. Steve Jobs, bashkëthemelues dhe drejtues i “Apple”
16. Tiger Woods, kampion golfi
17. Jeff Bezos, themelues i “Amazon”
18. David Simon, krijues i “Wire”
19. Damien Hirst, artist
20. Angela Merkel, kancelare gjermane
21. David Chase, kriues i “Sopranos”
22. Sacha Baron Cohen, komedian
23. Amy Winehouse, këngëtare
24. Jade Goody, yll shfaqjes realiteti televizive
25. Mbretëresha e Anglisë
26. Al Gore, politikan dhe ambientalist
27. Steve Chen, Chad Hurley dhe Jawed Karim, themelues të “Youtube”
28. Philip Green, biznesmen
29. Ricky Gervais, komedian
30. Usain Bolt, atlet
31. Zaha Hadid, arkitekt
32. Antony Gormley, artist
33. Bernie Madoff, mashtrues
34. Aung San Suu Kyi, lider Birmanian pro-demokracisë
35. Warren Buffett, miliarder filantrop
36. Michael O'leary, themelues i “Ryanair”
37. Alex Ferguson, menaxher i “Manchester United”
38. Malcolm Gladëell, shkrimtar
39. Oprah Winfrey, femër e pushtetshme e medias
40. Katie Price, modele dhe biznesmene
41. Dan Brown, shkrimtar
42. Jack Dorsey, Biz Stone dhe Evan Williams, themelues të “Twitter”
43. Kate Moss, supermodel
44. Helen Mirren, aktore
45. Alan Greenspan, ekonomist
46. Andrew Flintoff, lojtar briketi
47. Ellen Macarthur, marinare
48. Sebastian Coe, shef i komitetit të Lojërave Olimpike të Londrës
49. Roman Abramovich, oligark dhe pronar i “Chelsea FC”
50. Nicholas Hytner, drejtor i Teatrit Kombëtare britanik
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje