Revista
|
|
Në kalendarin e këtij viti që po i vjen fundi duket se në skedarët e policisë do të shënohen edhe disa ngjarje si raste të veçanta. Këto janë pikërisht ato ngjarje, ku si viktima kanë kalimtarë të rastësishëm. Sipas policisë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ervin Shehun, i cili u ekzekutua për një herë me Shpëtim Mukën. Po kështu, asnjë hetues nuk mund t’i quajë ndryshe viktimat Ëngjëllushe Xhevara dhe Dashurie Lala, që u ekzekutuan nga Agim Peqini në Cërrik pak ditë më parë.
Ertugel Bregu
Ertugel Bregu goditet për vdekje me thikë, nga Albjon Hodaj. Ngjarja ka ndodhur më 9 janar në oborrin e shkollës së mesme të përgjithshme “Lefter Talo” në Patos. Motivi ka qenë vjedhja në një lokal të lojërave të fatit, ku viktima pretendonte se e kishte bërë Hodaj.
Lirie Rusi
Ilirian Rusi, masakron me sëpatë bashkëshorten e tij Lirien. Ngjarja ndodhi më 13 janar në fshatin Zargoçan të Pogradecit. Motivi i vrasjes ishte për xhelozi, pasi autori pretendonte se nëna e tre femijëve të tij e tradhëtonte. Autori është arrestuar.
Meçan Xhafa
Fatime Xhafa 60 vjeçe, vret me sëpatë bashkëshortin e saj Meçanin, 66-vjeç. Gruaja deklaroi para policisë se e kishte vrarë të shoqin, pasi ky i fundit pinte vazhdimisht dhe ushtronte dhunë ndaj saj. Ngjarja ndodhi më 24 janar në fshatin Pobrat të komunës Kutalli të Beratit.
Melita Rubi
Më 5 shkurt të këtij viti, gazetarja Melita Rubi, u dërgua e vdekur në spitalin e Durrësit. Pas disa muaj hetime, policia vuri në pranga kunatën e saj Nadira Shika, 19 vjeç dhe bashkëshortin Bentian Shika. Ngjarja ka ndodhur në Sukth të Durrësit.
Familja Mara
Më 9 shkurt, ekzekutohen me automatik çifti Shpëtim dhe Florie Mara, kjo e fundit shtatzënë 6 muajsh, si dhe djali i tyre 2 vjeç Ortjoli. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Havalies të komunës Kozarë të Beratit. Para nëntë muajsh policia arresoti si autor të masakrës vëllain e Shpëtimit, Luan Marën.
Erlin Shapllo
Prishja e pazarit për shit-blerjen e një arme ka çuar në ekzekutimin e 19-vjeçarit nga shokët e tij më 27 shkurt të këtij viti. Kledi Hoxhollari dhe Fatjon Shukarsi janë vënë në pranga nga policia e Tiranës si të dyshuarit kryesor për vrasjen e shokut të tyre Erlin Shpallos.
Astrit Fejzo
Për policinë Astrit Fejzo ishte kalimtar i rastit më 1 prill kur në Vlorë shpërthen një makinë. Në këtë ngjarje mbeten të plagosur edhe Olsi Nexhipi, Enea Banushi, Leonis Musta dhe Maks Shani. Sipas policisë atentati ishte përgatitur për dikë tjetër.
Festim Hoxha
Ndërsa taksisti Thoma Bima më 9 prill kishte marrë klientin e rradhës Festim Hoxha për ta dërguar deri në Mëzez asnjëri prej tyre nuk e mendonte se do të mbeteshin viktima të një atentati. Sipas policisë Bima ishte viktimë e rastësisë ndërsa Hoxha e një hakmarrjeje.
Luan Tafa
Ekzekutohet në Peqin me 11 plumba, 33-vjeçari Luan Tafa. Policia arrestoi disa orë më vonë po me 13 prill Lorenc Hajron, si autor të krimit. Motivi i vrasjes sipas policisë ishte se viktima kishte përdhunuar kushërirën e autorit tre vjet më parë.
Hysni Memçaj
Hysni Memcaj ekzekutohet për hakmarrje nga 15-vjeçari Joni Frroku. Ngjarja ndodhi më 16 prill në lagjen “Xhabiej” në afërsi të hotel “Argentit” në Shkodër. Adoleshenti i arrestuar pohoi në polici se djali i viktimës kishte vrarë vëllanë e tij.
Elton Shehu
Ekzekutohet me automatik brenda në makinën e tij, 29-vjeçari Elton Shehu pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë. Më 21 prill persona të paidentifikuar kanë ekzekutuar në makinën e tij 29-vjeçarin duke e lënë të vdekur. Deri tani policia nuk ka asnjë të dyshuar.
Elis Bame
Futbollisti i Skënderbeut, Elis Bame, ekzekutohet me një plumb në kokë. Ngjarja ndodhi më 16 mars në periferinë e qytetit të Korçës. Policia pati si pistë kryesore të vrasjes atë të hakmarrjes, pasi babai i viktimës ishte dënuar në Greqi për trafik droge.
Fran Kaçorri
Dy vëllezër nga Kukësi, Rifat dhe Ramiz Onuzi më 8 shkurt mbajtën peng autobusin në aksin rrugor të Rrëshenit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë polici Fran Kaçorri si dhe mbetet i plagosur polici Nikoll Gjikola.
Artan Shepo
Lidhet me tel pas sediles së parë të furgonit dhe më pas digjet 35-vjeçari Artan Shepo. Trupi i karbonizuar të të riut u gjet më 6 maj brenda në furgon pranë ish-Fushës së Aviacionit, afër disa inerteve. Pak ditë më vonë arrestohet kushërira e tij si autore.
Kulla Papajani
17 maji ka sjellë dy fatkeqësi në familjen Papajani në Tiranë. Fatkeqësia e parë është se kanë gjetur të afërmen e tyre Kulla Papajani të vdekur ndërsa e dyta është se gjyshja ishte vrarë nga i nipi, Klajdi Papajani. Ende nuk është dhënë vendimi për autorin.
Zyber Balla
Më 8 qershor, 53-vjeçari Zyber Balla ekzekutohet me katër plumba nga kushëriri i tij, 17-vjeçari, Ermal Balla. Ngjarja ndodhi në Kostenjë të Librazhdit. Policia arreston autorin, pak orë pas krimit. Autori pohoi se e kishte vrarë për hakmarrje.
Myzafer Kasapi
Ekzekutohet për 420 mijë lekë të vjetra tregtari Myzafer Kasapi. Policia pas 10 minutash arreston autorin Faik Abdyli. Ngjarja ndodhi më 14 qershor te tregu i shumicës të fruta perimeve në hyrje të Shkodrës. Viktima është vrarë me 12 plumba kallashnikovi për një borxhin e pakthyer.
Manushaqe Xeka
Trupi i Manushaqe Xekës, u gjet i masakruar në kodrat e Krastës të Elbasanit. Policia arriti të arrestojë dy të rinj 27-vjeçarin Fatmir Qoku dhe 19-vjeçarin, Musa Cani. Ngjarja ka ndodhur me 22 qershor dhe të rinjtë tentuan të trafikojnë Xekën, kur ajo ka kundërshtuar ata e kanë masakruar me gurë.
Ervin Skënderaj
Emigranti shqiptar në Itali ekzekutohet pak ditë pas ishte kthyer në vendlindje. Ngjarja ndodhi në qendër të Vlorës më 3 korrik nga dy persona të paidentifikuar. Në atë moment Ervini po udhëtonte me makinën e tij bashkë me të vëllain. Ky i fundit për fat të mirë vetëm u plagos.
Veli Mema
Vritet në rrethana misterioze, me një plumb pas koke, taksisti Veli Mema. Motivi kryesor që mund të ketë shkaktuar vrasjen e tij, dyshohet të jetë hakmarrja. Veli Mema më 9 korrik u gjet i vrarë në makinën e tij, të cilën e përdorte si taksi, rreth orës 03:30 në afërsi të Kombinatit "Josif Pashko"
Pal Kosturi
Ekzekutohet pas një sherri që djemtë e tij kanë pasur me vëllezërit Ilir e Safet Bajri, 59-vjeçari, Pal Kosturi. Ngjarja ndodhi më katër gusht në qendër të fshatit Bardhej. Disa muaj pas ngjarjes policia ka mundur të arrestojë dy autorët.
Enrik Jaho
Vritet 25-vjeçari Enrik Jaho dhe vetëm 24 orë pas ngjarjes arrestohet Elton Curri. Ngjarja ndodhi më shtatë gusht në afërsi të Tregut të Orizit, në qytetin e Vlorës. I arrestuari pranoi se vrasja ndodhi aksidentalisht, pasi ai nuk ka dashur të qëllojë viktimën.
Zamir Bilali
Biznesmeni 37-vjeçar Zamir Bilali vritet nga komshiu i tij, 27-vjeçari Altin Kodra. Ngjarja ndodhi më 15 gusht pas një fushe minifutbolli, vetëm pak metra pas stadiumit "Loro Boriçi". Policia arriti të arrestojë autorin. Sipas policisë vrasja ndodhi për motive banale.
Olsi Ceka
Keqtrajtohet dhe vritet më pas 31-vjeçari Olsi Ceka. Policia arreston disa ditë pas krimit, kunatin e tij Julian Berishën. Ngjarja ndodhi më 23 gusht në afërsi të fshatit Mirakë. Berisha është vëllai i gruas me të cilën bashkëjetonte Olsi Ceka.
Arben Cenolli
Pas një sherri vritet me mjete të forta Arben Cenolli dhe plagoset Doljan Tarusha. Policia arreston dy autorët 25 vjeçari Klajdi Stefa dhe 29-vjeçari Aurel Trëndafili. Ngjarja ndodhi më 31 gusht në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në dalje të qytetit.
Behar Kusi
Behar Kusi, 48-vjeçari nga Elbasani ka qenë duke zbritur shkallët e pallatit më 9 shtator të këtij viti kur Gentian Verçani e ka goditur disa herë më thikë. Policia fillimisht ka gjetur vetëm viktiminë në vendngjarje por vetëm pesë orë më pas ka mundur të arrestojë dhe autorin.
Besnik Shuke
Besnik Shuke ekzekutohet nga bashkëshortja e tij Lindita Shuke. Pas arrestimit të saj, ajo ka pohuar se e ka vrarë se ai e keqtrajtonte. Ngjarja ndodhi më dy tetor në hyrje të qytetit të Beratit, ku çifti banonte në një nga dhomat e hotelit që kishte në pronësi.
Agim Kapxhiu
Vritet me 10 plumba nga xhaxhai i tij, ish-shefi i qarkullimit rrugor, Agim Kapxhiu. Policia arreston autorin 72-vjeçar Rifat Kapxhiu. Sipas policisë motivi i vrasjes ka qenë sherri për pronën. Ngjarja ndodhi më 10 tetor në fshatin Shkafane, 30 km larg Durrësit.
Lefter Gjyshja
Lefter Gjyshja goditet për vdekje me shtatë thika nga kushëriri i tij 20-vjeçari Ruzhdi Gjyshja. Ngjarja ndodhi më 12 tetor në qytetin e Lushnjës, në tregun industrial. Sipas policisë motivi i vrasjes ka qenë sherri për pronën, në fshatin e tyre të lindjes në Gjyshaj.
Adem Tola
Adem Tola, goditet për vdekje me thikë nga bashkëfshatari i tij 29-vjeçar, Ajet Mena. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çidhën të komunës Arrës të rrethit të Dibrës. Motivi i vrasjes ka qenë sherri për pronën, ndërsa polica arrestoi autorin po me 14 dhjetor.
Natasha Laçe
Natasha Laçe masakrohet me thikë nga bashkëshorti i saj, 40-vjeçari Ismail Laçe. Ngjarja ndodhi më 16 tetor në lagjen "11 janari", të qytetit të Kuçovës. Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes, ndërsa pohoi se e ka bërë gjithcka për xhelozi ndaj gruas.
Kin Kodra
Ekzekutohet në makinën e tij biznesmeni Kin Kodra. Ngjarja ndodhi më 19 tetor në hyrje të qytetit të Shkodrës. Policia pohoi se dyshonte se vrasjen e ka kryer për gjakmarrje 24-vjeçari Gentian Doci për shkak të vrasje të ndodhur vite më parë.
Dritan Sheme
Më 19 tetor, në një pikë euro-llotoje në një lagje të Tiranës, ekzekutohet me një plumb në kokë nga persona të maskuar tregtari i gomave Dritan Sheme. Policia pohoi se pista kryesore ishte ajo e Hakmarrjes dhe se Sheme kërkohej për një vrasje të ndodhur në Elbasan.
Kufoma në Zall-herr
Dy fëmijë nga Zall-Herri më 20 tetor janë tmerruar kur kanë parë në liqenin e zonës së tyre një pjesë trupi të një femre. Më pas policia ka mbërritur në vendngjarje dhe për pak orë ka mundur të gjejë pjesët e tjera të vajzës. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi.
Ali Mico
Ali Mico është ekzekutuar nga komshia i tij 29-vjeçar Genc Tanushi. Ngjarja ndodhi më 24 tetor në fshatin Barakë të bashkisë së Sukthit, të rrethit të Durrësit. Policia ka mundur të arrestojë vetëm pak orë më vonë autorin. Vrasja ka ndodhur pas një sherri disa vjecar për pronën.
Esmeralda Laho
Studentja e Ekonomikut Esmeralda Laho më 29 tetor të këtij viti kishte menduar thjesht do të pinte një kafe me shoqen e saj Marsela Gurin për të sqaruar lidhjen që kishte nisur me Arben Mërtirin. Mirpo i riu nuk e ka kontrolluar veten dhe ka lënë të vdekur Lahon e të plagosur Gurin
Eleonora Rama
Më 11 nëntor po kthehej nga një vizitë që kishte bërë tek afërmit e saj kur është përballur në breshërinë e plumbave. Bashkë me të ishte dhe vajza 15-vjeçare por për fat të mirë nuk mori as dhe një gërvishtje. Policia arrestoi si autor Armir Zanajn po nga Vlora.
Trëndafile Omeri
Trëndafile Omeri nga Librazhdi u vra mbrëmjen e 22 nëntorit ndërsa udhëtonte me makinë për t'u kthyer në shtëpi. Ne momentin e vrasjes ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga kunata e saj. Gezim Lulo i kishte ngritur pritën viktimës për ta qëlluar më pas për vdekje.
Shpëtim Muka
Ishte një atentat pas vrasjes së ish-oficerës, Leonora Rama. Të paktën kështu i ka lidhur dy atentatet edhe policia e Vlorës. Në mesditën e 30 nëntorit Shpëtim Muka mbetet i vrarë bashkë me Ervin Shehun ndërsa plagoset edhe Ervis Zanaj.
Agim Peqini
Agim Peqini më 9 dhjetor shkon në Cërrik për të marrë bashkëshorten në shtëpinë e të dashurit të saj Ilir Xhevarës por nuk gjen asnjërin prej tyre. Peqini nën efektin e alkolit vret njerkën e Xhevarës, Ëngjellushen dhe një mike të familjes së Dashurie Lalën. Penini u vra nga policia.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje