Revista
|
|
Si sot pese vjet do te vdiqte ne nje aksident ne mes te tiranes Presidenti i Top Medias Dritan Hoxha dhe bashke me te nje gazetaret e kesaj media Entela Hysko.
Ndryshe nga pervjetoret e tjere kesaj here do te hedhim drite mbi kete te fundit se kush ishte Entela Hysko.
Nuk eshte per nje diskutim shoqeror por nje diskutim shoqeror duhet te bere per te dhene mendimet dhe per te degjuar njeri-tjetrin KUSH ESHTE ENTELA HYSKO?
Entela Hysko ka lindur më 5 korrik 1980 në Çorovodë të Skraparit. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i mbaroi në vendlindje. Shkollën e Mesme të Përgjithshme e mbaroi në gjimnazin "Arben Broci" në Tiranë. Ka përfunduar Fakultetin e Akademisë së Arteve për aktrim dhe më pas Specializimin për regjizurë.
Në dhjetor të vitit 2007, Entela Hysko ka qenë e ftuar nga fotografi me famë botërore Fadil Berisha në SHBA për një album fotografik. Atje është takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkëshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenë e ftuar edhe në Itali ku ka pozuar në një nga studiot më të njohura italiane.
"Entela ka qenë e dhënë pas artit që kur ishte e vogël, 5-vjeçe. Kishte pasion kërcimin dhe të bëhej aktore. Ajo merrte fëmijët e tjerë dhe i organizonte për koncerte imagjinare. Unë i kam qëndruar pranë gjithmonë dhe për t'ia realizuar dëshirën e dërgova në Tiranë për të mbaruar edhe shkollën e mesme.
Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Arben Broci" në vitin 2000. Gjatë asaj kohe është marrë edhe me aktivitete kulturore. Më pas, vazhdoi shkollën e lartë për aktore dhe pasi e përfundoi atë, filloi specializimin për regjizore. Të dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera", tregon nëna e saj. Ajo thotë se kur vinte në shtëpi Entela vetëm lexonte libra. "Fli, ti mami, se unë këtë punë kam", më thoshte.
Puna
Nëna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar më shumë se dhjetë vjet në "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotë se, ka punuar me përkushtim dhe pasion në këto media, por njëkohësisht shpreh keqardhje se nuk i kanë shkuar për ngushëllim drejtuesit e këtyre mediave dhe shoqëria e punës.
"Vajza ime ka punuar në "Top-Channel", që kur ishte në shkollën e mesme, "Arben Broci" në Tiranë e deri në ditën e fundit të jetës, por ata nuk erdhën për ngushëllim", thotë nëna e Entelës.
Ajo thotë se ka pritur me shpresë se do të vinin për ngushëllim njerëzit e punës ku ajo punoi për më shumë se dhjetë vjet, por nuk ndodhi kështu.
"Më ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar për dhjetë vjet me korrektësi, bile ka qenë në poste drejtuese, por nuk u vlerësua prej tyre", thotë nënë Nazimeja. Mbesa e saj thotë se, ka qenë për ngushëllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjë çast së qari.
Nazimeja tregon se, Entela kishte në plan për të bërë një film vetë, por nuk na tregoi se çfarë filmi.
"Do t'ua bëjë surprizë, më thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natën vonë. Shumë dorëshkrime të saj janë aty në sirtar", thotë ajo. Njerëzit e saj të afërt tregojnë se, Entela ka qenë anëtare e komisionit të përzgjedhjes së anëtarëve që po marrin pjesë në spektaklin "Big Brother", që po transmetohet nga "Top-Channel".
Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle në këtë televizion. "Entela ishte e dashur me të gjithë njerëzit që nga të vegjëlit e deri tek të moshuarit", thotë nëna e saj.
Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nënës së saj, Nazimesë
Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e "Top Media", ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtë varrezave "Dëshmorët e Kombit".
Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj.
Ajo përkëdhel një fotografi të Entelës që e mban në prehër dhe lotët i rrjedhin papushim. Pranë ka bashkëshortin, Bariun, djalin e vetëm që ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzën tjetër, e cila ndodhet në Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me të zeza i qëndrojnë pranë për t'i lehtësuar dhimbjen. "Më iku vajza, më iku drita e syve", flet ngadalë nëna e Entelës dhe përkëdhel portretin e saj në një kornizë të madhe. Ajo thotë se tani jeton vetëm me kujtimet e Entelës dhe të gjitha ato gjëra që ajo ka lënë në shtëpi.
Më pas, nënë Nazimeja nis e tregon për çastet e fundit kur ishte ndarë me Entelën. "Një natë para se të më ikte përgjithmonë, kam fjetur në një shtrat me të. Burri kishte ikur në Skrapar dhe ne fjetëm bashkë nënë e bijë. Gjithë natën nuk e zinte gjumi dhe më puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diçka. Në mëngjes iku në punë, si gjithmonë. Më tha se, do të vij vonë në shtëpi, sepse do të shkoj për urim në një dasmë, por t'i mos u mërzit se do të vij në shtëpi në darkë. Në drekë, Entela më mori në telefon dhe më pyet se çfarë po bëja. Unë e pyeta, a hëngre drekë, e ajo më tha se, "tani po ha atë që më përgatite ti".
Më mori në telefon edhe një herë pasdite dhe më tha mos u mërzit se do të vij në darkë. Në fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelës dhe ishte hera e fundit që dëgjova zërin", thotë e ëma e Entelës, Nazimeja, duke shpërthyer në të qara.
"Pastaj nuk më mori më në telefon. Në mbrëmje unë u bëra merak, dhe mezi po prisja që të vinte në shtëpi. Të premten në mëngjes rreth orës 6:00 vjen vëllai i një shoqes së saj dhe më thotë se, Entela ka pësuar një aksident dhe është plagosur, e kanë çuar në Spitalin numër një. Dy kushërinj më morën me makinë dhe më çuan në spitalin numër një, por atje na thanë se nuk dinin gjë. Atëherë u nisëm për në Spitalin Ushtarak. Dy kushërinjtë u futën para në spital, dhe unë atëherë e ndjeva se vazjës i kishte ndodhur diçka e rëndë. Nuk mbaj mend asgjë më shumë, sepse më kishte rënë të fikët", tregon nëna e Entelës, Nazimeja.
Tragjedia e madhe kishte tronditur të gjithë banorët e lagjes ku banonte familja Hysko. Të gjithë njerëzit e pallatit u janë gjendur pranë, duke ndihmuar për ta përballuar dhimbjen e thellë. Ata kanë njoftuar menjëherë babain e saj që ndodhej në Skrapar, djalin që ndodhej emigrant në Angli dhe vajzën në Greqi. Të shtunën në orën 11:00, Entela është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Shish Tufinës nga njerëzit e saj të afërt dhe qindra e qindra qytetarë.
Telefonata kërcënuese për të censuruar vdekjen e Entelës
Individë të njohur edhe në botën e gazetarisë u angazhuan me të gjitha mjetet që të censurohej vdekja tragjike e Entela Hyskos. Ata kërcënuan një pjesë të mirë të gazetarëve dhe fotoreporetëve që të mos botonin as inicialet e Entelës na lajmet e dhëna për aksidentin tragjik. Mesazhet dhe telefonatat kanë qenë të qarta. "Po i marrim të gjithë në telefon dhe aksush nuk do të botojë qoftë edhe inicialet e Entelës", ishte mesazhi telefonik që shoqërohej sa në njërën media në meidan tjetër. Dhe çudtërisht të nesërmen e asidentit tragjik, me përjashtim të dygazetave, askush tjetër nuk guxoi të dalë dhe të nxejrrë publiksht të vëretën. U munduan ta fshehin dhe groposin atë duke harruar se e drejta vonon, por gjithmonë fiton, thotë një postulat.
Entela ishte viktimë e një aksidenti tragjik, ashtu si pronari i Top Media, por nëse Dritan Hoxhës iu kushtua një hapësirë shumë e madhe informative, dhe mirë u bë, për Entelën nuk u lejua që të flitej asnjë fjalë. Nuk u lejua që as në televizionet e tjera të shqiptoheshin inicialet e emrit të saj. Ajo meritonte më shumë vëmendje nga media dhe jo censurë. Televizioni "Top-Channel" ka trumbetuar me forcë mbrojtjen e fjalës së lirë, por gjatë katër ditëve të fundit u kthye në një televizion që e censuron atë dhe aq më keq kur bëhet fjalë për një njeri që punoi për dhjetë vjet në këtë media dhe shkoi tragjikisht në botën tjetër.
Zhduket videoja në internet me Dritan Hoxhën
Në një site të huaj ishte prej ditësh një video e Dritan Hoxhës me Entela Hyskon në ambjentet e punës. Kjo video ka akoma sot gjurmën e saj në internet. Ata që kanë zhdukur në mënyrë misterioze fotot e Entelës nga interneti kanë bërë çmos që ta zhdukin edhe këtë video. Dhe ja kanë arritur në një farë mënyre. Në pamundësi për ta fshirë atë fare, pasi ajo i përket një faqeje të huaj, kanë mundur që ta virusojnë me një virus shkatërrues për kompjuterin duke bërë që kjo video të mos jetë e vlefshme. Sërish një përpjekje tjetër për të fehshur një të vëretët që dikujt nuk i intereson të bëhet transparente përpara opinionit.
28/02/2005
Vajdin Lamaj, Presidenti i Federates se Boksit dhe Zv/president i "TOP Albania Radios", eshte vrare si pasoje e nje atentati me eksploziv. Shperthimi i ekslozivit ndodhi rreth ores 01 .30 pas mesnates , ne pallatin ku banonte Lamaj.
23/05/2008
Humbi jetën presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 30 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, pothuajse përballë studiove të Top Channel.
Dua ta filloj ndryshe nga sa bene (ne menyre te turpshme e qesharake mediat Shqiptare).
Vdiq ne nje aksident D.H. dhe nje e re 27 vjeçare Entela Hysko. Entela ishte nje vajze e re, plot jete, ndersa Dritani ishte ne kerkim te destinit te tij.
Per mediat Shqiptare dhe per spikerin e TCH i cili eshte po ai qe dha edhe lajmin e vdekjes se xhaxhit Enver, Shqiperia eshte ne zi, ndersa vajza qe ndodhej ne krahe te bosit, thjesht e paperfillshme.
Siglat e emrit te saj ne kronikat e lajmeve me goditen me shume se vete lajmi.
dritan hoxha Ky eshte informacioni shqiptar, pjese te se cilit e kishte ndertuar edhe D.H. Ai qe kishte kuptuar etjen e Shqiptarve per TV dhe rendesine e mediave ne kontrollin e politikes, te cilen e perdorte per te ruajtur Monopolin mediatik qe kishte krijuar.
Kush ishte Dritan Hoxha??
Tani ishte pjese e bandave te Laprakës, i shërbente dikur Vajdinit. Minimalisht pranohet në heshtje nga të gjithë se Tani ulte sytë kur i dilte përpara Vajdini, njëlloj si një nuse e turpëruar.
Lapraksi i vogël Tani, si shumë çuna të tjerë që silleshin rrugëve, fillimisht shiste kafe e më pas u lidh me Vajdinin e shiste drogë.
Vajdini, ky “kryepolic” i kohës, Tani dhe gjithë eskorta e “policëve” të rekrutuar në atë kohë pa një kriter të shëndoshë, por shkurt për qëllime kriminale dhe banditeske nga vetë Vajdini.
Në fakt, dihet se Vajdini ishte mbreti i drogës në Shqipëri.
Pastaj i doli konkurrent Miri i Xhikes. Këlysh droge i Vajdinit dihet botërisht se është Tani. Por sa këlysha të tjerë si Tani kanë krijuar këta baronë të drogës?! Miri i Xhikes vdiq. Vajdini u ekzekutua barbarisht me tritol. Tani kishte mbetur akoma gjallë.
TE gjithe e quajne gjeni dhe askush Krijuesin e Monopolit te pare Shqiptar. Monopoli qe mashtroi 200.000 abonues duke i deturuar te abonoheshin 2 here,
Monopoli qe ka zaptuar Piramiden. Mendoni qe paguajne qera 1.5 dollarë për metër katrorë per nje vend te tille ne qender te Tiranes dhe kush jeton ne Tirane e di mire sa eshte qeraja ne qender te Tiranes, sigurisht 50 here me shtrenjte.
Ligji per trasmetimin e sinjalit tokesor eshte nje skandal i vertete qe mund te ndodh vetem ne Shqiperi.
E para,
pse askush nuk pyeti, cfare bente bashkeshorti dhe babai i kater femijeve, njeri prej te cileve vetem njevjecar, naten vone rrugeve te Tiranes me nje vajze ne makinen e tij?
E dyta,
cfare bente qytetari president i Top Medias me ate shpejtesi marramendese dhe vdekjeprurese rrugeve te ngushta te kryeqytetit, te frekuentuara shpesh edhe naten nga te rinj qe kthen nga lokalet, apo pastruese te zonave publike? Une thjesht e konsideroj nje vrases, sepse D.H. shkaktoi vdekjen e te rese Entela Hysko, por mund te kishte rrezikuar jeten e dhjetra njerezve te tjere qe ndodheshine ne rruget e qendres se Tiranes.
Këtë temë dhe shkrim e mora përsipër, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Për sa i përket qëndrimit në fushën e politikës, nuk e kam ndërprerë asnjëherë komunikimin dhe bashkëpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegë të tjerë nuk e kanë mbajtur këtë qendrim. Homazhi i gazetës tonë për vdekjen e presidentit të Top Channel-it iu bashkua homazhit të përgjithshëm të medias, sigurisht me ato specifika që gjithnjë e dallojnë gazetën “55”. Nuk i heqim ndonjë fjalë dhe nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë reagimin e të tjerëve për këtë ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjën e qytetarisë që të jemi gjakftohtë dhe të themi ndonjë mendim për ta emancipuar, kulturuar e qytetëruar qëndrimet ndaj kësaj ngjarjeje.
Përse u hesht për zonjushën Entela Hysko që ndodhej në këtë makinë dhe humbi jetën në mënyrë po kaq tragjike? Entela ishte pjesë e rëndësishme, aktive dhe shpirtërore e frymëzimit, për Top Channelin. Sigurisht, ajo ishte një lidhje konfidenciale e atij niveli që veçanërisht pas një ngjarjeje të tillë, fiton legjitimitet. Dhe në këtë rast, ke një arsye më shumë, që në homazhin për pronarin e Top Medias të ishte edhe homazhi për Entelën. Ajo ishte një vajzë e çmuar, ajo ishte njeri - dhe mbulimi me heshtje është një primitivizëm barbar. Pse heshtën shumë media për Entelën? Janë të shumta arsyet.
Në një rast tjetër, i ngjashëm për nga fundi tragjik, për një politikan, kryesisht mediat që heshtën, në çdo sekondë nuk merreshin me politikanin, deputetin që vdiq, por me zonjën që kishte humbur jetën me të. Dhe kjo bëhej me cinizëm politik. Absolutisht, mendoj se fshehjet, në këto raste, dhe krijimi i enigmave, është i gabuar. Njeriu ka një jetë dhe kur e humb atë, gjithçka tjetër nuk e ka kurrë më vlerën në tregun e moralit apo interesave që i përcaktojnë batakçinjtë dhe thithlopat e lekut e të gjakut. Në botë kanë ndodhur shumë ngjarje si kjo që ndodhi para 2-3 ditësh: Dajana ishte një princeshë, me një rrezatim politik ofensiv, por nuk u përpoq njeri që të heshtej për Dodi al Fajedin - e pastaj të mos bëhej fare homazh për të. Por jo vetëm ky rast, por shumë politikanëve e vip-ave, të politikës a të fushave të tjera, u kanë ndodhur ngjarje të tilla dhe shoqëria ka mbajtur një qendrim korrekt. Dhe jo një qendrim barbar, si ky ndaj Entelës. Përse e bënë këtë, për të bërë strucin? Ajo nuk ishte një leckë, ajo nuk ishte një asgjë. Të gjithë miqtë, shumë bashkëpunëtorë, shumë shokë të vetë presidentit të Top Medias, ia dinin faktin e lidhjes me Entelën, qysh në ngjallje. Dhe tani, ajo shumëzohet me zero. Dhe të parët hipokritë janë ata politikanë si Edi Rama, i cili, edhe pse nuk ka asnjë sensor që funksionon për raste vdekjesh, dhe që mendon vetëm se në dorë të kujt do të bjerë Top Channel-i, e teatron hidhërimin vetëm për njërën anë të tragjedisë. Po ti more zotëri, je kryetar i socialistëve, të cilët gjithashtu kanë sy e veshë, të ndjeshëm realisht, edhe për një bijë nëne, një vajzë babai, që humbi jetën. Dhe e humbi në dashuri!
Kjo tregon se shoqëria shqiptare, dhe veçanërisht këta birbot e politikës dhe zarbot e gazetave janë aq të palexuar, aq të pagdhendur, aq kriminalë dhe interesaxhinj, sa mund ta rivrasin të vrarën, dhe të bëjnë burrin e kanunit, që i bie këtë radhë, sipas këtij modeli, të hidhet nga shkëmbi për të ruajtur nderin, që s’e kanë pasur kurrë. Nuk duhet të harrojmë kurrë që kjo vajzë, që vjen nga kultura e artit, ka pasur një guxim të madh me këtë lidhje, dhe ka prerë biletën e një rreziku të përhershëm, që gjithashtu të gjithë në e dimë se pse.
Ajo mungon në shtëpinë e saj që prej dy netësh. Ajo mungon në sytë e shoqeve dhe miqve të saj që prej dy netësh. Ajo u shndërrua në eter nga heshtja servile, barbare, primitive dhe ndërkaq, të gjithë ata, që e shkaktuan këtë, e duan një Entelë dhe e kanë një të tillë në sediljen e pasme apo të përparme. Paçka se duke gogësitur bëjnë sikur i kanë të zbrazëta sediljet. Në këtë rast, dua ta mbyll këtë shënim me dëshirën e mirë dhe me thënien e famshme të një gruaje, e cila i tha dikur një mikeshe të të shoqit: je e mirëpritur në shtëpinë time, sepse ti e ke dashur tim shoq, se jo rrallë në këtë shtëpi ka qëlluar që kemi pritur edhe njerëz që e kanë urryer.
Pra, të mos i futim këto segmente të dhimbshme të jetës, këto kulminacione tragjike të ndjenjave në mokrat blonjëse të interesaxhinjve, hipokritëve, njerëzve pa shpirt, të njerëzve vetëm makina dhe kryesisht të atyre që gjithnjë mashtrojnë pa fund, pa fund, opinionin publik. Dhe shoqëria shqiptare në këto momente është absolutisht nën presionin e një mashtrimi të fortë mediatik.
Por gjithnjë do të gjendet dikush që e çan terrin, e kupton dhe e thotë të vërtetën, dhe e vërteta nuk është minorancë parlamentare, as tirazh gazetash komuniste, që u drejtohen dokerëve, fshatarëve, por është një levë Arkimedi që do vetëm një pikë mbështetjeje.
Fahri Balliu
Po ju cmendoni rreth kesaj heshje nga ana e mediave????????
•gazeta 55•
Ekspertiza: Shpejtësia dhe rruga e lagësht shkaktuan vdekjen e Dritan Hoxhës
26 Maj, ora 10: 57 - Makina luksoze që drejtohej nga Hoxha, fillimisht është përplasur me trotuarin e krahut të majtë të bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriçuese.
Hene, 26 Maj 2008 11:55:00
TIRANË- Policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht i kanë shkaktuar vdekjen presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. “Ferrari” i tij, i ndarë më dysh, i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindërtuar skenën e aksidentit, i cili është zhvilluar përgjatë 97 metrave.
Pak pas mesnatës së enjte, në orën 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenë duke udhëtuar me 27-vjeçaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Në rrethana ende të paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës si dhe ekspertë të policisë rrugore. U formua grupi hetimor nën drejtimin e zv. Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Ekspertë të Mjekësisë Ligjore, dhe Ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Grupi hetimor punoi rreth shtatë orë në vendin e ngjarjes, ndërsa në orët e pasdites policia e Tiranës deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertë të grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes së kësaj fatkeqësie është hapësira e madhe e zhvillimit të aksidentit, e cila kap distancën 97.5 metra, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëmtimeve të tij si dhe treguesi i kilometrazhit të automjetit, në manometrin e shpejtësisë është fiksuar hpejtësia prej 170 km/në orë.
Nga ekspertët në vendngjarje, sqarohet se drejtuesi i automjetit tip-Ferrari, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, në kushtet atmosferike me lagështirë, ka humbur menjëherë kontrollin e drejtimit të mjetit, duke dalë nga karaxhata e bulevardit “Bajram Curri” në Tiranë”, -thuhej më tej në deklaratën e lëshuar pasditen e djeshme nga Policia e Tiranës.
Aksidenti, merren në pyetje dëshmitarët
TIRANË- Policia e Tiranës bëri të ditur se nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nga grupi hetimor janë pyetur disa dëshmitarë okularë në vendngjarje, të cilët do të sqarojnë më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje aksidentale automobilistike. Ekspertët auto-teknikë në vendngjarje, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, kanë realizuar me përpikmëri, hartimin grafike- skicor të ngjarjes dhe fotografik, duke i shoqëruar të gjitha veprimet procedurale me filmimet përkatëse. Ndërkohë, makina “Ferrari” është dërguar në mjediset e Policisë Rrugore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizave të tjera.
Aksidenti fatal, në 97 metra buzë Lanës
TIRANË- Policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht i kanë shkaktuar vdekjen presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha.
“Ferrari” i tij, i ndarë më dysh, i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindërtuar skenën e aksidentit, i cili është zhvilluar përgjatë 97 metrave. Makina luksoze që drejtohej nga Hoxha, fillimisht është përplasur me trotuarin e krahut të majtë të bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriçuese.
Pas këtyre përplasjeve, 40-vjeçari nuk ka mundur të kontrollojë më automjetin, i cili është përplasur me një pemë, me perimetrin e trungut 3.1 metër.
Kjo ka qenë dhe goditja fatale për jetën e babait të katër fëmijëve të mitur dhe 27-vjeçares Entela Hysko.“Automjeti është shkatërruar plotësisht, duke u ndarë në dy pjesë”,- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Dritan Hoxha ka marrë dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, që i shkaktuan atij vdekjen vetëm pak minuta pas ngjarjes. Mësohet se zemra e tij rrihte në momentin që mbërriti policia, ndaj dhe ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit, por nuk mundi të arrinte i gjallë në duart e mjekëve.
Shume pyetje dule lexuar lindin normalsiht pa ndonje sforcim te madh:
1.Pse u censuruan mediat te mos publikonin lajmin per Entelen?
2.Pse faqja qe kishte nje video te Enteles u hackua dhe s hapej me?
3.Ckerkonte ajo te makina e te ndjerit D.Dajti?
4.Si ka mundesi qe u vra edhe ortaku i Dritanit dhe me pas Dritani?
5.Pse u kercenua familja e Enteles per mos te bere publike vdekjen ?
e shume shume pyetje te tjera
Lajmet jane marre nga site te ndryshme ku ne brendesi ka dhe disa mendime.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje