Revista
|
|
Kriza politike në të cilët është futur Shqipëria është në fazë mjaft të agravuar. Por si çdo rast nuk është e pashpresë për ta zgjidhur. Nëse do të ekzistojë vullneti nga palët politike, sigurisht që dhe zgjidhja nuk do të vonojë. Edhe pse jemi në një përplasje shumë të fortë mes palëve, të cilat sipas aktorëve neutarlë po luftojnë për pushtet, mund të gjendej mënyra dhe rruga e kalimit të krizës. Gazeta “Tirana Observer” sjell sot pesë skenarë, të cilët janë të mundshëm për të dalë nga kriza politike. Rruga e parë dhe më e mundshme është ndërhyrja e ndërkombëtarëve, të cilët deri më tani kanë qëndruar në hije duke u mjaftuar me deklarata sporadike dhe takime shumë diplomatike me liderët shqiptarë. SHBA deri më tani nuk ka dhënë opsionin e vet se si zgjidhet kriza por dhe BE ende nuk është treguar e prerë. Skenari i dytë ka të bëjë me një takim mes Ramës dhe Berishës nën negocimin e Presidentit Topi, i cili do të ishte mbi palët. Skenari i tretë janë zgjedhjet e parakohshme në kushtet kur palët nuk do të lëshonin aspak nga qëndrimet e tyre. Opozita po kërkon me protestën e saj zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen kutitë. Dy skenarët e fundit janë që një palë të hapë rrugën, mazhoranca të hapë kutitë ose opozita të ndërpresë grevën.
Tre skenarët e parë
Kriza e thellë politike e cila tashmë është radikalizuar së tepërmi, ka shumë pikëpyetje se si mund të zgjidhet. Mundësia e parë që ka më shumë gjasa të ndodhë është ndërhyrja e fuqishme e faktorit ndërkombëtar. Ditët në vijim pritet që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së të merren seriozisht me situatën politike në Shqipëri. Greva e urisë duket se do të ndërpritet vetëm falë ultimatumit që vendet evropiane do t’i vendosin palëve politike. SHBA dhe BE kanë një ndikim të madh në politikën shqiptare dhe qëndrimi i tyre do të jetë vendimtar. Nuk përjashtohet që zgjidhja e krizës të kalojë nga një tryezë e re në zyrën e Presidentit Bamir Topi. Janë shtuar zërat ditët e fundit që i bëjnë thirrje kreut të shtetit për të krijuar kontakt të ri mes palëve politike. Tryeza e parë edhe pse nuk arriti të zgjidhte krizën, të paktën opozitën e futi në Kuvend dhe e zbuti disi situatën politike, pavarësisht se tani gjërat kanë vajtur në ekstrem. Nga tryeza e re tek Presidenti, nuk përjashtohet që të gjendet një zgjidhje edhe përpos qëndrimeve thellësisht të kundërta të dy kaheve politike. Topi deri tani shihet si një institucion i besueshëm nga të dyja palët. Nëse ndërkombëtarët dhe Presidenti nuk e zgjidhin dot mosmarrëveshjen mes palëve, dhe nëse gjendja do të agravojë edhe më tej, atëherë në horizont do të ishin zgjedhjet e parakohshme. Nga opozita është shtruar më shumë se njëherë si mundësi që nëse nuk hapen kutitë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat të dyja palët mund të binë dakord që të mbahen së bashku me zgjedhjet vendore që janë pas pak muajsh. Megjithatë ky skenar, duke parë qëndrimin e mazhorancës, duket mjaft i vështirë për t’u arritur, për të mos thënë aspak.
Tërheqja e palëve
Në mundësitë që ekzistojnë për zgjidhjen e krizës politike është padyshim dhe hapja e disa kutive që kërkon opozita. Me një lëvizje surprizë të minutës së fundit Berisha dhe mazhoranca duke parë situatën e rënduar dhe agravim të krizës, mund të pranojë kërkesën e hapjes së kutive duke kërkuar sigurisht që edhe opozita të bëjë lëshimet përkatëse. Ky skenar, duke parë historinë e konfliktit, ka mjaft pengesa pasi nëse PD e pranon do të ketë probleme tek mbështetësit e vet, të cilët e kanë mbrojtur me fanatizëm deri tani që hapja e kutive është antikushtetuese. Skenari i fundit, i cili mund të zgjidh krizën është që PS-ja nga gjendja e rëndë e grevistëve të braktisë grevën e urisë. Më pas ajo do të vazhdojë të bëjë protesta të tjera për hapjen e kutive. Ky skenar do t’i ulte shumë pikë opozitës para syve të mbështetësve të vet, të cilët nuk do të jenë më dhe aq entuziastë të ndjekin protestat e partisë së tyre. Gjithashtu tërheqja do t’i ulte shumë pikë edhe Edi Ramës.
1- Ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Kriza e thellë politike, e cila tashmë është radikalizuar së tepërmi, ka shumë pikëpyetje se si mund të zgjidhet. Mundësia e parë, që ka më shumë gjasa të ndodhë, është ndërhyrja e fuqishme e faktorit ndërkombëtar. Ditët në vijim pritet që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së të merren seriozisht me situatën politike në Shqipëri. Greva e urisë duket se do të ndërpritet vetëm falë ultimatumit që vendet evropiane do t’i vendosin palëve politike. SHBA dhe BE kanë një ndikim të madh në politikën shqiptare dhe qëndrimi i tyre do të jetë vendimtar.
2- Takim Berisha-Rama nën drejtimin e Topit
Nuk përjashtohet që zgjidhja e krizës të kalojë nga një tryezë e re në zyrën e Presidentit Bamir Topi. Janë shtuar zërat ditët e fundit që i bëjnë thirrje kreut të shtetit për të krijuar kontakt të ri mes palëve politike. Tryeza e parë edhe pse nuk arriti të zgjidhte krizën, të paktën opozitën e futi në Kuvend dhe e zbuti disi situatën politike, pavarësisht se tani gjërat kanë vajtur në ekstrem. Nga tryeza e re tek Presidenti nuk përjashtohet që të gjendet një zgjidhje edhe përpos qëndrimeve thellësisht të kundërta të dy kaheve politike. Topi deri tani shihet si një institucion i besueshëm nga të dyja palët
3- Zgjedhjet e parakohshme
Nëse ndërkombëtarët dhe Presidenti nuk e zgjidhin dot mosmarrëveshjen mes palëve, dhe nëse gjendja do të agravojë edhe më tej, atëherë në horizont do të ishin zgjedhjet e parakohshme. Nga opozita është shtruar më shumë se njëherë si mundësi që nëse nuk hapen kutitë vendi, duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat të dyja palët mund të binë dakord që të mbahen së bashku me zgjedhjet vendore që janë pas pak muajsh. Megjithatë ky skenar, duke parë qëndrimin e mazhorancës, duket mjaft i vështirë për t’u arritur, për të mos thënë aspak.
4- Pranimi për hapjen e një pjese të kutive
Në mundësitë që ekzistojnë për zgjidhjen e krizës politike është padyshim dhe hapja e disa kutive që kërkon opozita. Me një lëvizje surprizë të minutës së fundit, Berisha dhe mazhoranca, duke parë situatën e rënduare dhe agravim të krizës, mund të pranojë kërkesën e hapjes së kutive duke kërkuar sigurisht që edhe opozita të bëjë lëshimet përkatëse. Ky skenar, duke parë historinë e konfliktit, ka mjaft pengesa pasi nëse PD e pranon, do të ketë probleme tek mbështetësit e vet, të cilët e kanë mbrojtur me fanatizëm deri tani që hapja e kutive është antikushtetuese.
5- Dështimi i grevës
Skenari i fundit i cili mund të zgjidhë krizën është që PS-ja, nga gjendja e rëndë e grevistëve, të braktisë grevën e urisë. Më pas ajo do të vazhdojë të bëjë protesta të tjera për hapjen e kutive. Ky skenar do t’i ulte shumë pikë opozitës para syve të mbështetësve të vet, të cilët nuk do të jenë më dhe aq entuziastë të ndjekin protestat e partisë së tyre. Gjithashtu tërheqja do t’i ulte shumë pikë edhe Edi Ramës.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje