Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

5 teknologjitë legjendare të së ardhmes
Publikuar me 02 Nen 2010

5 teknologjitë legjendare të së ardhmes

Si do të jetë bota pas 10 ose 40 viteve? A do të arrijmë ta mundim ngrohjen globale? Mos vallë robotët do jenë miqtë tanë? A e dini sa interesante apo të vërteta janë mendimet më popullore në lidhje me teknologjinë e së ardhmes?Ja pesë legjenda rreth teknologjive të së ardhmes të publikuara në adresën “HowStuffWorks” të internetit:
Robotët do jenë miqtë tanë: A do të munden makinat e së ardhmes të kopjojnë njerëzit pa qenë nën kontrollin e tyre? A do të kemi makina të cilat ecin në mënyrë automatike? Ditëve të sotme kemi pare makina, të cilat të ndihmojnë në parkim dhe mund të parandalojnë kalimin e shiritit nga shoferi por a mund të bëjnë më shumë se kaq? Roboti i prezantuar nga iRobot, Roomba është prodhuar mbi një teknologji të lartë pastruese, mund të shkojë në çdo qoshe të shtëpisë dhe të pastrojë tapetet, parketet e pllakave  dhe mund të ndryshojë drejtim sapo të dallojë një objekt të thyeshëm në dysheme. Në vitin 2009 specialistët  e kompjuterit, studiuesit e robotëve dhe specialistë të fushave të tjera diskutuan rreth etikës së shfrytëzimit të avantazheve teknologjike të brezit të ardhshëm siç janë inteligjenca artificiale për të imituar njerëzit e vërtetë dhe për të marrë informacion. Specialistët theksuan se është akoma herët të punojnë me tema të tilla.

Mund të parandalojmë ndryshimet klimaterike: mos vallë ndryshimet klimaterike janë të pashmangshme?Ky është dhe mendimi i shumicës së shkencëtarëve. Shkencëtarët më të njohur klimaterikë pohojnë se njerëzimi ka kaluar pikën kritike dhe nuk mund të kthehet më mbrapa. Ne akoma shohim ndikimet e ndryshimeve klimaterike. Këto pasoja parashikohen të jenë shumë të rënda për qindra milionë njerëz. Nëse nuk prodhojmë sera gazi atëherë temperaturat do të vazhdojnë të  rriten deri në mesin e këtij shekulli. Sepse sasia e dioksidit të përhapur mund të qëndrojë në atmosfere 50 vjet ose më shumë.  



Ligji Moore do jetë gjithnjë i vlefshëm: i njohur si një nga udhëzuesit më të rëndësishëm të prodhuesve të mikro procesorëve që nga viti 1965, ligji Moore do të dale jashtë mode pasi të kalojë kufirin 20nm. Në një intervistë të dhënë për një revistë në vitin 1965 themeluesi i Intel, Gordon Moore kishte thënë se numri i transistorëve në procesorët e kompjuterit do të dyfishohej çdo 18 muaj. Por specialistë të ndryshëm të kompjuterit janë të mendimit se ligji Moore nuk do të zgjasë më shumë se 20 vjet. Sepse me zvogëlimin e transistorëve prodhimi i monedhave do të bëhet dhe më i shtrenjtë. Një analist  parashikon se në vitin 2014 madhësia  e transistorëve do të arrijë 20nm. Por të prodhosh një monedhë të tillë të kësaj madhësie do t’u kushtojë shumë shtrenjtë prodhuesve në seri. Që nga vera e vitit 2009 vetëm firma si Samsung dhe Intel kanë investuar në këtë fushë. 

Këndvështrimi i njëjësisë teknologjike: Disa parashikues të së ardhmes pohojnë se deri në vitin 2030 do të përfshihemi nga njëjësia. Makineritë do t’i lënë prapa njerëzit për nga inteligjenca dhe llojet më potente të planetit do të krijojnë makineri të reja dhe inteligjente. Disa shkrimtarë dhe akademikë pohojnë se të gjitha këta janë vetëm një skenar i një filmi fantastiko-shkencor.

afërmi do të kemi makina fluturuese: Mendimi i makinave fluturuese ekziston që para shumë vitesh. Mund të keni pare dhe fotografitë apo videot e modeleve të këtyre makinave. Por “autoplane” i pare është prezantuar në vitin 1917 dhe më pas u ndoq nga shumë përpjekje të tjera. Henry Ford kishte parashikuar se makina fluturuese do të prodhohej në vitin 1940. Deri sot janë dhënë shumë alarme të rreme. Kemi kaluar 10 vjet të shekullit të ri por akoma nuk i jemi afruar makinës fluturuese. Sepse janë prerë fondet. NASA ka ndaluar të gjithë shpikësit të krijojnë makinë fluturuese për shkak të krijimit të një “mjeti ajror privat”. Prandaj duhet të kalojnë shumë vite për të arritur tek makina fluturuese. Por, kohë më pare u realizua ëndrra e makinës fluturuese për t’i dhënë fund tmerrit të trafikut. Duke punuar me benzinën e një makine të zakonshme dhe e njohur si “The terrafugia Transition” është makina e pare fluturuese. Me dy krahë të palosur “Terrafugia” mund të përdoret dhe si një makinë normale. Gjatë kohës kur është duke ecur në rrugë normale, shtyp butonin e krahëve dhe vjen në pozicionin e fluturimit. Por për të përdorur këtë mjet përveç patentës së makinës duhet të kesh dhe patentën e pilotit. Çmimi i mjetit, i cili parashikohet të dale në trafik pas vitit 2011, mendohet të jetë 200 mijë dollarë.


2459
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI